“Test FBI-je për çdo drejtues policie. Çmim për kokën e çdo të kërkuari”

October 22, 2017 12:09

“Test FBI-je për çdo drejtues policie. Çmim për kokën e çdo të kërkuari”

 

Në takimin që po zhvillohet në Ministrinë e Brendshme, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se me mbërritjen e agjentëve të FBI-së e gjithë policia dhe drejtuesit e saj do të kalojnë në sitë.

“Më në fund pas dy vjet përpjekje për të sjellë këtu agjentët e FBI dhe pas nënshtrimit në Uashington të memorandumit, për pak ditë vjen këtu një ndër agjentët më prestigjiozë të FBI, për të mbështetur policinë në luftën kundër krimit të organizuar. Nuk mbaron me kaq. Mbërrin edhe një agjent tjetër me kuota besueshmërie maksimale për të mbështetur policinë nga Gjermania. Po diskutojmë me një kompani hetimesh dhe auditimesh që drejtohet nga ish-agjentë të FBI-së. Këtu do jemi, do shohim dhe do flasim. Do sjellim në radhë të parë një eksperiencë që ne nuk e kemi. Do sjellim një fuqi motivuese që na duhet. Do sjellim edhe instrumentet e tyre operacionalë, për vettingun.

Nuk do ketë drejtues policie që nuk do kalojë testin. Dhe ju e dini se çdo me thënë të kalosh testin e FBI. Ka dhe një instrument për sinqeritetin. Këtu do shkojmë më tutje me një plan shumë të qartë, duke shfrytëzuar maksimalisht eksperiencën dhe bazën që keni vendosur ju këtu”, tha shefi i qeverisë.

Sakaq, Rama vuri në dukje se do ti propozojë qeverisë që të vendosë çmim për kokën e çdo të kërkuari në Shqipëri

“Nuk kishte gjë më të keqe për policinë sesa video e Elbasanit. E papranueshme. Nëse këtu do të kishte prokurori dhe gjykatë në lartësinë e betejës nuk do kishte ardhur dita të shikonim atë video.

Çdo drejtues dhe çdo punonjës policie që nuk është përzier me krimin të mbajë kokën lart dhe të jetë i sigurt që është i garantuar dhe i mbështetur fuqimisht për të mbajtur lart flamurin e policisë që ne e kemi ngritur dhe nuk e ul dot asnjë sulm balte. Vetting bëhet për ata që e kanë ndyrë uniformën.

Sot nuk ndodh më që njërin e hedh andej, tjetrin këtej. Secili këtu rri me meritën dhe karrierën e vet. Së dyti, luftë çdo ditë dhe çdo natë në territor për të vazhduar fazën e dytë që kemi nisur, për të vazhduar kapjen dhe çuarjen deri te dera e gjykatës të atyre që janë në kërkim, me çdo çmim. Do ti propozoj qeverisë që të vendosë çmim për kokën e çdo të kërkuari në Shqipëri. Kush e denoncon dhe mundëson duke e denoncuar kapjen e tij, do paguhet”.

October 22, 2017 12:09
Komento

4 Komente

  1. intelektuali October 22, 13:28

    PO PER KOKEN E NARKOTRAFIKANTIT SAIMIR TAHIRI SA LEKA DO TE DAROVITESH O EDI RAMA?

    sepse:

    Deri tani ke leshuar vetem LEKA per koken e Dritan Zaganit, qe ishte Komisar Policie ne Vlore, i cili pati guximin te ta thote te verteten ne sy per Habilajt e Tahirit dhe ti jo vetem qe e masakrove duke e shpallur ARMIK te popullit, por shpalle edhe shperblim duke kerkuar koken e tij ne tepsi nga Mafia e droges me pushtet totalisht ne sherbim te Rilindjes Enveriste.

    Reply to this comment
  2. info analitike October 22, 18:47

    Ky eshte koka e krimit aq sa nuk e beson me askush ne Europe, duke filluar nga teto Merkeli qe i ka vene vizen si politikan, jo me kot po preferohet Vucic e jo ky psikopati qe tregon barcaleta.

    Reply to this comment
  3. Hajro October 22, 22:09

    Sa eshte cmimi per koken tende drogaxhi?

    Reply to this comment
  4. Arben October 23, 06:03

    PO PER ATO QE KE VJEDHUR VETE,

    DO VARESH NE LITAR, APO TE VARIM NE??!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim