Polici Brahimaj: Takimi me Tahirin në Greqi për skafin dhe dreka me Habilajt

May 15, 2018 10:53

Polici Brahimaj: Takimi me Tahirin në Greqi për skafin dhe dreka me Habilajt

 

Faktet e reja të sjella nga Greqia dhe që disponohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, lanë në “arrest shtëpie” ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Punonjësi i policisë Naim Brahimaj ka pranuar njohjen me Saimir Tahirin dhe që është takuar me të në gusht të vitit 2014 për shkak se ish-ministrit të Brendshëm i ishte prishur skafi.

Në foto: Naim Brahimaj

Në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, një pjesë të së cilën e disponon Tv Klan, që mban datën 11 Maj 2018, thuhet se ish-ministri i kishte kërkuar ndihmë policit Brahimaj për skafin e prishur.

Naim Brahimaj, i cili aktualisht mban detyrën e inspektorit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Durrës, u telefonua nga Greqia nga Saimir Tahirit në Gusht të vitit 2014.

Në atë periudhë, ish-ministri ka qenë me pushime në shtetin fqinj, dhe kishte shkuar në Korfuz me skaf, ku dhe i ishte prishur.

Mjeti lundrues nuk është në pronësi të Saimir Tahirit, por në atë kohë ishte në përdorim prej tij.

“Deklarime të shtetasit Naim Brahimaj, aktualisht punonjës policie me detyrën e inspektorit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës, dhënë në datë 26.04.2018 para prokurorit të çështjes, dokumentuar në procesverbal ‘Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale’.

Në tërësi, deklaruesi njoftoi për angazhimin e tij mbi kërkesën e Saimir Tahirit, në funksionin e ministrit të Brendshëm, për rregullimin e skafit të përdorur nga ky i fundit në pushimet e tij në Greqi, në Gusht 2014 si dhe për angazhimin më pas në dërgimin e skafit në Itali për servis dhe kthimin e këtij të fundit përsëri në Shqipëri.

Sipas deklaruesit, gjatë karrierës së tij punoi në Vlorë me detyrën e ndihmës specialistit të forcave speciale, shofer dhe komandant skafi, pranë Repartit Delta Force. Gjatë kësaj kohe dhe në vazhdimësi, njohu Artan Habilajn, Moisi Habilajn dhe Aurel Konakçiun.

Në Gusht 2014, në mbrëmje vonë, në numrin e tij telefonik 06********, u telefonua nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, i cili i tregoi se i ishte prishur një motorr skafi, ndodhej larg dhe i kërkoi mendim se si duhej të vepronte. E udhëzoi të mundohej ta ankoronte diku. Komunikoi disa herë me të atë natë dhe u njoftua se ishte mundësuar ankorimi. Saimiri i kërkoi që të nesërmen të shkonte në Greqi, ku ai ndodhej me pushime, ndërsa do ta merrte dikush me makinë dhe do të shoqërohej edhe nga një teknik tjetër.

Të nesërmen rreth pasdites, u telefonua nga Artan Habilaj, të cilin e njihte më parë. Me të, së bashku dhe një shtetas tjetër, të quajtur Aurel Konakçiu, udhëtuan me automjetin Audi i cili i ishte blerë Saimirit, në drejtim të Greqisë, duke kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë. Mbërritën kur ishte ende natë, në vendin e ankorimit të skafit, ndërsa Artani si drejtues mjeti orientohej shumë mirë. Duke filluar që në mëngjes, ai dhe Aureli u morën me rregullimin e skafit me mbishkrimin Solemar me fuqi 234 kw me dy motora Nanni, me gjatësi rreth 12 metra, ndërsa Artani lëvizi pa ditur se për ku. Më vonë aty mbërriti edhe Saimiri. Gjatë kohës së qëndrimit atje, u takua me babain e Saimirit, Bashkimin, me Elona Gjebrenë që ndodhej së bashku me bashkëshortin“, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Udhëtimi drejt Italisë me Moisiun për rregullimin e skafit të Tahirit”

Në këtë pjesë të dytë të dëshmisë së Brahimajt, flitet për udhëtimin drejt Brindizit në Shtator të 2014 me Moisi Habilajn (i arrestuar në Itali) dhe Aurel Konakciun, për të rregulluar skafin të cilin mbante në përdorim Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri.

