Policia reagon për funeralin e Kaçifas dhe thirrjet antishqiptare

November 8, 2018 22:00

Policia reagon për funeralin e Kaçifas dhe thirrjet antishqiptare

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë zyrtare për funeralin e minoritarit Kostandino Kaçifas ditën e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës, si dhe për thirrjet antishqiptare nga ekstremistët grekë.

Në reagimin zyrtar thuhet se në doganën e Kakavijes u ndaluan 44 qytetarë grekë që të hyjnë në Shqipëri, Policia Shqiptare dispononte informacione se mund të krijonin incidente në Bularat.

Gjithashtu u proceduan penalisht për nxitje të urrejtjes dy shtetas grekë, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urretjen.

Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar  elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste. Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas.  Ndaj personave të shoqeruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.

Policia e Shtetit thekson se ka pasur gjatë gjithë kohës me Policinë Greke për elementë me prirje ekstremiste.

 

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË SË SHTETIT:

Gjatë mesditës së sotme, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, Gjirokastër u zhvillua ceremonia mortore e të ndjerit K.K.

Policia e Shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangjen e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese.

Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.

Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja  në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen.

Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar  elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas.  Ndaj personave të shoqeruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.

Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.

Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavijes.

v.l/ Dita

 

 

 

November 8, 2018 22:00
Komento

11 Komente

  1. kinezi Lu November 8, 22:20

    Jam i ri ne moshe dhe nuk e njoh mire historine, po ne kohen e Enverit keshtu kane bere nga hera greket, kane qene zot shtepie ne shtepine e tjetrit?

    Reply to this comment
  2. geg hyseni November 8, 22:54

    Enver Hoxha te kjofshim fale/ Tan Shqipnia te kerkon te gjalle/ Jo me te vu ne krye venit/ Po me te ba Minister te Renit….Jan do fjale nga i malcore prej Kelmendit!!!

    Reply to this comment
    • fteri November 9, 10:04

      Z.Gegë Hyseni !
      ju falenderoi për poezinë tujë të mrekullueshme.Vetëm se kam një korigjim të vogël të vargut ku duhet korigjuar ME TË VU NË KYRYE TË VENDIT .
      PRA:
      // Enver Hoxha të kjofsha falë,
      Tan Shqipnia të kërkon të gjellë,
      Me të vu në krye të vendit ,
      Me të bë ministër të rendit …
      Jan do fjalë zemre ,
      nga ia malcori prej Kelmendit !!!//

      Por Dua të jap një koment të hidhur për ngjarjen Kacifias në Bularat -Gjirokastër.

      Ata që shpalosën flamurin grek ishin inkursionistët e bandit (grupi shovinistë që përfajqësonte sipas vetëm një pjesë të vogël të kombit grek , këta shfrytëzuan cermoninë mortore të Kacifias për politikë shovinizmi e nacionalizmi grekomadh duke shpalosur flamurin e Megalo-idesë të v.1844

      Ekstremisti Kacifis i lindur në fshatin shqipëtar të Bularatit të banuar me minoritar grek kërcënoi me armë jetën dhe integritetin shqipëtar të forcave të rendit,për këtë veprim mori përgjigjen që merioton çdo kriminel në të katër anët e planetit,renea na nderoi faleminderit.

      Ata bandit që erdhën nga greqia dhe ndonjë nga shqipëria ishin shovinistë të tërbuar ,pasardhës të andarve grek që shqiptarët historikisht i kan pritur me armë në dorë nga popullsia ,jan këta katila të sotëm grek që bënë ligjin në cermoni të varrimit në teritorin shqipëtar.

      Turp për këta bandit shovinistë kur ju vërsulën shqipëtarve me parulla se vorioepiri është greqi etj…,shpalosën me dhunë në tokën shqiptare sikur të ishin në greqi flamurin e tyre me përmasa të mëdha ,shoqëruar me parulla urrejtje vdekje shqiptarve dhe shqipëria është greqi etj…kapaku i banditëve ishte bllokimi i rrugës .Ilir Meta që fle gjumë mos vallë duhet të mbledhë sigurin kombëtare?

      Këta shovinistë ekstremistë që nuk duan fqinjësi të mirë me ne ,mos vallë duhet të priteshin jo me armë si diikur por me ligjë e kushtetutë të R.SH-së.

      Çfar ndodhi në këtë varrosje të këtijë banditë ,u shmang një provokacin , mirë bëri ,por tani duhet të vepri ligji Z. President Ilir Meta,përse HESHTË !….???.. -denancoje Eurodeputeten Qipëriote për nxitje të konflikteve të forcave shoviniste gereke kundër shqipërisë në parlamentin Europian ,kërkoni përjashtimin e sajë nga ky parlament .Ti je edhe komandant i kushtetutës vendit ,KLD-së dhe qeverisë gjyqësorit mos hesht së denancuari z. president në zbatimin e ligjeve të kushtetutës shqiptarte dhe sidomos sot kundër ngritjes krye të shovinizmit Grek kundër shqipëtarve.

      Është turp e paradoks të qëndroni në bisht të situatës tani që grekët politizuan varrimin me vorioepirin ,

      Mos hesht kundër banditëve grek të që na okupuan në shtëpinë tonë në Bularat .Z. President !…për pushtetin tënd ekonomik e politik ,apo të gjithë klasës re politike mos heshtëni mos u bëni faktor i turpit si DISA deputet minoritar që nuk ngrejnë asnjë flamur shqipëtar në këtë komunë shqipëtare të Bularatit.

      Ndërsa mirë u bë që nuk u ngrit asnjë flamur shqipëtar në këtë arkivol e cermoni banditësh mafioz të andarve Grektë vorioepirit..

      Do ndyhej flamuri shqipëtar po të ngreihej me këta bandit shovinisët ekstremisë ,këta jan mostra nuk përfajqësojnë kurr popullin e ndershëm grek ,por vetëm një pakicë ,shovinistët e Megali-mretërisë Athinës të v. 1891 ,atëherë Greqia fantazonte të sundoi gjithë ballkanin ,pas tërheqëjes pushtimit turk .

      Këta shovinistë duhet të demaskohen deri në parlamentin europian ,por dhe shqiptar,duke filluar me gjarpërin Vanxhel Dule me shokë që ha bukën e shqipëtarve dhe lehin pa pushim për shovinistë Grek ,kjo nuk duhet lejuar.

      Reply to this comment
  3. Babalja November 8, 23:30

    Ata 12 te arestuarit neser i lironi prape ju.
    Helbete prish marredheniet pastaj.
    Pse i late te hynin?
    Po pse ore me keto kurvelleqe do ta genjeni popullin gjithmone ju?
    Respektin e popullit e fitoi RENEA.
    Me kete nuk dua te them qe kenqemi kur vriten njerez. Mos o Zot. Por RENEA nuk kishte rruge tjeter.
    Ju sot e keni humbur respektin.

    Reply to this comment
  4. Zgalem November 9, 02:29

    Dihej qendrimi I extremisteve greke dhe e disa minoritareve te Dropullit , ndaj ngjarjes me teroristin Kacifas . Ne te gjithe ngjarien dhe diten e ceremonies mortore , spikati kultura dhe dinjiteti I popullit shqiptar dhe injoranca dhe mungesa e frymes emancipuse te popullit grek , qe nuk njef as nje realitet konkrete , por vetem ideollogji denigruse te kishes greke . Greku e ka arshivuar historine . Nuk e njef ate , por njef vetem pralla te perpunuara nga Megalloideja shoviniste . Shqiptaret u japin uje me bisht te luges grekeve , por qendrimi I dy deputeteve shqiptare Vangjel Tavo dhe Vangjel dule , duhet te analizohet ne Kuvend . Ku e gjeten te drejten te respektojne nje terrorist te regjur dhe nje grup tjeter terrorist , qe erdhen , per ceremony . Keta deputete duhet te japin llogari , sepse jane me kombesi greke , por forumi I larte , eshte shqiptar .Keta duhet te ngrinin dhe flamurin shqiptar , sepse nen hijen e tij , jane keta , qe jane , te mirembajtur dhe te shkolluar . I vetmi mekanizim , qe funksionon , jane zgjedhjet . Nuk besoj te kete shqiptare , qe u jep vote , ketyre bukeshkaleve . Zgalem

    Reply to this comment
  5. Nasho Ksera November 9, 05:26

    O sot o kurre na duhet nje Enver per ta vene ne binare vendin tone qe klikat tradhetare te 30vjeteve te fundit e kane nxjerre nga shinat.
    Mallkuar qofte brez pas brezi ky taraf halldupesh pa atdhe qe kane drejtuar kete vend.

    Reply to this comment
  6. **** November 9, 08:44

    Pulicat shqiptare paskan rapotuar ye policia greke, s e more vesh tina apo nuk e more vesh..
    C me kujtuat Prefektin e Robert Ndrenikes.
    Si i tha ajo, dal ta gjej kush te mori ne telefon.
    Alo, kush jeni? Contralisti??
    Contralisti..contralistiiiiii Qaaazoooo..aiii ai e ka fajin.qazooo qazooooo..
    Qazimoooo…

    Reply to this comment
  7. Simonian November 9, 13:39

    Jasht varezat greke nga Shqiperia.
    Ato jane kali i dyte i Trojes kunder sovranitetit e sigurise kombetare.
    Qeverite shqiptare te 30 vjeteve te fundit do te mbajne pergjegjesi per kete akt, qe nuk ka emer tjeter vec atij te TRADHETISE KOMBETARE.
    Jasht varezat greke os skandale e provokacione te medha do te kemi se afermi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*