Policët/ 55 vjeç në pension, me 25 vite pune përfitojnë 65% të pagës

July 6, 2019 15:16

Policët/ 55 vjeç në pension, me 25 vite pune përfitojnë 65% të pagës

Policët që kanë 25 vite shërbim në Policinë e Shtetit mund të përfitojnë pension të parakohshëm që në moshën 55 vjeç.

Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj, i cili u lejon punonjësve të policisë të dalin në pension të parakohshëm për shkak të rrezikshmërisë dhe vështirësisë së lartë që ka ky profesion.

Sipas draftit, masa e pensionit të parakohshëm do të jetë sa 65 për qind e pagës mesatare referuese.

Por si përkthehet kjo në shifra?

Për inspektorët e policisë, të cilët kanë 25 vite shërbim në polici dhe duan të tërhiqen në moshën 55 vjeç, pensioni i parakohshëm do të jetë 36.7 mijë lekë në muaj.

Me rritjen gradës rritet edhe masa e pensionit. Për nën-komisarët pagesa e pensionit të parakohshëm është 44.6 mijë lekë, ndërsa për drejtuesit e parë të policisë ajo arrin deri në 62 mijë lekë në muaj.

Sipas relacionit të projektligjit, aktualisht janë në total 1080 punonjës policie që përmbushin kriterin e 25 viteve shërbim në policinë e shtetit dhe mund të përfitojnë pension të parakohshëm.

Por për të mos krijuar vakum në institucionin e policisë së shtetit, qeveria ka vendosur që ligji të zbatohet gradualisht për tre vjet. Që do të thotë se në vitin e parë do të përfitojnë pensionin jo më shumë se 30 për qind e punonjësve që plotësojnë kriteret dhe po kaq në vitin e dytë dhe të tretë.

Sipas qeverisë përmes këtij projektligji synohet të mbështeten punonjësit e policisë, por edhe të ulet mosha mesatare e punonjësve të policisë së shtetit, që aktualisht është 46.5 vjeç.

 

b.b/dita

July 6, 2019 15:16
Komento

1 Koment

  1. Optimisti July 7, 10:15

    Diktatori i ri Edi Rama, mbas shuplakës mbi 80% -she surratit më 30 qershor,, i trëmbur deri në palcë, vrapoj të nesërmen të qetsohej në mes të policëve. Shpjegimi është i qartë, ai e ndjen që ai është armik për popullin e vetë dhe mund të sundoj vetëm duke e kthyer policinë e shtetit në një band mercenarësh në shërbim të një sundimtari që populli haptazi tregoj që e urren. Për këtë ai po e blen policinë me rritje rrogash dhe pension të majmë që në moshën 55 vjeç e privilegje të tjera duke u kërkuar në radhë të parë të mbroj kokën dhe sorollopin e tij nga një konflikt me popullin e zëmruar se me kolegët e tij opozitar në krimin e vjedhjes së votave dhe pasurive kombëtare, nën bekimin e ndërkombëtarëve, si gjithmonë, do të mirren vesh, duke i futur dhe ca ngjala më pas.
    Policët sikur po bëjnë namin, e shpartalluan krimin! Jo, përkundrazi shpesh po na dalin organizatorë të krimit si policët e drogës së Saimir Tahirit ose si Keshët e bandës zgjedhore rilindase të Dibrës. Mos vall kjo reformë është për policët e llojit Kesh që mund ti bëjnë “punë të mëdha” kryeministrit, dhe kanë nevoj për trajtim special natyrisht nëpërmjet parave të grabitur me ndonjë taksë shtesë fukarenjëve aprovuar unanimisht në komisionin e ekonimistit të shquar rilindas, Ahmetaj?
    Diktatura e ligjëruar me puçin zgjedhor monist të 30 qershorit po funksionon dhe s’ keni parë gjë akoma, prisni kur të dal para në rrugë polici i reformuar rilindas dhe mbrapa tij kryeministrin ngrehosur duke përqeshur opozitën e duke tallur popullin e vetë dhe duke thënë “Du tju vjedh çdo gjë, votat edhe parat e xhepit fukarenjëve do të vjedh, çfarë do t’më bëni përveçse të më rruani …..!! Doni apo nuk doni, është shkruajtur në fundin me llum të fallfilxhankafesë që unë, Spiropali, Taulanti, Damjani, Arbeni, me Keshin dhe Leshin të reformuar, do tju sundojmë. Rroftë policia e re rilindase! Në fund të dheut zuzarët që më bojkotuan 30-ën që qëndronte krenare në ballin tim zgjedhor! Rroftë sistemi diktatorial monist i rilindur mbas 30 vitesh nga 30- ta lapidare e ballit tim!”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim