Policët dhe hashashi, raporti: Në 2016, 40 efektivë të përfshirë

November 23, 2017 15:41

Policët dhe hashashi, raporti: Në 2016, 40 efektivë të përfshirë

 

Gjatë vitit 2016, kur në vend kultivimi i kanabisit arriti kulmin dhe ky fenomen u përhap masivisht, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka patur nën hetim mbi 40 efektivë të niveleve të ndryshme, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Informacionet e strukturës në varësi të ministrit të Brendshëm janë pjesë e disa procedimeve penale dhe i janë vënë në dispozicion edhe Prokurorisë.

Nga ana tjetër, edhe Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dorëzuar Ministrisë së Brendshme një listë edhe më të gjatë me punonjës policie të përfshirë në kultivimin e kanabisit nga veriu në jug të vendit, raporton Top Channel.

Në raportin e SHÇBA-së për vitin 2016, thuhet se janë arrestuar 8 punonjës policie, por këtë vit mesa duket numri do të jetë më i madh.

Për këtë vit ky nuk është rasti i parë që organi akuzës lëshon urdhër-arreste për punonjës policie. Në fillim të shkurtit Prokuroria urdhëroi arrestimin e shefit të Rendit në Policinë e Vlorës, Haki Hasanbegaj dhe efektivit të Komisariatit të Policisë së Tepelenës, Gani Abazi, të cilët sipas organit të akuzës kishin bashkëpunuar me trafikantët.

Ndërkohë, SHÇBA vijon hetimet edhe për raste të tjera ku dyshohet se policia ka patur dijeni, si rasti i zbulimit të magazinës me 12 tonë kanabis në prill të këtij viti në fshatin Pagri të Përmetit.

November 23, 2017 15:41
Komento

5 Komente

  1. info analitike November 23, 16:05

    Vetem 40 efektive? Po amani more shoke se keto brockulla i rrufit vetem ndonje militant i thekur. Kot nuk keni shtuar dhe qe Tahorri nuk ka lidhje me kanabistet.

    Reply to this comment
    • Gringo November 23, 17:52

      Info suma sa e do numrin ti o militant i pathekur por me ADN te intoksikuar nga diarreja e SHQUP-it. E do 4000 apo 400.000?Cila shifer te kenaq ty dhe Lulashin?Pyete bythfishkurin ku i gjeti 1 milione dollare te lobimit me kompani fantazme? Pastaj masturbohu neper blogje.

      Reply to this comment
  2. Vicens November 23, 17:14

    Korrje -Shirje masive I gjithe populli ne sulm, I madh dhe I vogel, per droge . Police dhe qytetar te angazhuar per plotesimin e kushteve optimale te fushates te mjellit bardh pastaj futja e tij ne hambaret e secilit : Polic ,qytetar , katundar , deputet minister, ish minister ect..Lazarati ferma e pare e kultivimit te mjellit bardh ne *Shqiperi per export. Laboratori I pare qe dha shembullin e pare per bashkepunimin, parti demokratike dhe popull “ushtar”Ate qe thoshte Lazarati e bente PD-eja. Aty hodhi rrenjet mielli I bardh, dhe u shpernda mielli I bardhe -pa dallim feje ideje -ne gjithe Shqiperine !Nga jugu ne veri ! Tani merreni hashashin dhe vendosini nje bust ne mes te Tiranes dhe dekoroni komandantin suprem te hashashit Sali Berisha dhe company, per meritat e shquara te kultivimit te hashashit ne Lazarat vendi ku perhere te pare kjo bime e cuditshme, u perhap pa ndalim ne te gjithe territorin shqiptar ; pa dallim feje ideje dhe ngjyra politike ! Aty I formuan keshillat e para nacional narkotike te Shtetit shqiptar Demokratik dhe Liridashes ! Demokratik dhe drog dashes !

    Reply to this comment
  3. Eduarti November 23, 17:34

    Eshte LAPSUS. E kunderta eshte e verteta :
    Vetem 40 efektive policie te pa perfshire ne Eksportin e droges Shqiperi-BE!
    O ju te Gazetes Dita, mos i hani hakun kesaj qeverie aty ku ka te vetmin sukses te plote, Eksportin e droges ne Europe.

    Reply to this comment
  4. goni November 23, 22:10

    Do te jap mendimin tim per ket qeshtje! Hashashi,esht drog,dhe te ben dem.Cigarja eshte drog,por nuk krahasohet me hashashin,sepse demi nga cigarja eshte shum her me i vogel! Pra Ligji thot,mos mbill hashash.Pra sikur te zbatohet ligji,nuk do te mbillte Njeri hashash.Nga hashashi,nuk mund te pasurohesh,sepse, nuk mund ti ikesh ligjit! Sikur te mbillej parcela qe ke me drith,dhe ti beje sherbim,ashtu siq i behet hashashit,do te korrje,prodhim,te paster,pa problem,sepse siq thuhet dritherat qe importohen,manipulohen,thuhet genmanipulacion.Pra Njerezit han,prodhime te manipuluara,sepse manipulimet,behen qe te shtohet prodhimi.Pra sikur Parcelat te prodhonin drith,ky drith do te ishte i pamanipuluar,dhe i shendetshem.Shtoj edhe diqka e seshte per tu nenvleresuar,siq edhe citova me sioer,manipulimet behen me qellim shtimin e prodhimit,pra njerezit qe prodhojne drithera,mendojne se keshtu rrisin prodhimin,dhe keshtu nuk ka probleme.pra nuk e bejn me qellim te keq,sepse edhe vet hajne nga ky drith,por Ekspertet,paralajmerojne,se nuk eshte kjo qeshtje pa probleme,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*