“Policia do t’ua nxijë jetën grupeve kriminale”

April 16, 2018 12:05

“Policia do t’ua nxijë jetën grupeve kriminale”

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa duke folur në Forumin Qytetar për Sigurinë Publike në Elbasan, tha se vetëm në këtë qark janë identifikuar 2-3 grupe kriminale, që siç tha vetë ministri “policia do ua nxijë jetën”.

“Në Elbasan kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë dhe po punojmë për to për di dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt të mund ti vëmë para përgjegjësisë penale. Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Për secilin nga ata duhet të jetë shumë e qartë që policia do ua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë”, tha Xhafaj.

Ai foli për rezultatet e këtyre muajve të operacionit “Forca e Ligjit”, ku sipas ministrit janë goditur 7 grupe kriminale, me 100 persona të arrestuar.

“Ka qenë dhe është operacion i suksesshëm, brenda pak muajve kemi arritur të skedojmë të gjitha grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri apo ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me grupet e tjera kriminale dhe jo vetëm kemi evidentuar se cilat janë po në bashkëpunim dhe në drejtimin e prokurorisë kemi mundur të godasim pjesë të rëndësishme të këtyre grupeve kriminale.

Janë vetëm 3-4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe të tilla kriminale me rreth 100 persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale. Policia e Shtetit përmes strukturave të posaçme, task force speciale qendrore dhe rajonale të dedikuara për luftën kundër krimit të organizuar të ngritura në çdo qark janë duke punuar për t’i ndëshkuar këto grupe kriminale.

Ata personalisht, po dhe asetet e tyre të krijuara nga kjo veprimtari kriminale”, tha Xhafaj.

a.s/dita

April 16, 2018 12:05
Komento

8 Komente

  1. minushe April 16, 13:35

    sa mire qe gjoja dha doreheqjen Ardian Nezha ….se ishte I korruptuar……

    Reply to this comment
  2. Altini April 16, 14:19

    Qe kur ka ardh ky ne MB vallaj kane ndryshuar gjerat.

    Reply to this comment
  3. Franko April 16, 14:19

    Une jam vet nga Elbasani dhe e shikoj ndryshimin qe eshte bere tek siguria.

    Reply to this comment
  4. Kreshniku April 16, 14:20

    Qe gjerat po ndryshojn nuk do as mend as kalem se po e ndjejm cdo dite vet.

    Reply to this comment
  5. Bredi April 16, 14:20

    Ai Rama kte xhafen duhet ta kishte vendosur qe ne mandatin e pare.

    Reply to this comment
  6. Drini April 16, 14:20

    Ky vallaj eshte nder te vetmit qe po punon ne qeveri

    Reply to this comment
  7. MH April 16, 15:10

    Kur historia gjindet e perhershme ne deklarimet e udheheqesve me ndryshime cilesore:
    Nga!
    “Do ju ngrije buzeqeshjen ne buze”.Do ju nxije ma zi se te zite e kepuces”.Opozitarve pluraliste. Pushteti i Unit.Fodullekut feudal!

    Me sot ne Elbasan:
    “Do ua nxijmë jetën” Krimineleve te cdo ngjyre e ka fjalen.Ne vendosjen e rendit dhe te shtetit shtet!

    Reply to this comment
  8. mirel April 16, 15:16

    Ore Altin. Kater komente dhe ketu, por me nick tjeter. Vallaj, nuk u lodhke per ministrin e Ramutit.
    Vallaj nga Tema, e vallaj ketej.
    Po vallaj e kupton qe dukesh qe je i vetmi qe ben 10 komente per Xhafen?
    Sa te paguaj per ti thurrur lavde te madherishmit Ramut. Se vallaj pa leke nuk behet kjo pune..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*