Policia: Të largohen ata që nuk janë nga Lazarati, mund të bëhen pre e kriminelëve

June 17, 2014 17:53

Policia: Të largohen ata që nuk janë nga Lazarati, mund të bëhen pre e kriminelëve

Policia u bën thirrje të gjithë personave që nuk janë nga Lazarati, të largohen nga ky fshat pasi mund të bëhen pre e sulmeve nga grupet kriminale për qëllime të caktuara.

Apeli i policisë vjen pas dy rasteve të veçanta të plagosjes së dy barinjve, të cilët nuk rezultojnë nga Lazarati, por të punësuar aty. Policia dyshon se persona të tillë mund të bëhen shënjestër e grupeve kriminale që veprojnë në fshat dhe po i bëjnë rezistencë policisë.

Rreth orës 16:00 nga të shtënat e grupit kriminal në brendësi të fshatit Lazarat, ka mbetur i plagosur në dorë dhe në këmbë shtetasi D.R., vjec 19, nga Ura Vajgurore, bari. Ky shtetas ka marrë mjekimin e nevojshëm pranë spitalit të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë,  rreth orës 17:30, nga të shtënat e grupit kriminal në brendësi të fshatit Lazarat, ka mbetur i plagosur në bark një 20 vjeçar, nga Pogradeci, i cili pas mjekimit në spital rezulton jashtë rrezikut për jetën.

 

******
Policia: Lista e personave qё na qёlluan

Sipas nje deklarate të Ministrisë së Rendit, nga hetimet e kryera dhe të dhënat e grumbulluara ka rezultuar se personat që qëlluan me armë në drejtim të forcave të polcisë janë:

1. Albion Aliko
2. Alban Aliko
3. Jurgen Boci
4. Jeton Kalemi
5. Abaz Rabi
6. Emiljan Aliko
7. Matjaz Boci
8. Ali Basha
9. Adem Sala
10. Shkelqim Krishti
11. Artur Gjini
12. Sherif Kazma
13. Sokol Skendi
14. Florijan Shurdhi
15. Sevdi Shurdhi
16. Martin Muho
17. Adriatik Gaba
18. Carcan Gaba
19. Haki Buci
20. Hamza Buci
21. Agim Avduli
22. Syrja Sinani
23. Izmir Hebovija (Shkodrani)
24. Kostandin Xhuvani
25. Erjon Haxhiaj
26. Arsen Banaj

***

Djali i deputetes së PS: Nuk kam lidhje me Lazaratin

Në listën me 26 persona të publikuar nga policia e shtetit është edhe emri i Kostandin Xhuvanit,djali i aktores së njohur dhe deputetes së partsië socialiste Luiza Xhuvani. Kostandini pretendon se nuk ka lidhje më këtë ngjarje dhe se ka qënë gjatë gjithë kohës në shtëpi me familjen e tij. “Nuk kam lidhje, mos më përmendni”, i ka thënë ai Ora News. Tre prej të akuzuarve si pjesë e grupit prej 28 personash që kanë qëlluar mbi policinë nën Lazarat mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen.

June 17, 2014 17:53
Komento

31 Komente

  1. E VERTETA June 16, 09:00

    Ai lazaratsi quajtur Gate i denuar me 22 vjet dhe i falur nga Presidenti luftoka me shtetin e shqiptareve, pra me Shqiperine ! Cili keshilltar ja paska sugjeruar presidentit per ta falur dhe cili organ i Drejtesise ja paska sugjeruar keshilltarit te Presidentit per t’u amnistuar Gatja?!!! Me siguri eshte luajtur paraja nete mes. Keta po mbajne neper burge perdorues droge qe ju kapin gjysem grami neper xhepa dhe lirojne trafikantet! QELBODREJTESI !!!!!

    Reply to this comment
    • Tarrasi June 16, 13:29

      Turp i madh futjuni aty me ushtri dhe helikopter dhe bejini fushe te gjithe ata qe hapin zjarr. Dhe pastaj ta shikojme se sa te forte bejne keta qelbesira qe i fali qeveria e kaluar.

