Polici rrugor filmohet duke marë rryshfet: Futi te leja e qarkullimit se quhet korrupsion… (VIDEO)

January 13, 2015 15:26

Polici rrugor filmohet duke marë rryshfet: Futi te leja e qarkullimit se quhet korrupsion…  (VIDEO)

Pas publikimit në emisionin “Fiks Fare” të pamjeve të një punonjësi policie të Qarkullimit Rrugor teksa merrte rryshfet nga një drejtues mjeti, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri urdhëroi Drejtorinë e Inspektimit të verifikonte vërtetësinë e ngjarjes dhe sjelljen e policit në detyrë.

Punonjësi i policisë Altin Çela është shoqëruar në ambjentet e Policisë së Tiranës ku i është komunikuar masa e pezullimit dhe fillimi i ecurisë disiplinore

Ndërkohë materialet e çështjes në ngarkim të tij do t’i kalojnë prokurorisë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ministria e Brendshme përmes një deklarate për media, inkurajon qytetarët të denoncojnë çdo akti korruptiv apo të abuzimit më detyrën të punonjësve të Policisë së Shtetit në numrin pa pagesë 0800 90 90.

“Ky është shembulli i bashkëpunimit tonë me qytetarët dhe mediat për të bërë më të mirë shërbimin e Policisë së Shtetit dhe punonjësit e saj larg praktikave korruptive”, nënvizohet në reagimin e Ministrisë.

 

January 13, 2015 15:26
Komento

12 Komente

  1. Kariz Matik January 13, 15:49

    BRAVO FIKSI. Ja sekush ka marre mbi shpatulla rujatjen e rendit dhe mbrojtjen e qytetarit nga keqberesit.

    Me rastin e 101-vjetorit te krijimit te policise se ryshfetit meriton nje medalje floriri .

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" January 13, 16:14

      Sali, ne kohen e legenit, ky polic do gradohej me titullin “ciftelia”, tek grupi i Kulicajt, kurse tajni qe po riinstalohet shteti, fale emisionit Fiks-Fare, ky jo vetem, qe pushohet, por dhe procedohet penalisht.

      Reply to this comment
      • Cœur January 13, 16:43

        Horri
        ashtu eshte , po more 10 mij lek dhe nuk paguan faturen e dritave ke burg
        per te tjerat “RRRRRRRRRRRRRRROFTE RILINDJA ”
        JANE TE GJITHE ME KALLZIM PENAL DHE ASNJE NUK DEL FAJTOR !

        Pastaj po vodhe banken je dhe me i nderuar ,po vodhe shtetin te bejne me zor kr kurVendi

        Ca zhgaravit ashtu mor Horr ,ti ke qene dhe mire nga mendja me pare
        po instalohet shteti nga fiksi ,nga nje polic qe u kap me rryshfet …..
        bir selman i nenes ca te qaj me par
        saliu eshte kerric
        rilindasi gomar

        Reply to this comment
        • Toni January 13, 17:09

          o dru me preee po ti po e shikon qe nishani musteqe premi nuk po i dekreton ligjet qeverise car drejtesie kerkon ketu ti o mazllum,po gjykatat e cdo shkalle+qenefin llalla prokurorin kush i emeron+drejton o mushk po me heq presidentin duhen 90-vota car dreqin flet o kokrra e dellit,ore po kini pakez llogjike apo shplarje truni skeni faj se 8-vjet ishit renditur pas GJERMANISE per ekonomi dhe tani e nje vit ka filluar rryshfeti-mode e medet car kafshesh jini..

          Reply to this comment
      • Kariz Matik January 14, 09:49

        O kameleon bulevardi ! 🙂
        Po a nuk ishe ti ai qe s’dinte nga t’a perplaste koken sa nga sorraket dhe sa nga spartaket, derisa me ne fund e ktheve pllaken dhe u bashkove me shumicen duke pranuar me mire te keqen me te vogel?

        O rrugac forumesh ! 🙂

        Po te ishte se komentuesve do t’i lutej dikush tjeter qe te tregohen “te durueshem” dhe “t’a lene rehat” qeverine te punoje, atij do ia kishim respektuar mendimin dhe s’do t’i kishim futur kunja. Nderro dhe ca flamure te tjere… pasataj eja t’i japesh mend shumices.

        O zborist bulevardesh! 🙂
        Kujtoje pak 7 prill-in, diten kur shkove e u rreshtove me helmete ne koke perkrah shqipertypesve te AKZ-se.

        Me 21 qershor gozhdoi mire pafkat horro, se ku i dihet…

        Reply to this comment
    • Toni January 13, 17:02

      oooo karizzmatiku i erzen brecanit po lere mor po na tregon cilesi te policise se shkuar //MADE in CIFTELIA//me policine e sotme kur kshu juve,policia e drejtuar nga shoqata CIFTELIA edhe scotland yard e kishte zeli nga suksesi madh i grupit ciftelia nje ish badigard i kryeministrit drejtonte policine e shtetit ku ke pare ti as ne vendlindjen e saliut serbia nuk ka ndodhur kjo,kur erzen brecani shkoi ne kavaje per te arrestuar kryebashkiakun e kavajes erzen brecani me loket+klyshet e tij edhe kalamoj me pankarta ka rrahur i ka dhi ne dajak dhe sipas teje ketij i thone profesionalizem ejjjjj thirri trunit o dru me preeeee.

      Reply to this comment
      • Kariz Matik January 14, 10:50

        Toni leri epitetet dhe mos merr flak si “pushka horrit”, por mundohu te kuptosh, se pse i duhet dhene shperblimi atij qe e zbuloi autorin e krimit, pra FIKSI-it, dhe jo atij qe vrapoi per t’a kapur ryshfetmarresin pasi morri informacion perkates. Se ku i fundit fundja nuk beri me teper se ajo qe ka per detyre te beje dhe per te cilen paguhet.

        Thirri njehere karadakes dhe me thuaj, se pse marrjet e rryshfetit konstatohen dhe behen publike me se shumti pas iniciativave te fiksit, te alarmit, apo te qytetarit vigjilent?

        Po me the se ku ishte kesaj here kontrolli i brendshem atehere ke te drejte t’a ngesh zerin ne kupe te qiellit po te duash.

        Reply to this comment
  2. Arben January 13, 19:46

    KJO ESHTE NORMALE TEK POLICIA RRUGORE.

    MJERE KY I SHKRETI QE I RA LAPSI.

    Reply to this comment
  3. Orion January 13, 20:40

    Fiksi tani merret me peshqit e vegjel. Ministrat dhe zv.kryeministrat nuk ka ndermend ti ngacmoje te pakten edhe per dy vjet. Dikur bente opozite fantastike, tani nuk e sheh kush me.

    Reply to this comment
  4. luli January 13, 21:16

    legenat ja kan fut palicit , po kan me ju a nxi jeten shoket e tij

    Reply to this comment
  5. Horri i Shqupit January 14, 07:36

    ne kohen e salushit ai u bante komandant qarkullimi sikur barkderrat e vuçidolit

    Reply to this comment
  6. komunist pa teser January 14, 10:49

    Fajin e ka Saliu….duan te marrin sysh policine e popullit …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*