Policia po e rifiton besueshmërinë

March 2, 2018 11:46

Policia po e rifiton besueshmërinë

Është për Shqipërinë,
një lajm i shkëlqyer,
gjashtëqind kilogram,
dhe e papërzier!

Kësaj po-i thonë,
kokaina lumë,
se bëhet në treg,
nja tri herë më shumë!

Hap i madh përpara,
është për policinë,
kështu rifiton,
besueshmërinë!

Ne që duam vendin,
jemi shumë krenarë,
se operacioni,
është vetëm shqiptar!

Tregon se ne kemi,
gjithë kapacitetet,
po vëmë në kontroll,
tokën edhe detet!

Brinjë më brinjë trafiku,
këtu u qëllua,
një super aksion,
u kurorëzua!

Gjysëm tonelate,
kokainë e kapur,
një betejë e madhe,
me krimin është hapur!

Miliona euro,
kur u merr-or mik,
kuptohet që kokën,
e vë në rrezik!

Ne e dimë që krimi,
egërsisht hakmerret,
në favor të tija,
janë të gjitha sherret!

Thikën policisë,
përsëri ja nguli,
Mona me Petritin,
edhe mender Luli!

Si grusht i bashkuar,
Fronti i Qymyrit,
volli helm e vrer,
përjashto Ilirin!

Iliri-me llumin,
zërin s’e bashkoi,
policinë e shtetit,
qartë e përgëzoi!

E humbi toruan,
i shkreti Vasil,
tha plot marrëzira,
i kapur gafil!

I shkreti Vasil,
në ekstrem kaloi,
si dështim të Ramës,
e interpretoi!

Si dështim të Ramës,
edhe të Fatmirit,
e interpretoi,
Fronti i Qymyrit!

Jemi të dënuar,
të dëgjojmë çudira,
po ku është dështimi,
more qelbësira!

Kur një flalë të mirë,
nuk e thua dot,
është më mirë të heshtësh,
o zoti idiot!

BE-SHBA- të,
një zë përshëndetën,
ata të qymyrit,
fare vetëm mbetën!

Antimafia foli,
dhe për herë të parë,
tha-operacioni,
është vetëm shqiptar!

U nxi keq PD-ja,
edhe LS-ja,
se për ta shënjestër,
është policia!

Policia jonë,
o Front i Qymyrit,
s’është pronë e Edit,
dhe as e Fatmirit!

Ajo është e Shtetit,
e popull sovranit,
po ec dëgjo jermet,
e Lulash Katranit!

Fronti i Qymyrit,
është i gjithë në jerm,
do helmojnë veten,
me gjithë atë helm!

E-sa do të thonë,
këta “shakatarë”,
po të tilla kërma,
s’mund të jenë shqiptarë!

Arben Duka

March 2, 2018 11:46
Komento

15 Komente

  1. info analitike March 2, 13:19

    Po pse o bejtexhi ku ishte policia deri me sot me Tahorrin? Ore hashashi vazhdon te kapet me tonelata ne Itali e Greqi e jo ne Shqiperi. Para ca ditesh nga nje aksident u shpernda hashashi rruges te ishte per policine as qe do te zbulohej gje. Krimi eshte ulur kembekryq ne vend. Nuk ka dite pa vrasje.

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA March 2, 14:47

    Të lumtë Arben Poeti!
    Pozitiv denken, thone gjermanët!
    (Mendo pozitivisht!)
    Te shikosh fenomenet shoqerore pozitivisht do te thote te ndjekesh pulsin e jetës, dinamiken e zhvillimit!
    Te gezohesh per sukseset e vendit tend!
    I ligu e futi Vendin ne qorrsokak!
    Nje vend i varfer si Shqiperia, me shume te pa pune, shume analfabete, ku te rinjt bien shpesh pre e Krimit, nje sukses sado i vogel duhet pershendetur!…Aq me teper qe edhe. Nderkombetaret dhe agjensit kryesore te lajmeve e pershendeten me vleresimet me te mira!
    Kjo jep shprese se Shqiperia po i kthehet normalitetit!…
    Vetem zemerzinjt nuk gezohen!….
    Vetem njerzit meskinë , shpirtngushtë dhe ata politikane qe e shohin Shqiperine nga kendi i Luftes së pistë politike nuk gezohen!…
    Poezia jote eshte me nje karakter te thelle popullor dhe kjo karakteristike e ben ate te kuptueshme per çdo shtrese te popullit, edhe per bujkun, edhe per puntorin e thjeshte, edhe per bariun, edhe per studentin, ushtarin apo intelektualin!
    Mjetet poetike figurative jane te thjeshta dhe kjo e bene krijimtarine tende komunikuese!
    Poezia jote nuk eshtë hermetike, figurat letrare jane te goditura dhe lexuesi e kupton menjehere qe Poeti eshte ne anen e Njeriut te Punes dhe te se drejtes!
    Kjo e forcon veçanrisht karakterin popullor te krijimtarise!…
    Fjala rrjedh natyrshem dhe vargu ruan ritmin dhe muzikalitetin, rrjedhshmerine dhe kjo rrit fuqine shprehese!
    Kjo veçori e ben krijimin letrar , nga ana tjeter të ruaj orgjinalitetin dhe individualitetin poetik!
    Tema qe ke trajtuar nuk eshte e lehte per tu trajtuar, sepse shpesh edhe me mediet vizuale dhe te shkruara dominon kronika e zezë!…
    Beteja me Krimin nuk eshte e lehtë!
    Por kur Policise se shtetit i bashkohet perkrahja e popullit, vet Demokracia fiton vitalitet!
    Po degjoja sot ne nje televizion vleresimet nga njerzit e thjeshte te popullit.Gjithnje e me shume shqiptare e duane dhe e vleresojne Polcine e tyre!
    Dhe ti Poet ben shume mire qe i bashkohesh ketij mendimi pozitiv mbarepopullor!
    E keqja do te mundet!

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN March 2, 16:25

      he mo he , mire qe dole ti ,
      te bej nje pietje une ? jo se ky pppppoeti it nuk e spjegon
      nga e pate qe ishte e paperzier kokaina ??
      derguat ate te gjatin , jo se ate e keni kriekspert ju 😛
      nje rresht me shkruaj si pergjigje aman , te kerkoj falje qe tani po deshe qe te ngacmoj per udheheqesin 🙂

      sidoqofte ‘fronti i qymyrit’ ben mire qe ‘shan’ çdo rezultat
      nuk ka menyre me te mire per tu vetdiskretituar ….

      Reply to this comment
      • Tartufi March 2, 17:24

        O c me bere per te qeshur [ me frontin e qymyrit ]
        Kjo race budallenjsh ,qendrojne te pa tundur aty tek shkalla e perjetsheme e mjerimit. Lexo
        Ne te gjithe popujt e kesaj bote mbine te mencurit dhe te urtet qe kerkojne te ndricojne mendjen e te varferve te mjerimit te madh. Shkojne dhe pjesin per ndricim te mendjes,, C fare ndihme te te japim te shikoshe me mire per te nesermen ?? Kerkesa e ndihmes nga i mjeruari . Lexo.. Mua te mjeruarin me shikim te shkurter me ler keshtu sic jam,,,,, por te lutem shko tek ai prane atij muri dhe qoroje nga syte,te mos shikoj terre jeten e tij. Mos haro ,po qe se pranon te ma beshe per te dyten here ndihmesen tende, hiqu nga shpirti miqeve te tij ndricimin per ti dhene doren e ndihmes ketij qori. Ky eshte fronti i qymyrit,qe vdes si i
        ndihmuar dhe ndihmus nga te urtet.

        Reply to this comment
      • N.VJOSA March 2, 17:37

        Ti BLAcK,
        bën mirë që dyshon, por gazetat u çanë duke thenë që është e pastër, e papërzier, bile edhe duke berë llogarit sa kushton ashtu e sa kështu….
        Ai i gjati, qe ti i thua “krieekspert” i pame vetem Këmbën e mesit qe e kish te gjatë , por e mbuluan shpejt me gjethe dhe populli e mbuloi me vota…Duke provuar miell, nuk e kemi parë…
        … thote Saliu, por Saliu thote shumë gjera…Sali Dixhitalin vetëm ti e beson…!
        Kaq sa per te shuar kurjozitetin…Po do te provosh “të gjatin”,… provoje,
        e mban vet pergjegjesinë!…

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku March 2, 17:55

          O Neti Shurra te paska met menja ke kemba e mesit e atij te gjatit o i gjore. Qeke ene beqir zotnia jote.

          Reply to this comment
          • N. March 2, 18:44

            Ty Zagar Xhuxh,
            qe ke per qellim vetem te fyesh, mos bej rolin e provokatorit, se ti leroj te gjitha vrimat e Kokes!
            Mos mendo se e kam te veshtire te gjej dhe ta shurros ate Fytyren tende te felliqur, qe ben trimin para
            kompjutrit!…
            Yyyt Plehrë!

          • Plaku Xhuxhumaku March 2, 22:26

            Ou mos o Neti Shurra, mos na tremb keshtu, se pastaj nuk te le te hash mut sa andej ketej.

  3. katarakti March 2, 16:49

    Ne Frontin e Qymyrit i dashur Duka bejne pjese edhe disa nga komentuesit e perhershem te “Dites”. Qe nuk lene rast pa hedhur helm kunder çdo arritjeje te qeverise se tanishme. Keta plehra do te ishin shume me te lumtur sikur drogen ta zbulonte Italia apo Gjermania sesa policia shqiptare. Urrejtja ndaj “Rilindjes” i ka bere qe te mos duan as vendin e tyre. Deri me tani ishin mesuar te akuzonin qeverine deri ne Bruksel si te lidhur me krimin dhe drogen, por faktet tani flasin ndryshe. Harruan keta plehra qe i dhane leje me ligj Lazaratit qe te kultivonte droge. Dhe pasojat e ketij qendrimi po ndihen edhe sot. Keto funderrina enderrojne kohen e rrumpalles dhe nuk duan as shtet dhe as ligje. Por ajo kohe ka perfunduar. Pak nga pak; duan apo nuk duan halabaket apo sherbimet e huaja, Shqiperia do te behet.

    Reply to this comment
  4. Socialisti i Ndershem March 2, 18:01

    “Policia po rifiton besimin”- thua ti poet.
    A nuk do te ishte me interes per te gjithe ( edhe per ata qe pergjerohen dhe permallohen nga vargjet e tua) te na thuash PSE dhe SI e humbi besimin qe sot po e rigjen.

    Reply to this comment
  5. Cuku March 2, 18:17

    Ben Duka ,,,te lumte dora
    Je mjeshter I fjales
    Respekte,,,,

    Reply to this comment
  6. Mark .U.K March 2, 19:49

    Mire se poetaruci servil partiak paguhet po kta te cilet me idiotsin qe i karakterizon kta fuksat e ish sigurimit komunist si Neti Vjosa etj a i paguen kush.

    Reply to this comment
  7. Mark .U.K March 2, 19:51

    Mire se poetaruci servil partiak paguhet po kta te cilet me idiotsin qe i karakterizon kta fuksat e ish sigurimit komunist si Neti Vjosa etj a i paguen kush.Cfar suksesi kur kapen me tonelata drog qe kalojn nene mbikqyrjen e policis.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*