Policia e Shtetit: Në të gjithë vendin morëm nën ruajtje 5301 qendra votimi dhe 90 KZAZ

June 21, 2015 08:27

Policia e Shtetit: Në të gjithë vendin morëm nën ruajtje 5301 qendra votimi dhe 90 KZAZ

Policia e Shtetit njoftoi se në të gjithë vendin ka marrën nën ruajtje 5301 qendra votimi dhe 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor, ndërsa për ruajtjen e tyre janë angazhuar gjithsej 5960 punonjës policie.

“Nga shërbimet e policisë gjatë natës nuk janë evidentuar probleme që lidhen me përmbushjen e detyrave në kuadër të procesit zgjedhor.

Krahas përmbushjes së detyrave në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat policore gjatë natës së mbrëmshme kanë qenë totalisht të angazhuara për garantimin e rendit e të sigurisë publike dhe kanë kryer detyrat në përmbushje të misionit të Policisë së Shtetit.

Dorëzimi i objekteve zgjedhore të marra në ruajtje është bërë konform rregullave të përcaktuara dhe punonjësit e policisë tashmë janë larguar nga Qendrat e Votimit dhe KZAZ-të e janë vendosur në Komisariate, stacione policore dhe në ambientet e përcaktuara (përjashtuar qendrat ku vijon procesi).

Gjatë gjithë kohës lëvizja e punonjësve të policisë në zbatim të akteve normative do të bëhet me automjete me mbishkrimin “automjet i Policisë së Shtetit i angazhuar me detyra zgjedhore” dhe vendosja e forcave të policisë do të bëhet në Komisariate/Stacione Policie dhe në ambientet e përcaktuara, ku do të jetë i vendosur mbishkrimi ‘vendqëndrim i policisë për zgjedhjet’.

Në çdo rast, ndërhyrja e forcave të policisë për rivendosjen e rregullit brenda Qendrës së Votimit do të bëhet me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit e të sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor. Situata në të gjithë vendit deri tani paraqitet e qetë”, thuhet në njoftimin më të fundit të Policisë së Shtetit.

June 21, 2015 08:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*