Policia aksion anti¬kanabis në Malësinë e Madhe, PD: Po ushtrohet presion ndaj demokratëve

May 10, 2015 09:37

Policia aksion anti¬kanabis në Malësinë e Madhe, PD: Po ushtrohet presion ndaj demokratëve

Partia Demokratike dhe Policia e Shtetit replikojnë në distancë në lidhje me një aksion të ndërmarrë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Malësinë e Madhe. Aksioni policor është ndërmarrë disa orë pasi kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi takimin elektoral të rradhës ku prezantoi kandidatin për bashkinë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.

Por aksioni policor u konsiderua nga dega e PD­së në Malësinë e Madhe si presion ndaj banorëve që ishin pjesëmarrës në mitingun e kësaj partie. Partia Demokratike denoncon zbarkimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë duke ushtruar kontroll dhe presion në banesat e familjeve që ishin në miting. Denoncimi u bë nga kryetari PD Malësi e Madhe Pjerin Spathari. “Po terrorizohen banoret pas mitingut model te PD, denoncojmë këto akte të rënda të policisë”, tha Spathari.

Sipas PD­së këto kontrolle janë vepër e qeverisë Rama­Meta dhe të nxitur nga deputeti socialist i zonës Paulin Sterkaj. “Jemi vetëm në orët e para pas prezantimit dhe ky është presion policesk”, theksuan drejtues lokalë të PD­së, duke i bërë thirrje Ramës e Metës te terhiqen nga keto veprime Por Zëdhënësi i Policisë së Shtetit në një reagim hodhi poshtë akuzat e PD­së duke deklaruar se aksioni i FNSH­së ishte në kuadër të operacionit antikanabis që është ndërmarrë në të gjithë vendin.

May 10, 2015 09:37
Komento

1 Koment

  1. Goni me May 10, 12:43

    Si shpjegohet qe te gjithe ata qe kane bere kultivim dhe shitje droge jane DEMOKRATE sepse luften ndaj tyre qe ka bere qeveria Rama PD e trajton si lufte ndaj demokrateve?Mire keshtu se pa dashje tregon se ke kane prapavije keto kontigjente.Jo se nuk e dinim ,por kur e pohojne vete ka me besueshmeri.Edhe shumica e mospaguesve te nergjise qelloi qe ishin demokrate dhe kur iu kerkua hesp per borxhet,PD e quajti terror bi popull.Atehere te nderuar PD–ista,cfare te rregulloje pozita nga ato qe shkaterruat ju,kur per cdo gje thoni se po ushtrohet terror ne popull?Llogjika juaj e ngushte kerkon vetem nje gje-E mira e Shqiperise eshte vetem PD-dhe ne fakt kete e ka treguar ne vitet e qeverisjes,sepse shiti detin,shkaterroi te drejten per pronen,vodhi dy here ne menyre masive parate e popullit e te shtetit duke i lene arkat bosh,vrau qytetaret e vet dhe keshtu,gjithe keto mrekulli i japin te drejten te rikthehet ne pushtet.Lum kush u beson e u shkon mbrapa,se me idiotizem nuk mund te gjesh.Dhe per fat te keq ka!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*