Policët e arratisur/ Operacioni u dekonspirua nga prokuroria?

November 26, 2017 17:24

Policët e arratisur/ Operacioni u dekonspirua nga prokuroria?

Urdhri për ndalimin dhe arrestimin e 3 zyrtarëve të policisë së Vlorës i ka ardhur SHÇBA -së një ditë me vonesë. Kjo ngre pikëpyetje rreth dekonspirimit të operacionit. Policët e arratisur mund të jenë larguar para se urdhri të arrijë në polici.

Zv/ministrii i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj, nga studio e emisionit “Byroja Politike” në ABC News deklaroi se urdhëri iu ka ardhur nga prokuroria pa adresa të sakta të banimit të dy prej oficerëve të policisë.

“Aktet e prokurorisë janë të datës 21. Kanë mbërritur për njoftim te SHÇBA-ja në datë 22 në orën 10:30 dhe në 22:00 në mbrëmje ka dalë lajmi në media që këta të dy priteshin të arrestoheshin”.

Krahas urdhër – ndalimeve, sipas Hodajt ishin dhe tre urdhëra për kontroll banese, por sipas tij, informacioni u dekonspirua.

“Të gjithë këto urdhrat dhe masa e arrestit ishin pa adresa. SHÇBA-ja i gjeti adresat. I mbajti nën vëzhgim adresat dhe në bashkëpunim me prokurorinë u konkurdua që në fillim do të bëhej kapja dhe pastaj kontrolli. Identifikimi, kapja dhe më pas kontrolli. Në momentin që lajmi u dekonspirua më pas në media, u procedua me kontrollin dhe nuk u gjetën personat që kërkoheshin”.

Një ditë pas kallëzimit për dekonspirim, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se tre ish – punonjësit e policisë nuk kanë qenë në vëzhgim nga policia.

“Në momentin që është vënë në dijeni, atëherë ka filluar procesi i mbikëqyrjes nga policia. Përpara këtij fakti nuk ka pasur dijeni policia, ose më saktë nuk i është lënë kjo detyrë policisë. Çfarë ka ndodhur më përpara duhet të pyesni Prokurorinë, se kë ka pasur nën vëzhgim, jo Ministrinë”.

Ish – Drejtori i Policisë Vlorë, Jaeld Çela, ish – Shefi i Krimit të Organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila dhe ish – Shefi i Kufirit në Dhërmi, Sokol Bode janë shpallur në kërkim pas urdhër –  ndalimeve dhe arresteve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës me Habilajt./Klan Plus

November 26, 2017 17:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim