Policë gjumashë dhe të dehur, 8 kapen ‘mat’ gjatë shërbimit

Artur Qoraj July 12, 2014 09:50

Policë gjumashë dhe të dehur,  8 kapen ‘mat’ gjatë shërbimit

Gjendja e policëve gjatë orarit të shërbimit dhe thyerja e disiplinës, ka detyruar Ministrinë e Brendshme që nëpërmjet sektorëve në varësi të nisë një inspektim surprizë gjatë orëve të natës për të kontrolluar shërbimin e efektivëve. Objekt kontrolli mësohet se janë vënë kryesisht policët e turnit të tretë dhe rezultati nuk ka munguar. tetë prej tyre, ose janë gjetur në gjumë, ose jashtë vendrojës dhe pa kapele, ose të dehur dhe jashtë rregullave disiplinore të caktuara në Kodin e Etikës. Kontrollet janë kryer kryesisht në Tiranë dhe po mendohet të shtrihen edhe në rrethet e tjera, meqenëse janë gjetur shkelje të shumta. Drejtoria e inspektimit njoftoi se përfundoi kontrollin 2 javor në vendet ku kryejnë shërbim punonjësit e Policisë në tiranë. Në fund të inspektimit mësohet se nga kjo zyrë i është dërguar informacion ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahirim dhe rastet i janë referuar drejtorisë së Standardeve Profesionale në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave administrative për punonjësit e kapur keq në shërbim.

Mësohet se bëhet fjalë për 3 efektivë policie të cilët janë konstatuar me përdorim alkooli në shërbim, 3 të tjerë janë kapur në gjumë deri në 2 raste të referuar për faktin se punonjësit e policisë nuk mbanin kapele në shërbim. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë Drejtoria e Standardeve Profesionale, sipas të cilës ka nisur procesi i masës disiplinore, por ende  nuk është konkluduar me masë konkrete. Mendohet se për policët që kanë konsumuar alkool dhe që janë gjetur në gjumë mund të aplikohet pezullimi dhe për të tjerët paralajmërim dhe gjobë.

Artur Qoraj July 12, 2014 09:50
Komento

11 Komente

  1. Pëllumb zaimi July 12, 10:24

    Kujdes sepse disiplina nuk vendoset nëpërmjet ashpersisë së masave? Vendoset nëpërmjet kultivimit te frymës disiplinore? Ka njëmijë e një mënyra dhe menyrat zgjidhen sipas rastit konkret. A ka psikologë dhe sociologë policorë kjo, “drejtoria e standarteve profesionale”?

    Reply to this comment
  2. genti July 12, 13:22

    Cfare jane keta polica keshtu do bekane sherbimin ndaj popullit

    Reply to this comment
  3. Naci July 12, 13:31

    Lere per gjumin po kure i shikoj neper klube me birra ne dore eshte kulmi, dhe me e keqja kure duan te kerkojne llogari qe ju mban goja era m….t keta skena per policet i shikon nga njeri cep ne cepin tjeter te shqiperis, bile ndonje shok i Shefit nuk perton te hyje me grushta pas forces qe i jep alkoli..

    Reply to this comment
  4. Selfo Qorri July 12, 21:28

    Te marin shembull nga policia e shtetit fqinje,Maqedonis,nje uniforme,nje lartesi fizike,te njejtat pajime,rregull disiplin…..ketu te ne pese barkalec nje i dobet,dy me kapele nje me kokore,dy te shkurter nje i gjate ,tre paqethur nje pa rruar,nje me atlete dy me kepuce….

    Reply to this comment
  5. alfredi July 12, 22:08

    pellumb zaimi , mor trap, akoma kerkon pune bindese , nuk u fryve sa vite me keto pislleqe morali , apo eshte ndonje njeri i joti polic dhe tani kerkon lemoshe per te mos zbatuar ligjin , ne si popull japim leket tona qe polici barkderrr te fleje gjume , te dehet .

    Reply to this comment
    • Psikologu i komenteve July 13, 00:56

      Ti mor “alfredi” paske probleme te depresionit endogjen unipolar ,shkurt krizë nervash te dobeta. S’ke kuptuar gjë fare nga ato qe shkruan komentuesi zaimi ? Mbaj nervat kryetrap dhe mos mbaj pseudonim me ata qe thone me emer mendimin e tyre. Kriza depresive shoqerohet nga frikerat dhe me këte vertetohet ajo qe ju thashé? Pse zgjedh te fyesh duke u fshehur si krimb,nën pleh! Kurohu! Mos e co vehten në shkalle rreziku te pashmangshem? Zoteria kerkon psikolog e sociolog ne radhet policore jo moralin qe e akuzon ti pjelle frustracioni depresiv e harbutlleku injorantesh pa shpresë! Hajt,kurohu !!?

      Reply to this comment
  6. askushi July 12, 23:07

    o alfredo…………….se ke kuptuar fare se cfare ka dashur te thote z.Zaimi
    dhe me kryesorja,ai ka qene ish ushtarak dhe ne kete fushe ai eshte kompetent.Sepse nga kompetenca qe ai ka,per kete ceshtje,eshte dhe ajo qe ti je ne jete,sepse ti kur dilje nga topet e babit,ne drejtim te mitres se nenes,z.Zaimi zbatonte ate pak apo shume Disipline qe kishte ushtria shqiptare.
    Ky eshte realiteti i dashur mik vitual,mos u merzit!

    Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi July 13, 01:10

    “Askushi”? Nderime per realizmin dhe vertetësinë! Sa për mua ju kërkoj te kuptoni kaq,- injorantet dhe injorancën i shperfill!? Ka nje parim universal,- debati behet midis njerezve me nivel te njëjte dhe me shfaqje te njëjtë. Atehere pse ta ndyj vehten me pseudonimsa dhe me njerez qe fjaline e pare kanë sharjen? Mund te ketë njeriu arsye te mvishet me një nick por kjo nuk te jep te drejten ta perdorësh per qellime te keqija. Dhe sa per dijeni “une e di kush eshte” por dallimi eshtë se unë “nuk e shfrytezoj për “pabesi” sic bën pseudonimsi në fjalë “!???

    Reply to this comment
  8. Sokol Zadrima July 13, 07:11

    U zgjidhen hallet ne Polici. Punet do te shkojne me se miri se do te mbajne ne koke kapelen.
    E ku ta dinin policet e shkrete se fajin e kapelja e jo koka.

    Reply to this comment
  9. Patriot 3 July 13, 11:05

    Alfredi si krimbi rri/shok të ngushtë ka një mi/miun që bredh nder kanale/ ndaj gojën e ka si hale/ krimbi miun e ka shok/rrinë gjithë ditën tok/ një ha baltë e tjetri m…t/ndaj të mangut jan’ nga trut’ ???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*