Italianët e quajnë “baron droge”, Gjykata e Durrësit e liron
Nga Arkiva
Gjykata e Durresit ka lënë të lirë shtetasin Alket Hatija, i cili u arrestua para katër ditësh në qytetin bregdetar, pasi kërkohet nga drejtësia italiane.
Policia kërkoi 40 dite burg me qellim ekstradimin e Hatijes drejt Italisë, por gjykata ka refuzuar kërkesën duke e lënë të lirë.
Hatija është arrestuar sipas të dhënave të karabinierëve të Milanos, që e kërkonin në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg.
Media italiane Ansa, shkruan se 44-vjeçari jetonte në një vilë-bunker në Berat, dhe ruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.
Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë.
Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.
Hatija njihej si një trafikant i “pastër”, pasi nuk e prekte asnjë gram të substancës me dorë.
Në sajë të telefonatave rreptësisht të kontrolluara ai ishte në gjendje të lëvizte sasi të mëdha drogë.
Nese vertete eshte lene i lire nga nje palogjykaes, ky bastard,i akuzuar me fakte nga drejtesia italiane si baron i droges,atehere poliia te arrestoje gjykatesin si shkeles i ligjve qe me ndegjegje nga fuqi e pushteiti, behet pal me krimin.Apo prit gomar te bije bari i thone kesaj Reformes ne Drejtesi,vettingut e dekriminalizimit.Mjaft me.MJAFT,o sot o kurre duhet vendoset pika mbi i-ne ndaj palogjykatesve e prokuroreve qe vazhdojne te abuzojne me pushtetin.
Edi Rama sot i ka te gjitha mundesite te pastroje gjykatat,prokurorite,avokatite,noterite e portite nga te kapurit e botes se krim-korrupsionit-mofjozo-imoralo-politik ne dte e vite.Ne te kunderten te mos ja zere poltonin e krieministrit atije shiptari qe i takon,qe i thote uit i thote uje e bukes ,buke.