Policia: E papranueshme ajo që ndodh gjatë natës, kemi hequr 18 patenta

June 30, 2018 09:37

Policia: E papranueshme ajo që ndodh gjatë natës, kemi hequr 18 patenta

Në kuadër të aksionit për parandalimin e aksidenteve policia rrugore ka zhvilluar sërish aksion në autostradën Tiranë–Durrës, ku ka pikasur drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi të madhe, pavarësisht reshjeve të shiut.

Siç shihet edhe në videon e shpërndarë nga policia, janë pezulluar 18 leje drejtimi.

“Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara duke u kthyer në burim aksidenti. 143 – 179 Km/h. E pa pranueshme kjo shpejtësi dhe ne kushtet e lagështirës ne rruge. 18 Leje Drejtimi te pezulluara gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para te mëngjesit”- njofton policia.

Por ka edhe një apel ndaj drejtuesve.

“Festoni, argëtohuni por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor”, është apeli i policisë.

o.j/dita

June 30, 2018 09:37
Komento

1 Koment

  1. Arben June 30, 10:00

    Ketyre mire ua bejne,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*