Vjedhja e energjisë, 10 të arrestuar të tjerë, 10 të shpallur në kërkim

August 16, 2015 10:12

Vjedhja e energjisë, 10 të arrestuar të tjerë, 10 të shpallur në kërkim

Operacionet e përbashkëta të Policisë së Shtetit dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) kanë vijuar edhe përgjatë kësaj jave, duke kryer rreth 4332 kontrolle kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Sipas raportimit të Policisë së Shtetit, në mesin e këtyre kontrolleve janë evidentuar 30 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe 987 lidhje të abonentëve debitorë, të cilat janë shkëputur sërish.

Deri më tani janë arrestuar në flagrancë 8 persona nga 32 autorë në total të rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike, ndërsa janë shpallur në kërkim 10 persona dhe 14 të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Veç banorëve debitorë apo shkelës të ligjit duke vjedhur energjinë, këtë javë policia bën të ditur se janë arrestuar edhe një elektriçist së bashku me një përgjegjës të OSHEE-së për dhënie ndihme për lidhjen e paligjshme duke vjedhur energjinë.

August 16, 2015 10:12
Komento

2 Komente

  1. saimir August 16, 12:33

    Jeni kriminela, fajin na e ka saliu. KY katovicar ndertoi antishtetin apo modelin leshelist.
    Sa eshte minimumi jetik qe keni llogarit e sa ju jepni familjeve pa te ardhura. Eshte krim te rriten femijet pa Buk, thjeshte se ju “do te beni” investime?! Po kostoja qesharake e nje kWh energji nga kaskada e Drinit qe varion nga 0.2-0.42 lek dhe fale korrupsionit Leshelist, shkon ne 9.5-13 lek/kwh Saliu i shkatrroi Sindikatat, ndersa KY Padhoshi mburret se Shqipnia nuk kane sindikata. Kur do ta shisni? Apo sapo te miratoni nenin 92

    Reply to this comment
  2. info analitike August 16, 18:38

    Deri me sot nuk eshte futur ne burg asnje prej perfaqesuesve te bizneseve te medha qe kane vjedhur e vazhdojne te vjedhin energji. Pikerisht ketu duhet te tregoje forcen e vet shteti dhe jo me me te dobetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*