Policia e shpall në kërkim, vajza i lë pa fjalë me përgjigjen në Facebook

September 19, 2016 15:14

Policia e shpall në kërkim, vajza i lë pa fjalë me përgjigjen në Facebook

Një adoleshente që po kërkohej nga familja e saj ka lënë pa fjalë policët. Njoftimi për humbjen e 17-vjeçares nga Carindale u bë në faqen zyrtare të Policisë në Facebook, ku shkruhej : “A mund të na ndihmoni që të gjejmë këtë vajzë 17-vjeçare, e cila ka humbur?”

Menjëherë ka ardhur reagimi i vajzës, e cila ka parë njoftimin në Facebook dhe ka komentuar. Ajo shkruan se është mirë dhe ndodhet në dhomën e saj të gjumit, por e gjitha ishte një sajesë e motrës së saj pas një sherri që kishin pasur.

Përgjigja e vajzës në statusin e Policisë është kthyer në një gallatë në rrjetet sociale, ndërkohë që policia i ka kërkuar që t’i telefonojë ata ose të paraqitet në stacion policie që ata të sigurohen plotësisht që ajo është mirë dhe e gjitha ishte një lojë e motrës së saj.

qp

September 19, 2016 15:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim