Policia bën ‘kërdinë’, gjobit 167 drejtues automjetesh për 72 orë

May 29, 2018 21:20

Policia bën ‘kërdinë’, gjobit 167 drejtues automjetesh për 72 orë

Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve policia rrugore e Tiranës ka ushtruar kontroll ku ka konstatuar shkelje nga drejtuesit e mjeteve dhe  motomjeteve në shkeljen e semaforit, mos vendosjen e kaskave mbrojtëse, përdorimin e celularit, mosrespektimin e shpejtësisë dhe drejtimin në efektin e alkoolit.

Përgjatë 72 orëve policia e Tiranës ka gjobitur rreth 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Ndërkohë, policia njoftoi se aksioni do të vijojë dhe do të marrin masa për parandalim e aksidenteve të cilat shkaktojnë shumë në plagosjen apo në rritjen e bilanceve e të  vdekurve.

o.j/dita

May 29, 2018 21:20
Komento

2 Komente

  1. XXXL May 30, 03:17

    Lereni “kerdine” qe ka bere Plicia per drejtues mjetesh, te bere garroqe e tape me raki, me shpejtesi tej normave te lejuara etj etj, por si media behuni mbeshtetes te punes se saj te veshtire, qe punojne me qytetare pordhace, kane dy lek ne xhep si drogaxhinj e te shtypin me makine.
    Ne Amerike per keto shkelje pervec gjobes se kripur, heqjes se lejes te drejtimit te automjetit (Driver License) ben edhe……… burg.
    Mos jepni lajme sikur cfare keni zbuluar, mesohuni me rregullin dhe me ligjet.

    Reply to this comment
  2. miri May 30, 08:59

    Policia e shtetit e tregon trimerine me ata qe jane familjare dhe nuk jane drogaxhinj se prej tyre (droagaxhinjve ka frike).polici fodulle dhe e mbushur me pijanece qe nuk respektojne as rregullat e qarkullimit por as dhe te drejten qytetare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*