Policëve u lejohet deklarimi i 1.5 milionë lekëve, të pajustifikuara

April 24, 2018 16:08

Policëve u lejohet deklarimi i 1.5 milionë lekëve, të pajustifikuara

Punonjësit e policisë të cilët kanë pasur të ardhura të padeklaruara, apo burime të cilat njihen si të ardhura nga puna e zezë, do të kenë mundësi të deklarojnë deri në 1.5 milionë Lekë të reja, që gjenden jashtë sistemit bankar.

Kjo është një nga “lëshimet” që iu është ofruar punonjësve të policisë në ligjin e Vettingut.

Sipas një shtojce e cila është trajtuar si informacion për punonjësit e Policisë, të gjithë ata që kanë të ardhura të tilla, do t’iu duhet të marrin një deklarim mbi rrugën e ardhjes së parave, por jo që ta dokumentojnë.

Kreu i Sindikatës së Policisë Së Shtetit thotë se punonjësit e policisë mund të vijojnë ta plotësojnë dokumentacionin e tyre lidhur me pasurinë edhe pas afatit të dorëzimit të deklaratave, që është data 5 Maj.

Problem, sipas tij, mbetet fakti se kanë mbetur vetëm dy javë nga përfundimi i afatit të vetëdeklarimit të punonjësve të policisë, por ministria e Brendshme dhe qeveria akoma nuk kanë nxjerrë aktet nënligjore përkatëse për funksionimin e ligjit.

s.a/dita

April 24, 2018 16:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*