Policia e Kosovës sekuestron arsenal armësh dhe para, tre serbë në pranga

March 14, 2018 20:23

Policia e Kosovës sekuestron arsenal armësh dhe para, tre serbë në pranga

Policia e Kosovës ka sekuestruar sot një sasi të madhe armatimi dhe municioni si dhe para të gatshme në fshatin Ranillug.

Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar tre serbë.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente, dhe sipas planit operativ të quajtur “MORAVA” sot është vepruar në terren, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar të nacionalitetit serb, përcjell tg.

Mësohet se janë sekuestruar:

një pushkë mitraloz (PM) M 84 me 182 fishek cal 7.62 mm,

një armë AK 47 me katër karikator me 16 fishek cal 7.62 mm,

një tytë trombllonike,

një arkë e mbyllur me municion (1200 fishek) cal 7.62 mm,

një pushkë gjuetie me 23 fishekë,

dy thika luftarake,

si dhe 29,170 (njëzet e nëntë mijë e njëqind e shtatëdhjetë ) Franga CH, 5,000 ( pesë mijë) dollarë amerikan, 7,720 ( shtatë mijë e shtatëqind e njëzet) euro.

s.a/dita

 

March 14, 2018 20:23
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 March 15, 10:48

    një tytë trombllonike,???????????????
    granathedhs??
    nuk keni ndonjë foto tjetër,por paraqisni këtë me gëzhoja??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*