Policia bllokon 20 mjete lundruese

August 5, 2016 12:28

Policia bllokon 20 mjete lundruese

Pas aksidentit me vdekje të turistit rus, i cili u godit nga një motor uji në Himarë policia kufitare ka ndërmarrë një operacion të gjerë për bllokimin e e mjeteve të lundrimit pa dokumentacion e që shkelin perimetrin e sigurisë  në plazhe duke rrezikuar jetën e pushuesëve.

Sipas policisë prej 1 qershorit e deri më datën 3 gusht Policia Kufitare ka bllokuar 13 mjete lundruese nga të cilat 1 skaf, 2 gomone dhe 10 motorrë uji.

Njëkohësisht në kuadër të masave për sigurinë në plazhe Policia Kufitare iu ka dërguar 20 shkresa bashkive qe kanë në juridiksion plazhe për marrjen e masave me qëllim krijimin e perimetrit të sigurisë.

Po në këtë kuader gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 6 takime me përfaqësues të pushtetit vendor.

Prej mëngjezit  të sotëm Policia Kufitare ka nisur një operacion në të gjitha plazhet e vendit për bllokimin e të gjitha mjeteve lundruese që jan pa dokumentacion apo që shkelin perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesëve.

Prej mëngjesit e deri në këto momente janë bllokuar 7 mjete lundruese , nga të cilat 1 gomone dhe 6 motorr uji.

August 5, 2016 12:28
Komento

1 Koment

  1. Arturi August 5, 12:48

    Duhet te vdesin njerez qe administrata te beje detyren e saj! 🙁
    Nejse, me mire vone se kurre!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*