Pjesë nga dëshmia

“Pas rreth një muaji, Aureli e mori në telefon dhe i kërkoi ta shoqëronte për në Itali, ku do të dërgonte skafin (e përmendur më sipër) në servis. Shkoi në Vlorë dhe takoi Aurelin dhe Moisi Habilajn, ndërsa skafi ndodhej në vendin ku e kishin lënë të ankoruar. Moisiu u kërkoi të shkruanin edhe emrin e tij, ndërsa shkoi në Kapiteneri dhe mori lejen e lundrimit. Udhëtuan të tre në drejtim të Italisë dhe mbërritën në Portin e Brindisit duke qenë Aureli kapiteni dhe ai motorist.

Qëndruan disa ditë në Brindizi dhe tek stafi shkuan disa persona të cilët morën përsipër rregullimin e tij. Gjatë ditëve të qëndrimit atje, shpenzimet u paguan nga Moisiu. U kthye sëbashku me Aurelin me traget në Durrës, ndërsa Moisiu ishte larguar një ditë më parë.

Disa ditë pas kthimit Aureli e mori në telefon dhe e njoftoi se duhej të shkonin në Itali për të marrë skafin, i cili nuk ishte rregulluar. Shkuan me traget nga Durrësi në Bari dhe më pas në Brindizi me tren. Të nesërmen morën skafin dhe u kthyen në Durrës. E nxorën skafin në tokë dhe e lanë atë pasi ishte i prishur. Shpenzimet e udhëtimit nuk arriti të mësojë se nga kush u paguan”.

Naim Brahimaj në vitin 2014 ka mbajtur detyrën e ndihmës specialistit të forcës speciale, shofer dhe komandant skafi pranë repartit “Delta Force”.

Ai aktualisht është punonjës policie me detyrën e inspektorit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës.

a.s/dita

May 15, 2018 10:53
Komento

13 Komente

  1. Syri i Shkodres May 15, 11:05

    Por si ju duket ky krim i Tahirit me krimet e Saliut,Metes dhe Bashes? Ju lutem behuni serioze!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 15, 11:54

      po ty si të duken krimet e saliut në krahasim me krimet e hitlerit!?
      bëhu pak serioz moj syçka e shkodrës!!
      sipas teje meqënëse saliu qënka kriminel i madh tërë të tjerët janë të falur për krimet e bëra??
      çna mbytën idiotët!
      kushdo që bën krim duhet të përjgigjet për atë që ka bërë!!
      e madhe apo e vogël!!
      do të jesh serioz moj syçkë e shkodrës,se na u bëre si zogu i tironës,thuaji palloshit tat ta denoncojë saliun dhe jo të flërtojë me të!!
      palloshi u krekos me njerëzit që futi në burg për ujë e rrymë elektrike,kurse për të tjerat nuk ka kompetenca!me fut të vegjlit e urdhëron prokurorinë e policinë,për të mëdhenjt!?
      kapet te pavarsia e prokurorisë dhe gjykatës!!
      idiotë që as për të rrejt nuk dini!!
      ps:nuk di si do të përfudnojë ky teatër i tahirit,por di se tahiri ka mohuar njohjen me kushërinjt e tij!!budallallëk pak si shumë i madh!!

      Reply to this comment
      • çiftelia e bjeshkeve May 15, 12:46

        Ne fakt Hitleri e gjithe kombi gjerman u denuan me mbarimin e luftes se 2 boterore, ndersa Sali Qeni duhej te ishte denuar pas asaj qe beri me 1997, nejse, kjo ishte sa per t’iu pergjigjur arsyetimit tend, te gabuar.

        Reply to this comment
      • Bureto May 15, 16:44

        Më duket se Tahiri ka thënë se i ka kushurinj të largët Habilajt, dhe për më tepër, u kishte shitur atyre makinën e vet. Pra ka pohuar se i ka njohur dhe jo të kundërtën.

        Reply to this comment
  2. Arben May 15, 11:18

    Or bosh apo plot ishte skafi??

    Reply to this comment
  3. hikni mer funderina e keni shndruar Medien Shqiptare ne nji Hale ku dhjet sali shpellari May 15, 11:20

    Kjo s’eshte normale .
    Ta bombardoshe ate shoqeri me te Tilla
    pislliqe qe prodhohen nga haleja salih berrisha ,
    dhe kte gje per 30-vjet me radhe , do te thot
    te ndodhesh ne arrestin e Kermes politike
    qe mban nen Arreste jeten e Shqiptareve
    nen gardianet mesjetare te Medies Shqiptare

    E cmendet ate popull o te cmendur !!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. Katerina die Große-Madona prej Sauku May 15, 11:30

    Sajmiri ka honger turli te prishun me majfjozat u perdor prej tyne dhe do vjelli tan jeten.
    U dogj si politikan mavrija .
    Turqeta Saje

    Reply to this comment
  5. intelektuali May 15, 11:34

    SAJE QORRI NUK KA DITUR TE REGULLOJE NJE SKAF KATUNARESH DRU ME PRE?

    Si mund te jete ky Ministri me i afte i Edvinit?

    sepse:

    Nga ky kallezim i Kryepolicit servil Naim Brahimaj ecejaket e Saje Qorrit ne Greqi dhe Itali tregojne per paaftesine e Ministrit Famoz te Rendit per te regulluar dhe riparuar nje palo skaf per katunare dru me pre mwe gjithe kushot parellinj dhe dogaxhinj qe ka pasur ne dispozicion.

    PO SI E KA DREJTUAR ME KAQ SUSKES MINISTRINE E RENDIT SAJE QOORI KUR NUK DI SI LIDHET GOMARI?

    sepse:

    Une per vete them se “Beniamini” i Edvinit di te shpalle vetem Komisaret e Pabindur te Policise si ARMIQ te Kllases, njesoj sic beri me Dritan Zaganin qe nuk pranoi si ky dallkauku servil Naim Brahimaj qe sipas ketyre kallezimeve famoze ne gazeten DITA, Saje Qorri e ka perdorur me shume Kryepolicin si nje sherbetor te bindur dhe nenshtruar per te regulluar skafin e tij ,sesa per kapur dhe prangosur Habilajt e Doges te Rilindjes Enveriste.

    Reply to this comment
  6. Loni May 15, 11:38

    E lagu bishtin dhelpra apo se lagu, epo bam e si bum, ku ta di un, i thashe me tha

    Reply to this comment
  7. Na myten ruspijet... May 15, 11:58

    Se c’u tha e se c’u be une s’degjova gje por jot shoqe (KLAN) i morri vesh te gjitha se po pergjonte prapa deres.

    Reply to this comment
  8. Viro May 15, 13:06

    Saimiri, me keto historite e makinave dhe skafeve ngjan me shume si nje adoleshent sesa minister I nje shteti.

    Reply to this comment
    • katarakti May 15, 18:54

      Ne fakt e kam thene gjithmone se ky Rama na e shpifi me keta adoleshentet dhe çupelinat qe i beri ministra. Si eshte e mundur qe ky i gjati nuk pranon ne qeveri njerez mbi 50 vjeç?! Apo se kane me shume eksperience dhe pjekuri se ai?!

      Reply to this comment
  9. info analitike May 15, 15:06

    Shoke te Dites a ju kujtohet se dikur i keni drejtuar disa pietje shokut Tahorri per pushimet e tij luksoze? Nuk moret kurre pergjigje por me vone e late fare ate pune dhe heshtet ngaqe me sa duket moret edhe ju nje cope nga torta e majme e rilindjes. He me ju lumte kesaj po qe i thone gazetari gjobash.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*