      Reply to this comment
      • E mjera Shqiperi June 16, 14:00

        Disa qenkan mbi mbiemer Aliko.Mos jane gje fare e fisi i kryetarit te komunes Aliko,atij shokut te Sales,apo eshte thjesht rastesi?

        Reply to this comment
        • elio June 16, 18:03

          1- Amnistia eshte e dekretuar nga presidenti por e pranuar dhe ligjesuar nga parlamenti (edhe PS e ka vituar), me pak fjale nuk eshte faji i Presidenti megjithese eshte kokrra e tocit..
          2- Mbiemrat aliko nga ajo zone ka plot bile edhe me tej, por sot nuk jemi me ne kohen e merhumit, kur pergjegjesine e mbante e gjithe familja apo jo…???
          3- ushtria, elikopteret etj etj ka gra e femije te pafajshem apo jo…apo drejtesia nuk shikon per gra e femije por per duf hakmarrje…

          Reply to this comment
  2. shpatar June 16, 09:26

    Hapin zjarre kundra forcave te policise kriminel te falur nga Presidenti i Republikes (me urdher te Berishes ).Turp qe as ne kohen e Zogut nuk ka ndodhur .
    Ne histoerine e Shqiprise kriminelet nuk kane ngritur koke kurre .Per cudi tani ne kohen e demokracise moderrne kriminelet jane te pranishem kudo .Ky kontigjent dikur perbuzej tani eshte pjese e segmenteve qe duan pushtet .Kjo psikologji e mobilizimit te kriminelve dikur cfaqej me bandat kriminale kunder pushtetit e popullit .Tani perdoren si forca te errta per te ushtruar terror ne fushatat elektorale , ne eleminimin e personave te pa desheruaeshem dhe ne bizneset e pista.
    Duket qarte se kokat e ketije biznesi te felliqur kane qene te lidhur me pushtetin e me parshem.Fushata e Pd ,me akuza te sajuara ,kunder trafiqeve e kondrabandes lidhet me shkarkimin e pergjegjsise gjate kohes qe kane qeverisur .Jo Presidenti por ata qe i kane pergatitur matrialin per te falur kriminelet,te futen brenda dhe celsat tua hedhin ne Otranto .
    Thirja vellezerve te Lazaratit: Kush lufton kunder shtetit ,sa do i dobet te jete ,do te dali humbes. Mos u futni ne aventura vella vrasje se do mbeteni me turp ter jeten brez pas brezi.

    Reply to this comment
  3. KULUFI June 16, 09:34

    Po pse me arme ata banore? Sipas deklaratave qe kane bere me pare banoret,thonin qe ishin shume paqesore me njeri tjetrin dhe me ligjin dhe rendin. Me sa duket,banoret jane te tille,por ushtria qe kane ngritur per te “mbrojtur” fshatin po bene detyren ndaj policise se shtetit.

    Une personalisht jam per nje nderhyrje te forte kunder cdo njeriu qe merret jo vetem me kete lloj trafiku.
    Ligji eshte ligj. Ndryshe,hajde ngrihemi te gjithe kunder cdo rregulli.
    Jo te gjithe jemi te kenaqur financiarisht,bile ka nga ata qe vuajne vertet per buken e gojes,por kjo sdo te thote qe per kete arsye te bejme vrasje,kontrabande,trafikime apo ku di une cfare.
    Edhe nje here,BRAVO policia.

    Reply to this comment
  4. hito June 16, 11:45

    Policia duke bere sakrifica te medha , se edhe ata jane bij nenash qe rrezikojne jeten e tyre ,ta ngushtoje lakun rreth keqberesve e te mos lejoje me egzistencen e lire te ketyre ” trimave ” qe ngrejne doren kunder shtetit . Populli thote me shtetin , ujin e zjarrin mos bej shaka . Kerni mbeshtetje masive .

    Reply to this comment
  5. skrapalliu June 16, 12:17

    Epiteti qe mori fshati Lazart ( po jo gjithe jane) si i paprekshem duhet qe marri fund para se te marrim statusin edhe me force po te jete e nevojshme pasi vetem keshtu mund te mendojme se diçka pozitive po e rilind Shqiperine.

    Reply to this comment
  6. . June 16, 13:11

    ********************************************************************
    Ndiqni, pergjoni, izoloni “Drejtuesin e Droges” Sali Berishen.
    *********************************************************************

    Reply to this comment
  7. loku June 16, 13:57

    shume paska me mbiemrin aliko aty do jene njerzit e kryetarit te komunes se thot nuk zgjidhet keshtu kjo pune

    Reply to this comment
  8. Blendi June 16, 14:00

    Keta qe qellojne me arme kunder shtetit duhet te jene te rrjedhur. Nje njeri normal do te thoshte flm o shtet qe u bera i pasur deri tani me keto tregetira te felliqura, do te terhiqej pa bere buje, do te investonte ato para ne pasuri te patundshme, metale me vlere, valute, etj.

    Mirepo nuk arrijne te kuptojne disa gjera. Kunder shtetit nuk ka fituar ndonjehere asnje gangster. Se dyti, kohet duket se po ndryshojne. Nje plantacion droge me keto permasa ne mes te Europes, kjo e fundit nuk duket e gatshme t’a toleroje me.

    Prandaj te rrjedhurit ne vend t’u gezohen atyre parave qe kane fituar deri tani, duan t’i bien murit me koke e te perfundojne ne burg. Aferim, atehere!

    Tung,
    Blendi

    Reply to this comment
  9. beni June 16, 14:29

    Kush ngre doren kunder shtetit,do ta pesoj njelloj si te denuar me pushkatim!!
    Le te ngrihet e tu tregoj Demokracin Malok Sali Dervish Berisha se ne te semes do ta cojm kete e ca Dervishe te tjere Nacionaliste Orientale qe kan mbushur kete Fshat!!
    Bjeru o shtet me cte mundesh bile bombardoja edhe shtepite,per tu hapur pune fukarenjve!!
    Mos tolero me me keta kunadhe islamikesh!!

    Reply to this comment
  10. Ajet Delaj June 16, 14:44

    E GJITHE SHQIPERIA ESHTE “LAZARAT”

