Policia për kontrollin në Doganë: U kap një pistoletë dhe vula false

October 29, 2019 15:12

Policia për kontrollin në Doganë: U kap një pistoletë dhe vula false

Policia e Shtetit ka dhënë një deklaratë në lidhje me operacionin që zhvilloi mesditën e sotme në Doganën e Tiranës.

Sipas policisë aksioni është “vijim i planit të masave për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit, doganave dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë”.

Policia njofton se këto kontrolle janë “për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në tërësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike”.

Më poshtë pjesë nga deklarata:

“Në vijim të kontrollit të zhvilluar ditë më parë në Portin e Durrësit, mesditën e sotme kontrolli është përqëndruar në doganën e Tiranës, me qëllim kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin në doganë, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si edhe të ambienteve dhe lokaleve përreth doganës.

Në operacion u përfshinë 200 forca policie nga FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Për kontrollin e territorit krahas punonjësve të Policisë u përdorën drone dhe qen antidrogë.

U kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme.

Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 7 persona.

Policia e Shtetit do vijojë kontrollet në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital apo në numrin 112, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm”.

 

o.j. /dita

October 29, 2019 15:12
Komento

1 Koment

  1. Mark October 29, 16:15

    Tallni bythen me ket milet se ju ka ardh dita

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim