Policia arreston 3 shtetas, sekuestron1.5 kg heroinë

October 24, 2014 17:48

Policia arreston 3 shtetas, sekuestron1.5 kg heroinë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Trafik 2014” , duke vënë nën pranga 3 persona dhe sekuestruar 1.5 kg heroinë të pastër.

Policia bën të ditur se është bërë i mundur  identifikimi dhe më pas arrestimi i shtetasve: Lulzim Fregjaj, vjeç 56, banues në Tiranë, Vilfred Cenolli vjeç 49, me banim në Tiranë, Klodian Spahi, vjeç 36, me banim në Tiranë.

Sipas njoftimit për mediat, është arritur të goditet në kohë linja e trafikut, Turqi – Shqipëri, duke sekuestruar sasinë prej 1.5 kg lëndë e dyshuar Heroinë e pastër, e cila ishte e ndarë në disa pako.

October 24, 2014 17:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*