    Mjaft editorialiste Shqiptar ne shtypin e shkruar e media vizive here pas here marrin ne shqyrtim Lazaratin dhe vazhdimin per nje kohe te gjate te paligjshmerise ne kete komune te vogel te jugut te Shqiperise megjithse per mua te tere gabojne kur mundohen ta trajtojne fenomenin “Lazarat” si te shkeputur nga krejt realiteti shqiptar gje qe nuk eshte as e drejte as e vertete.
    z Baze ishte mjaft i sakte sakte ne editorialin e “temes” sonte ne pershkrimin me vertetesi se Lazarati eshte problem i kahershem ne realitetin e paligjshmerise shqiptare. Megjithate duhet thene qe ne fillim se kultivimi i narkotikeve eshte veprimtari kriminale ne shumicen e vendeve demokratike te botes e nuk ka si te jete ndryshe as ne Shqiperi e as ne kodin penal te saje.
    E para duhet thene se Lazarati eshte treguesi me i qarte e sensitive i paligjshmerise se shtetit e pushtetit me te tera strukturat e tyre ne Shqiperi.
    Se dyti duhet thene se Lazaratesit jane popull fisnik shqiptar i persekutuar masivisht nga diktatura kriminale komuniste ku shteti postkomunist e ka vazhduar trajtimin e Lazaratit ne kuadrin e mbijeteses se luftes se klasave ne Shqiperi per interesat e tyre kriminale per ta mbajtur shoqerine shqiptare ne kaos e paligjshmeri.
    Meqe ne Shqiperi pushteti i vazhdimsise se trashigimise gjenetike e idelogjike te komunisteve pas 90tes vazhdoje te sundoje ne menyre te paligjeshme duke e grabitur hapur e nganjehere me metoda me te sofistikuar vullnetin e popullit shqiptar paligjshmeria e hajnia ka ekzistuar qe nga kreu i shtetit e qeverise e deri tek ai qe vjedh cfare i bie ne dore toke, prone, para, cellular e gjithcka.
    Eshte kriminale te etiketosh tere shoqerine shqiptare si hajdute por realishte te tere sa nga halli e sa nga qefi e vesi jane hajdute pasi hajdutja me e madhe eshte pushteti dhe shteti i shqiptareve qe me vjedhjen e votes vulosin paligjshmerine e tyre e pergjate tere sundimit te tyre therasin rreth tyre sivellezrit e tyre ne vese e huqe.
    Familja, por edhe krejt shoqeria nuk mundet te qeveriset as me mashtrim as me dhune por me moral gje qe shteti dhe pushteti ne Shqiperi nuk e kane. Meqe nuk e kane kete moral atehere pushtetaret dhe shtetaret shqiptare lejojne por edhe nxisin tere shoqerine qe te ndyhet ne hajni e paligjshmeri.
    Per rreth 50 vjet sistemi criminal komunist i mashtroje, vodhi e masakroje shqiptaret dhuke ju grabitur me zjarr e me hekur gjithe cfare paten para e pas shpirtit. Erdhi “demokracia” ku ne vend qe pushteti dhe shteti i ri te tentonin se paku per te vendosur drejtesine shoqerore e ndeshkimin e atyre qe kishin bere krime makabre hirarket komuniste u denuan per kafe e dora e dyte e tyre qe erdhi pas 97tes i shperbleu edhe per ato pak vite burgu qe bene.
    A ka imoralitet me te madh sesa te shperblesh per ato pak pushim qe bene hirarket komuniste e te mos njohesh e demshpeblesh te masakruarit ne tunelet e minierave viktimat e ketye hirarkeve. E thashe pushime pasi burgu i paket e komod i ketyre hirarkeve kriminele komuniste vertete ishin pushime nese krahasohet me burgun qe ju kishin krijuar shqiptareve nen e mbi toke.
    Post komunistet apo neokomunistet thuaje si te duash pasi eshte e njejta gje ne kaosin e krijuar prej tyre pas 90 me qellimin e vetem qe te vidhnin e shkaterroni edhe ato pak vlera material e monetare qe kishin mbetur ,krijuan kushtet qe antiligji te sundonte e ligjin ta bente xhungla duke i cuar shqiptaret ne pragun e vllavrasjes ne 97 thjesht per interesat e tyre kriminale.
    Jo vetem qe nuk bene as perpjekjen me te vogel per te vendosur ligjin e drejtesine por hapun u bene pale me grabitsit e prones se tjetrit tokes, trojeve , dyqaneve, shtepiave , rrymes ujit, vreshtave mineraleve e cdo gje mbi toke e nentoke e deri edhe hapsiren detare gje qe po e vazhdojne edhe sot e kesaje dite.
    Ambasadoret e huaj ne Tirane e percaktuan kete situate se ne tere boten vidhet duke thyer ligjin kurse ne Shqiperi vidhet me ligj, kurse gazetari I famshem Italian antimafie ka thene se ne tere boten shtetet kane mafia kurse ne Shqiperi mafia ka shtet.
    Nese krahasojme veprimtarine kriminale qe nga kryetari i Parlamentit qe harxhon qindra mijra euro ne nje orgji qeveritare dhe nuk pyet kush se ku i moren gjithe ato para , atyre qe vjedhin toka , troje , rryme , minerale pyje, hapsiren detare e deri te tashmen e te ardhmen e shqiptareve voten e shqiptareve veprimtaria antiligjore e lazaratesve i bie te renditet e fundit pasi perdorin token e djersen e tyre ne nje veprimtari te ndaluar me ligj.
    Duhet pershendetur thirrja e Ambasades se Shteteve te Bashkuar per qytetaret e saje qe te mos shkojne ne Lazarat ne nje territor qe nuk kontrollohet nga Shteti Shqiptar.
    Si qytetar Amerikan i bej thirrje Ambasadorit tim honorable Arvizu qe nje paralajmerim te tille ta shtrije per krejt teritorin shqiptar pasi eshte e njejta situate si Lazarati qe eshte jashte kontrollit te Shtetit Shqiptar ashtu edhe Shqiperia qe sundohet nga nje shtet e pushtet ilegjitim e bashkepuntor i hapur me krimin e organizuar e organizatat kriminale duke e renditur Shqiperine me nivelin e krimit te organizuar me te lartin ne Europe e nder me te lartit ne bote.
    Une e kuptoj se thirrja e Ambasades Amerikane per qytetaret e saje qe te mos shkojne ne Lazarat eshte thirrje per te sensibilizuar shqiptaret ndaj paligjshmerise pasi jo ne Lazarat qe eshte nje popull patriot, fisnik e mikprites por edhe ne tere shqiperine qytetaret amerikane jane te sigurte si ne shtepine e vellait te tyre.
    Koha ka ardhur qe Amerika ti ndihmoje dreteperdrejte shqiptaret ne vendosjen e pushtetit e shtetit legjitim gje qe ka gjasa te mira se po ndoll me marveshjen per operacione te perbashketa me FBIne, DEAn e me siguri edhe me CIAn per te luftuar krimin e organizuar e terrorizmin qe eshte ulur kembekryq ne teritorin shqiptar.
    Nese vendoset legjitimiteti i shtetit dhe pushtetit me voten e lire e te ndershme te shqiptarve e ndihmen e drejteperdrejte te mikut tone te madh qe na ka konfirmuar historia Shteteve te Bashkuara te Amerikes nepermjet istitucioneve te saja prestigjoze te batimit te ligjit e luftimit te krimit te jemi te bindur se situate no nderronte me shpejtesi ne te tere Shqiperine.
    Nese ndoll kjo te jene te bindur miqte Amerikane se problem i Lazaratit megjithse veprimtari antiligjore eshte jo vetem problem minor por lehtesisht i eleminueshem jo me me policine e shtetit por po ju garantoj se perfaqesues te pushtetit legjitim e ndalin kultivimin e narkotieve ne Lazarat me OJQ e OJF.
    Lazarati eshte pjesa fundore e paligjshmerise qe sundon ne Shqiperi qe 80 vjet qe pushtetaret dhe qeveritaret shqiptare nuk kane lene gje pa grabitur ne truallin shqiptar deri edhe thesarin e shtetit shqiptar gje qe nuk e kane bere as pushtuesit gjermane megjithse e moren e paketuan dhe e etiketuan floriri i shqiptareve. Ku eshte sot thesari i shtetit. Te therrasesh se do fusim ne burg nje fshatar se hell nje tel ne shtyll apo tjetrin se kultivon ne token e tije nje bime te ndaluar e te heshtesh sikur nuk ka ndollur asgje me grabitjen diten per diell te thesarit te Shtetit Shqiptar nga Ilir Floriri e te deklarosh nga pozitat e Kryeministrit dje dhe sot se z Meta eshte asset i cmuar i kesaje qeverisje eshte imoraliteti dhe pafytyrsia me e madhe e nje pushteti e shteti duke i bere pis te tere shqiptaret gje qe nuk eshte e vertete.
    Pa hekur nga zverku i shqiptareve banditet e radhes qe i kane leshuar vendin njeri tjetrit qe 80 vjet nuk mundet te vendoset ligji dhe drejtesia as ne Lazarat as ne tere Shqiperine pasi jane keta bandite qe kane interesa kriminale ne vazhdimin e kaosit e antiligjit.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    Reply to this comment
    • beni June 16, 15:45

      Boll me keta shkerdhata Amerikane

      Reply to this comment
    • Kapedani June 16, 15:53

      O AJET DELAJ i A MER ikës. Pi ndonjë valium andej nga je. Që të mbetesh akoma në kohën e babaqemos. Ju ka mbetur mendja komunistet ish komuistet. Mer dhe nje presh fute në sume qe te flasesh e të thuash kriminelet kriminelet

      Reply to this comment
  11. Alkion June 16, 14:58

    Per mendimin tim kjo lufta kunder marihuanes nuk eshte aspak e rendesishme, ne nje kohe qe shume vende flasin per legalizimin e saj dhe vetite e saj farmaceutike. Te pakten kemi nje produkt cilesor qe ka sukses ne eksport e qe i sjelle ekonomise vendase valute, pse ta crrenjosim?
    Pastaj ka shume njerez qe punojne ne kete fushe, ata ca dobejne, apo do ti punesoje shteti?
    Kujdes policise se po pati viktima te pafajshme te nesermen e rrezon Sala qeverine…

    Reply to this comment
    • beni June 16, 15:44

      Po sikur nje i droguar,te shkoj e te te vrase nje nga familja jote,e me vone drejtesia ta liroj,si te droguar e ta coj ne psiqatri por jo ta denoj me burg,per fajin qe krijoj tragjedin Droga qe ju desheroni te jet e lire!!
      Provoje njeher tek familja jot si fillim!!!!Si do te ndjehesh valle??

      Reply to this comment
      • Alkion June 16, 19:39

        Ai qe do te pij hashash di ku ta gjej, edhe nqs eshte e ndaluar. Te pakten te jete e kontrolluar cilesia nga shteti. Pastaj, ti pergjigjem pyetjes tende, sa vrasje ne 100 ndodhin per shkakun se personi eshte i droguar? E dyta, s’ka perse ta lirohet nje person qe kryhen nje krim sepse ishte nen efektin e droges ( sic ndodh edhe per ata qe jane nen efektin e alkolit). Nqs ligji parashikon kete, duhet te ndryshoje

        Reply to this comment
        • beni June 17, 08:50

          Lendet narkotike per mendimin tim duhet te lejohen,vetem per te semure mendore neper farmaci te lejuara nga firma e recetes nga doktore psiqatrie bile ne raste te ralla te pacientve!
          Kjo duhet te jete nen kontroll te repte te shtetit,per shum arsye?!
          Sa per rastin e mesiperm,mundet qe i droguari te shfaqe raste te tjera kriminaliteti,vrasjen e mora si nje shembell!!
          Kultivusit nuk jan tjetr vecse futjen e korrupsionit,ngritjen e cmimeve te agjensive imobilare dhe qeverisjes se nje organizate jo legjitime ndaj drejtesise qe e con shtetin ne nje mafie ku flitet se ekziston nje shtet e institucione per te mbrojtur te drejten e qytetarve te saj!!
          Dikujt nuk i interesojn Domatet se nuk sjellin fitim!!
          Fitimi esht kur cdo qytetar te ket mundesin e punesimit ne gjith Europen ku esht edhe qellim jon,nuk esh vetm Lazarati qe puneson e sjell pasurimin e disa individve e varferon 1 miljon shqiptar qe presin me pa durim nje mundesi shprese per tu punesuar e duke i bere Europianet te mendojn ndryshe per ne!!

          Reply to this comment
  12. bani June 16, 15:27

    Qeveria duhet te vendose rendin ne Lazarat.Te zhduke cdo bime kanabis dhe te dergoje para “drejtesise”(katran me boje) te gjithe kapot e droges.Partia e Sales eshte futur ne qymez dhe ben sehir.Luli meret me zgjedhjet se ka lene Dashon te meret me negociatat e droges. TURP PER FAQE TE ZEZE.POR MOS HARONI SE TE GJITHA LAHEN NE KETE BOTE.

    Reply to this comment
  13. Naci June 16, 15:37

    Pse?

    Reply to this comment
  14. Zigur Qarri June 16, 16:14

    Esht vertete vullneti i qeverise shqiptare,apo nje urdher i Greqise?Jo per gje,por Greqia qelbet nga kanabisi,prandaj kualitei Lazaratit shkakton rrjellje te Eurove aq te vlefshme ne kete krize drejt Shqiperise.Zogu nje here te vjen ne dore.Greqia eshte vendi i pare Europian qe ka ndaluar me ligj kanabisin,qe ne vitin 1890.Shkaku,sepse Greqia prej shekujsh ka qene e pushtuar nga Turqia.Vera qe per myslimanet esht e ndaluar,per greket eshte perdorur si sakrament ne liturgjine e tyre fetare te krishtere.Prandaj vera u emerua si droga e grekeve,kurse kanabis droga e turqve.Keshtu qe,nje ligj qe ndalonte kanabisin,ishte menyra me efikase per te kriminalizuar turqit qe jetonin ne Greqi.
    Në Greqi, importi,tregtia,zoterimi dhe konsumimi i te gjitha drogave te paligjshme denohen ashper.Edhe blerja e drogave(dhe kjo pa dallim ne mes te drogave te buta dhe te forta) per perdorim personal eshte e denueshme me ligj deri ne pes vjet burg.Por ne realitetin e sotem,praktikisht,droga tolerohet nga vete policia, dhe kjo per te zbutur konfliktet sociale.Te gjith turistet perendimor kan kostatuar se perdoruesit e kanabisit ne Greqi nuk ndiqen
    nga Policia.Megjithese te majtet e kan ngritur zerin per legalizimin e kanabisit,konservatoret dhe Kisha greke nuk jan dakord.Arsyet nuk jan demi qe sjell si droge Kanabisi,por indetitifikimi me turqit.

    Reply to this comment
    • Alkion June 16, 19:42

      Mbase eshte dhe urdher i Turqise, sipas argumenteve te tua. Mire Greqia qelbet ne hashash, po ne Turqi s’ka fare?

      Reply to this comment
  15. tani June 16, 18:03

    bravo policia. populli eshte me ju.

    Reply to this comment
  16. Janina June 16, 18:18

    E shihni sa e forte eshte skuadra e PD, nuk pyet per shtetin. Ketij i thone qyteterim. Rrofshin baglat, kakardhijat, egersirat, kafshet. Poshte rregulli, qetesia, qytetaria! Rrofte partia dhe kopeja!

    Reply to this comment
  17. . June 16, 20:09

    —————————————————————————————
    …. Rradhen e ka Drejtesia dhe arrestimi i

    kry-kriminelit te Droges Berisha, qe ka perdorur dhe avione-groge

    vetem e vetem per t’u pasuruar familjarisht.

    Ligji t’i “konfiskoj”

    pasurite e vena me para te pista dhe ato te grabitura Shqiperise.
    —————————————————————————————-
    ————————————————————————————————————-

    Reply to this comment
  18. marinari June 17, 09:47

    Ju lumtek,vendosni ligjin kete kerkon populli.

    Reply to this comment
  19. Preza June 17, 11:34

    Nderhyrja ne Lazarat ishte e nevojshme, dhe ndoshta shume e vonuar.
    Me ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste nje nga levizjet e saj per te rritur sigurine publike ne vend, duhej te ishte nderhyrja ne Lazarat. Dhe jo vetem asgjesimi i bimeve narkotike e kanabisit por venia para pergjegjesise e te gjithe atyre qe jane implikuar ne kultivimin, perpunimin e trafikimin e droges.
    Nderhyrja ne Lazarat eshte edhe nje akt simbolik qe tregon vullnetin dhe forcen e shtetit per te kontrolluar teritorin, dhe per te siguruar rendin ne vend.
    Por nga ana tjeter duhej te behej edhe per ti treguar popullit se opozita deri dje ne qeverisje e ktheu Shqiperine ne bahçe droge.
    Megjithese e vonuar perseri, nderhyrja eshte e rendesishme. Ajo duhet te çohet deri ne fund, pa kompromis me kriminelet dhe duhet te perfundoje me mbledhjen e provave te shumta e te pakundershtueshme dhe me denimin e autoreve kriminele por edhe autoreve politike nese provohet.
    Ka vetem nje difekt te rendesishem i gjithe ky operacion, ku marrin pjese disa nga strukturat elitare te Policise se Shtetit, daljet vend e pa vend te Ministrit te Brendeshem, qe eshte tashme nje figure tejet e konsumuar edhe pse ne nje kohe shume te shkurter, dhe lenia ne dore te dyte e Drejtorit te Pergjithshem te Policise, i cili duhej te ishte edhe figura kryesore e drejtimit te te gjithe operacionit policor. Marrja e atributeve policore nga ana e drejtuesve politike, siç eshte Ministri i Brendeshem, demton punen e Policise dhe i kthen aksionet e veprimet policore ne ne veprime me background politik. Ministri duhet te heqe dore sa me shpejt nga daljet e te folurat ne emer te Policise. Policia eshte nje profesion qe e kryejne policet dhe jo politikanet.
    Gjithsesi oiperacioni qe po zhvillohet edhe ne keto momente eshte i rendesishem dhe eshte nje moment kthese ne drejtim te rritjes se masave per forcimin e sigurise e rendit publik dhe kontrollin e territorit, por edhe si nje hap i domosdoshem ne forcim te shtetit ligjor.

    Reply to this comment
  20. P.A.B June 17, 13:07

    + 1.

    Me ka pelqyer sidomos par II-te [” Ka vetem nje difekt te rendesishem i gjithe ky operacion…” ] qe ngelet nje nga treguesit baze se pse Shqiperia eshte ne kete gjendje; dhe fajin e ka Politika. Gjithmone “zedhenes” te cdo fushe jane politikanet protagoniste, jo ekspertet e fushes. Ky mbikonsumim, ka sjelle qe efekti i fjaleve/ veprave te tyre; sot nuk ka me asnje rendesi. Nga loja me datat historike, keq-maanaxhimi i shtetit tek akuzat e perbindshme e pa fakte; ne Shqiperi nuk bejne me pershtypje.

    Shteti s’drejtohet me “rrugore”… [per te mos thene Rrugace] por me eksperte, specialiste dhe njerez kompetente te fushesh perkatese. Dhe gjerat kane arritur ne ekstreme te tilla [cmendurie] ku per Politiken presim mesazhe nga artiste/ shkrimtare/ aktore/ [kadare/ qose etj] dhe per “librat e historine” na nderhyn Berisha e Rama. Bota ne raste krizash merr vendime politike por planet e zbatimet i bejne ekspertet; pra shkon tek Baba, aty ku eshte njohuria dhe pervoja. Keshtu do vijojne punet per sa kohe qe Komunikatat Policore do jepen nga Sajmiri dhe Erioni (!) e keshillat per permbytje ti marrin nga znj. Topalli. Kur kemi Prof F. Hoxha nje specialist i rangut nderkombetar ne energjitike/burime ujore. per ta mbyllur me fjlaen tuaj: “polica eshte profesion per policet dhe jo Politikanet”

    z. Tahiri a ka “privatizuar” Policine ne nivele patetike e qesharake, kur duhet te mbaje distance dhe ta kuptoje se Policia eshte Institucion Shtetror i Perhershem, ndersa ai nje “kalimtar” qe neser do shkoje diku tjeter. Populli do te njihet me Gjeneralin dhe Ekspertet e Policise, ato krijojne sigurine ne Publik.

    Reply to this comment
  21. Preza June 17, 18:51

    Faleminderit P.A.B.
    Respekt per komentet tuaja objektive e realiste te cilat vine si rezultat i nje njohje te thelle e kulture te spikatur.

    Reply to this comment
  22. baba nga durrsi June 17, 20:04

    ATOMIKEN nqs ka perralla dhe rezistence spurdhjakesh! perndryshe mos i cani derrasa popullit me Afganistan, ushtria jone ne nato e traplliqe te ktij lloji!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank