Policia: Dhunimi i vajzës, Prokuroria nuk kërkoi arrestimin e Rrajës

September 28, 2018 19:43

Policia: Dhunimi i vajzës, Prokuroria nuk kërkoi arrestimin e Rrajës

Policia e Shtetit doli në një deklaratë pasditen e sotme në lidhje me rastin e Fushë Krujës, duke bërë të ditur se është pezulluar oficeri i policisë Gentian Çitozi, i cili nuk marrë denoncimin e vajzës në prani të Rexhep Rrahjas.

Në deklaratë thuhet se Policia ka vazhduar hetimet pavarësisht tërheqjes së kallëzim nga ana e vajzës, madje është referuar edhe në prokurori si rast.

“Oficeri i policisë Çitozi, nuk ka vepruar sipas ligjit sepse ka qenë prezentë edhe Rexhep Rraja dhe oficeri është pezulluar. Më pas është marrë kallëzimi i vajzës. Pavarësisht kërkesës së shtetases që është tërhequr nga kallëzimi, policia ka vazhduar me çështjen. Çdo masë e ndalimit nuk është kompetencë e policisë. Policia nuk e ka ndaluar hetimin, por e ka referuar atë në prokurori”, tha Policia e Shtetit.

 

Deklarata e plotë e zv/drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj

Jemi sot këtu për të informuar lidhur me veprimet e Policisë së Shtetit në trajtimin e çështjes që lidhet me shtetasen Xhisiela Maloku.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, përmes Drejtorisë së Standarteve kreu nje hetim administrativ të të gjithë veprimeve të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit në trajtimin e kësaj çështje.

Në përfundim të këtij procesi sqarojmë në mënyrë kronologjike se :

Pasditen e datës 21 Korrik 2018 rreth orës 17, pranë Komisariatit Nr.3 në Tiranë është parqitur shtetasja Xhisiela Maloku e cila ka depozituar kallëzim ndaj shtetasit Rexhep Rraja për përndjekje dhe kanosje me mesazhe telefonike.

Për shkak të përgjegjësisë territoriale të vendbanimit kësaj shtetaseje, në të njëjtën ditë në orën 21.40 pranë Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës, shtetasja Xhisiela Maloku është thirrur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi për të dhënë deklarimin e saj lidhur me ngjarjen. Kjo është bërë publike edhe nga komunikata ditore e Policisë së Shtetit e datës 22.07.2018 të cilën mund ta verifikoni në çdo moment duke vizituar faqen e internetit të Policisë së Shtetit.

Oficeri i policisë Çitozi, nuk ka vepruar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale për marrjen në pyejtje të një shtetasi, pasi prezent ka qenë edhe shtetasi Rexhep Rraja i cili është personi nën hetim, me pretendimin se palët janë pajtuar midis tyre.

 Për këtë arsye oficeri Çitozi është pezulluar nga eprorët e tij, në këtë rast nga Shefi i Komisariatit

dhe është referuar në Prokurori nga SHÇBA.

Ditën e Hënë më datë 23.07 2018 çështja e shtetases Maloku është referuar në Prokurori. Në këtë moment çështja kaloi nën kompetencë të Prokurorisë dhe prokurorja duke e patur tanimë çështjen nën kompetencën e saj, vendosi që këtë procedim t’ia kalojë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme oficerit të policisë Emiljano Nuhu, në datën 27.07.2018.

Oficeri i Policisë Emiljano Nuhu, ka filluar të kryejë veprime me këtë çështje pas kësaj date. Në zbatim të urdhërit të delegimit nga Prokurorja nga 11 detyra ka zbatuar vetëm 4 prej tyre.

Në asnjë prej këtyre detyrave të zbatuara, nuk është kryer marrja në pyetje e personit nën hetim Rexhep Rraja.

Sqarojmë se marrja në pyetje e shtetasit Rexhep Rraja, marrja e tabulateve si dhe kqyrja e telefonit për këtë shtetas, ka qenë detyra e parë e deleguar nga Prokurorja e çështjes, dhe që nuk janë zbatuar.

Pavarësisht kërkesës për heqje dorë nga kallzimi i vet shtetases Maloku dhe kërkesës për ta tërhequr denoncimin, drejtuesi i Komisariatit të Policisë Krujë, duke vlerësuar rëndësinë e këtij kallëzimi dhe duke vlerësuar faktet dhe rrethanat e tjera të lidhur me to, nuk ka lejuar ndërprerjen e hetimit.

Pra, ndryshe nga sa paraqitet në media, shtetasja Maloku është tërhequr nga kallëzimi kurse policia nuk është tërhequr nga hetimi i çështjes.

Madje brenda 24 orëve ka vazhduar procedurën me Prokurorinë. Çdo masë sigurie, ndalimi ose arrestimi i tij, që pretendohet se mund të merrej ndaj shtetasit R.Rraja nuk janë kompetencë e Policisë së Shtetit. Ligji jua njeh këto të drejta vetëm Prokurorit dhe Gjykatës.

Në respekt të publikut sqarojmë se shtetasja Maloku është mirëpritur dhe trajtuar me përparësi nga policia. Situatat e krijuara nga tërheqja e denoncimit të shtetases, nuk i kanë dhënë policisë mundësi ligjore për të ofruar urdhërin e mbrojtjes.

Në përmbledhje të sa më sipër:

– Oficeri i Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi është pezulluar nga detyra dhe është proceduar penalisht për shkelje të procedurave standarde të punës së oficerit të policisë;

– Pavarësisht se shtetasja Maloku ka tërhequr denoncimin dhe në çdo rast policia duhej të kishte ndaluar hetimin, policia jo vetëm që nuk e ka ndaluar hetimin por për shkak të vlerësimit të situatës Policia e ka referuar çështjen në Prokurori.

– Policia e Shtetit i ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe çështja është tashmë nën hetim nga Prokuroria.

I gjithë dokumentacioni konform Kodit të Procedurës Penale gjendet në dosjen hetimore.

Policia e Shtetit është e vendosur për përmbushjen e misionit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe veçanërisht të garantojë mbrojtjen e duhur ndaj grave dhe vajzave.

 

v.l/ Dita

September 28, 2018 19:43
Komento

4 Komente

  1. Arben September 28, 19:50

    Policia e kokaines, thuaj, se e njerezve jo e jo.

    Reply to this comment
  2. MH September 28, 21:07

    Me u nis thjesht nga nji cike mendje.
    Vajza nuk ka pse shkon te denoncoje pa nji fare detyrimi per te drejten e vetebrojtjes se vete.
    Eksperiza mjekoligjore verteton qe vajza ka shenja dhune.
    Terheqja e akuzes nga vajza ka dy mundesi mendimit.Ose ka ra ne godi me djalin dhunues ose djali i ka ushtrue kercnim nga ma i thjeshti deri ne marrje jete.
    Ne fund drejtesia duhet te punoje shume per te arrit vertetesin e kesaj ngjarje dhune kriminale.Pavarsisht te ranjes ne godi nese ekziston ky variant.Drejtesia te mos vlersoj poziten e babait te djalit deputet.Perkundrazi kjo pozite te ndeshkohet ma shume pikrisht se qenka deputet dhe djali hidhka shurren terma.Para ligjit dhe drejtesise te gjithe jemi te barabarte e nese nuk jemi duhet vettingu te baj pune te forte ne drejtesin sociale te mbare popullit.Pa dallime feje krahine politike pozite pasurie.

    Reply to this comment
  3. ALBAN DEGA September 28, 21:38

    PERDHUNUESIT E XHESILES NE PRANGA !

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    CFARE MASKARALLEKU DHE MASHTRIMI BANDITESK I SALI BERISHES DHE PERDHUNUESVE POLITIKE E MEDIATIKE TE PARTISE BABALE LULEZIM BASHES, EDI PALOKARI, GRIDA DUMA, MONA CIZMHA… BASIR COLLAKU, BLENDI KORAN TOPTANI E CO. I JANE VERSULUR SI HIENAT NJE VAJZE FATKEQE DHE PO E PERDHUNOJNE ME KEQ E ME BARBARISHT SE I DASHURI I SAJ !
    NESE AJO ESHTE MBI MOSHEN 18 VJECARE KA TAGER TE PLOTE LIGJOR DHE AVOKATI E DESHMITARI PAMOR I SAJ TREGON PA MEDYSHJE SE NUK KA PARE ASNJE SHENJE DHUNE NE TRUPIN E SAJ DITEN QE KA TERHEQUR DENONCIMIN E SAJ QE ESHTE E NJEJTA DITE ME PARAQITJEN E SAJ NE POLICI .
    PO ASHTU AVOKATI I SAJ VERTETON QARTAZI SE MARRESI I DENONCIMIT NUK ESHTE MASHTRUESI DHE CIMKA E BERISHES NE POLICINE E FUSHE-KRUJES EEMILJANO NUHU, POR OFICERI I POLICISE GJYQESORE GENTIAN CITOZI!
    TE NJEJTEN GJE E RIKOFIRMON ZYRTARISHT DHE LIGJERISHT, ME FAKTE E PROVA TE PAKUNDERSHTUESHME, DREJTORESHA SHCBA-SE Z. ANILA TRIMI QE ME 21 KORRIK 2018 EMILJANO NUHU NUK KQ QENE FARE NE STACIONIN E POLICISE SE FUSHE KRUJES.
    QE KETU BIE KREJT KESHTJELLA PREJ RERE RENASH SKANDALOZE TE REGJIZOREVE SALEH BERISHES, LULEZIM BASHES… DHE SKENARISTIT TE PAGUAR PREJ TYRE DHE TE DESHTUAR KEQAZI BASIR COLLAKU, CKA ME OSE PA PAGESE NGA PARTIA BABALE PERBEN NJE KRIM TE RENDE DHE NJE SHKELJE FLAGRANTE TE LIGJEVE SHQIPTARE DHE NDERKOMBETARE TE PERSERITUR TE TYRE PER AZILIN POLITIK DHE PER DESTABILIZIMIN POLITIK TE VENDIT .
    PERVEC HETIMIT TE NGJARJES SE DHIMBSHME TE XHESILA MALOKUT, TE HETOHET EDHE ROLI I NDYRE I KAMIKAZIT TE BERISHES DHE PARTISE BABALE, BASIR COLLAKU JO VETEM NE KETE RAST, POR EDHE ATE TE DRITAN ZAGANIT, I DENUAR ME VENDIM TE FORMES SE PRERE ME TRE VJET BURG NGA GJYKATA E VLORES.
    NJEKOHESISHT MINISTRIA E BRENDSHME, MINISTRIA E DREJTESISE DHE PROKURORIA E PERGJITHSHME TE PERGATISE DOSJEN ME DOKUMENTE E DESHMI LIGJORE DHE TE KERKOJE NGA KOLEGET E TYRE TE ZVICRES ANULLIMIN E STATUSIT TE AZILANTIT POLITIK PER DRITAN ZAGANIN DHE EKSTRADIMIN E TIJ DHE TE EMILJANO NUHUT NE SHQIPERI PER KRIME TE RENDA DHE MASHTRIME FLAGRANTE ME QELLIM QE TI JEPET FUND SAGES SE PARTISE BABALE DHE MAFIAS SE SAJ MEDIATIKE, QE, SIC E FSHIKULLOI MJESHTETISHT DEPUTETI I PS-SE DHE KRYETARI I KOMISIONET TE LIGJEVE TE KUVENDIT TE SHQIPERISE ZOTI ULSI MANJA MBREME NE “OPEN” TE TOP CHANAL , JANE KTHYER NE ZYRA AZILI POLITIK TE RREME DUKE SHKELUR LIGJET SHQIPTARE DHE NDERKOMBETARE !
    PERDHUNUESIT POLITIKE… DHE MEDIATIKE TE XHESILES NE PRANGA !
    LIGJ E DREJTESI !
    ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN !

    Reply to this comment
    • Arben September 29, 07:53

      Dmth perdhunuesit ne pranga, ata qe i mbrojten

      medalje dhe ata qe i denoncuan ne pranga gjithashtu.

      vizitohu tek ndonje doktor shoku.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim