Policia e Stoke City tallet me Ozil, e quan një “person të humbur”
Nga Arkiva
Siç e keni marrë vesh, Arsenal pësoi një tjetër humbje të shtunën teksa u mundën minimalisht nga Stoke City. I zemëruar nga rezultati, një tifoz i Topçinjve përdori Twitter për të kontaktuar policinë e qytetit të Stoke duke u shprehur se fitorja e Potters ndaj Arsenal ishte një “vjedhje”. Gjithsesi, forcat policore nuk nguruan të kthenin një përgjigje mbresëlënëse.
“Na falni për vonesën e përgjigjes, por kemi qenë të zënë duke gjetur një person të humbur, me mbiemrin Ozil. E keni parë gjë?”
Por më pas, policia e Stoke bëri edhe një përgjigje për të qetësuar tifozin. “Shpresojmë që të jesh mirë sot dhe të mos të ketë ofenduar përgjigja,” shkruan policia një ditë më pas. “Ne mundohemi t’i marrim gjërat me të qeshur. Shihemi sezonin tjetër.” Gjithsesi, një përgjigje klasike e policisë së Stoke.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento