Policia e Gjirokastrës ndalon 71 klandestinë sirianë
Gjithnjë e më shumë Shqipëria po preferohet nga emigrantët sirianë që të kalojnë për në vendet e tjera të Evropës. Një grup klandestinësh nga Siria janë ndaluar nga policia sot pasdite në Gjirokastër.
Mësohet se janë 71 klandestinë, mes tyre gra dhe fëmijë, në luginën e lumit Drino.
Ata kishin hyrë në vendin tonë përmes kufirit jeshil me Greqinë, dhe kishin si destinacion Malin e Zi.
Komento
Ende pa komente
Shiko komentet
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento