Edhe polic edhe kultivues hashashi!

August 28, 2016 11:58

Edhe polic edhe kultivues hashashi!

Prokuroria e Korçës zbardh detaje të reja lidhur me përfshirjen e oficerit të policisë, së Kolonjës në kultivimin e kanabisit.

Sipas organit të akuzës, oficeri i Policisë së Komisariatit Kolonjë, Edvin Meko, rezulton të jetë kultivues i drejtëperdrejtë i lëndës narkotike, si edhe bashkëpunetor me disa kultivues të tjere në zonë të cilët janë identifikuar nga një hetim i Prokurorisë së Korçës dhe ndaj te cileve gjykata ka caktuar masën e sigurise “arrest ne burg”.

Prokuroria bën me dije se oficeri i policise, Edvin Meko, nëpërmjet familjarëve të tij, ka mbjelle dhe kultivuar disa parcela me kanabis ne disa zona malore te Ersekes.

Prane parcelave te familjareve te tij kishin mbjelle lende narkotike edhe shtetasit Krenar dhe Mariglen Nuredini.

Oficeri i policisë u kishte dale garant këtyre dy shtetasve se do t’i njoftonte në rast se do të kishte operacione policore në atë zone.

Në fund te muajit korrik, Prokuroria e Korçës siguron nje informacion në bazë të cilit, ne zonen ku operonin keta shtetas, ishin mbjelle siperfaqe te medha me lende narkotike.

Prokuroria e Korçës zhvilloi hetimet, ne baze te te cilave u krijuan dyshimet e provuara se punonjesi i policise, Meko, bashkepunonte me kultivuesit.

Ne mesin e gushtit, nderkohe qe prokuria Korçë po zhvillonte hetimet e saj, Sherbimi per Ceshtjet e Brendshme dhe Ankesa  ne Ministrine e Brendshme, referon nje informacion po per punonjesin Edvin Meko.

Pasi u sigurua informacioni i nevojshem, ne baze te urdherit te Prokurorise, ne dt. 22.08.2016, u organizua operacioni per zbulimin dhe asgjesimin e parcelave ne zonen, e cila ishte objekt i ketij hetimi te Prokurorise.

Gjate operacionit, u faktuan dyshimet e krijuara nga ana e prokurorise per kultivim lende narkotike, pasi aty u zbuluan ne total rreth 17.500 rrenje cannabis.

Prokuroria e Korces vijoi hetimet per te identifikuar organizatoret dhe porositesit e lendes narkotike.

Ne vijim te hetimeve, Prokuroria kerkoi caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”, te cilat u pranuan nga gjykata per shtetasit, si me poshte:

  1. Edvin Meko
  2. Krenar Nuredini
  3. Mariglen Nuredini
  4. Jorgo Kristali
  5. Gramoz Bejko

Sipas Prokurorisë, Kristali dhe Bejko dyshohet se jane organizatoret dhe porositesit e lendes narkotike te mbjelle ne parcelat e te dyshuarve Nuredini.

August 28, 2016 11:58
Komento

5 Komente

  1. Biometri August 28, 13:59

    Ketta Krenaret shifini mire. Ka dhe Krenare te tjere qe merren me hashashin. Dhe nuk jane police te thjeshte

    Reply to this comment
  2. info analitike August 28, 14:49

    Bravo cuna!!! Vetem nje polic??? Jo ore jo keta jane grupe te strukturuara te policise qe jane kthyer ne mbrojtje te hashashit dhe jo te shtetit:
    http://www.lapsi.al/lajme/2016/08/27/rr%C3%ABfimi-trondit%C3%ABs-i-nj%C3%AB-polici-shefave-t%C3%AB-policis%C3%AB-u-shkojn%C3%AB-parat%C3%AB-e-drog%C3%ABs-me#.V8LcZE2LTIU

    E kujtoni Saimir Tahorrin: https://www.youtube.com/watch?v=jeO7iWh7G2k
    tani ai po ben akoma me keq duke u shnderruar ne koken e mafies rilindjote e duke u mbrojtur me dhembe nga Rama.

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati August 28, 18:07

    Keta jane njerez te thjeshte dhe atje varferia esht shum e madhe

    Me mire lerini te mbjellin nga kjo bime qe te dalin nga varferia se atje fshataret nuk kane as pune as gje fare

    Reply to this comment
  4. perkthyesi August 28, 21:40

    Mendoj, ndoshta e kam gabim, se keta police i ka emeruar LSI! Per aq kohe sa kemi kete parti ne skenen politike, do te vuajme pafundesisht, ashtu sic po heqim te zite e ullirit ne sektorin e OSHEE, duke kerkuar te drejten, per te hequr mbifaturimet, te cilat jane vene krejtesisht arbitrarisht, dhe pa qene te objekti, nga derdimene dhe analfabete te punesuar nga LSI! Dhe sa kohe do i mbajme ne kurriz?

    Reply to this comment
  5. Mark uk August 29, 08:48

    Ne te gjitha qarqet a si mund ta quajm ne ndarje administrative ka te tille.Fale presionit qe ju be policis se Rama — Tahiri gjeten njerin sa per ta shpetuar vehten gjoja po bejm dicka. Ndoshta edhe e denojn po nuk e ben deputet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*