Policia e kërkon prej një viti, të dyshuarin e “kap” noterja

December 6, 2017 15:15

Policia e kërkon prej një viti, të dyshuarin e “kap” noterja

 

Prej një viti është në kërkim nga policia, por ky fakt nuk e pengon të shkojë tek noterja dhe të japë një deklaratë noteriale për Gjykatën Krimeve të Rënda.

Kështu ka vepruar Xhovalin Baco, një nga të akuzuarit e grupit të Treblovës. Të akuzuarve, në tetor të vitit 2016, iu gjetën në total rreth 10 tonë kanabis sativa, raporton Top Channel.

Në seancën e së mërkurës, në Gjykatën e Krimeve të Rënda avokati i Bacos i dorëzoi trupit gjykues një deklaratë noteriale të mbajtur në datë 22 nëntor të këtij viti përpara noteres Valbona Meçe në qytetin e Vlorës.

Në këtë deklaratë, i shpalluri në kërkim Xhovalin Baco pranonte se kishte dijeni për procesin dhe se kërkonte që të mbrohej nga avokati i tij, Erion Laze, ndërsa nga ana tjetër Policia e Vlorës raporton se nuk e gjen dot këtë person.

Dokumenti noterial i personit në kërkim u administrua nga gjykata.

Seanca më pas u shty, sepse një tjetër anëtar i dyshuar i grupit, Reshat Radhima, edhe ai në kërkim, gjykatës nuk i rezulton që ai apo ndonjë familjar i tij të ketë marrë dijeni për zhvillimin e këtij procesi.

Në historinë e grupit të Treblovës, ku të gjithë të dyshuarit akuzohen për 10 tonë kanabis, i dyshuari kryesor është Taulant Haxhiraj.

Për personat që ende nuk gjenden nga policia, trupi gjykues i kryesuar nga Klodian Kurushi, deklaroi se do të njoftonte Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe e shtyu seancën për një tjetër datë.

December 6, 2017 15:15
Komento

2 Komente

  1. Arben December 6, 16:41

    PERSE, FALLE DO TE HIDHTE NOTERJA,

    QE TE MESONTE SE E KERKONTE POLICIA,

    PO JA EDHE E MESOI, DO TE LERE KOKEN

    PER TA NDALUAR?????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    LLOGARI I KERKOHET POLICISE, ESHTE AJO

    QE I MBRON KETA TIPA.

    Reply to this comment
  2. info analitike December 6, 16:43

    Bravo cunat e Tahorrit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*