Policë maqedonas patrullojnë në Sarandë, policë shqiptarë në Ohër

July 17, 2017 13:05

Policë maqedonas patrullojnë në Sarandë, policë shqiptarë në Ohër

 

Numri i qytetarëve nga Maqedonia që vijnë të pushojnë në Shqipëri gjatë verës është rritur deri në atë pikë saqë Shqipëria i ka kërkuar policisë maqedonase ta ndihmojë të patrullojë vendpushimet.

Pas një marrëveshjeje midis Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, këtë verë, për herë të parë, policia nga Maqedonia fqinje do të ndihmojë policinë shqiptare të kujdeset jo vetëm për policinë rrugore, por gjithashtu edhe krimin.

Kreu i Policisë Rrugore Shqiptare, Mitat Tola, tha për BIRN se një ndihmë e tillë nevojitet në pikun e sezonit në muajt korrik dhe gusht.

Në këmbim, tha ai, policia shqiptare do të ndihmojë në ruajtjen e rendit në qytetin turistik maqedonas të Ohrit.

Ndërkohë, policia maqedonase do të patrullojë dhe do të ruajë rendin në qytetin jugor të Sarandës, i cili po bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar për maqedonasit, pjesërisht për shkak të afërsisë së tij me ishullin grek dhe qendrën turistike të Korfuzit.

“Ndihma është bërë e nevojshme duke marrë parasysh trendin në rritje midis qytetarëve nga Maqedonia për të kaluar pushimet e tyre verore në Shqipëri, sidomos në jug,” tha Tola.

Që në maj, mediat në Maqedoni kanë raportuar një rritje të numrit të njerëzve që kalojnë pikën kufitare të Qafë Thanës në Shqipëri për t’iu drejtuar më pas plazheve të jugut.

Tola tha se nisma e fundit ishte në përputhje me bashkëpunimin e rënë dakord midis policisë në Ballkan në luftën e tyre kundër krimit.

Tashmë për tetë vjet me radhë, policia nga Kosova ka ndihmuar Shqipërinë gjatë muajve të verës, kryesisht në veriperëndim të Shqipërisë. Vizitorët nga Kosova i drejtohet kryesisht zonave bregdetare të Shëngjinit dhe Durrësit.

Policia nga Kosova patrullon gjithashtu me automjetet dhe pajisjet e saj, përveçse i bashkohet edhe patrullave që përbëhen nga policë nga të dy vendet.

BIRN

July 17, 2017 13:05
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 July 17, 15:47

    ça është ky??
    humor shqiptar apo ??????
    mos vallë spanja i kërkon ndihmë gjermanisë sepse shkojnë miliona turistë gjermanë atje??
    mos vallë turqia i kërkonte dje gjermanisë dhe rusisë policë për të mbajtur rendin në shtetin e vet??
    mos vallë mali i zi dhe kroacia marrin policë “me qira” nga vëndet e tjera gjat sezonit turistik?
    ne jemi me të vërtetë gallatë e pandreqëshme!!
    vitin e ardhshëm me “shengenin” ballkanik duhet të vijnë policë sërbë dhe boshnjakë për të patrulluar rrugët shqiptare!!

    Reply to this comment
  2. Moj kacolle ku na mblodhe July 17, 18:33

    Rrumpalle hesapi, bashkim, vellazerim,moj kacolle ku na mblodhe,i thone kesaje politike.

    Reply to this comment
  3. raimond vlonjati July 19, 01:12

    Ca eshte kjo?–Filloi te funksionoje Jugosllavia e re ?

    Ciduam te vijen policat maqedonas, te cilet jane me tendenca kriminale anti-shqiptare,
    Ata jane policiame antishqiptare ne rajon
    Simund te lejohen te vijne ne Shqiperi ata muter ?

    C’esht ky justifikim bajat ,qe te fyen intelektin e prapanices , se keta polica dovijne per te ndihmuar se paskapushues shume nga Maqeodnia ?…WOW!!!

    DUHET TE NGRIHEN NJEREZIT NE PROTESTE KUNDER FUTJES SE KETYRE POLICEVE NE SHQIPERI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*