Policia fushatë sensibilizuese për sigurinë rrugore

August 18, 2016 11:17

Policia fushatë sensibilizuese për sigurinë rrugore

Vijon Fushata sensibilizuese nga Policia e Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Drejtoria e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin po vijojnë fushatën sensibilizuese për ndërgjegjësimin e përdoruesëve të rrugës  për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Vijon shpërndarja e rreth 50 mijë fletëpalosjeve ku u jepen drejtuesve të automjeteve në pikat e kalimit kufitar, porte dhe në akset rrugore nacionale.

Fushata sensibilizuese sot po vijon në Portin e Durrësit dhe në akset rrugore  të këtij qarku. Kjo fushatë do vijojë në gjithë Shqipërinë. Por njëkohësisht paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë 24 orëve të fundit janë arritur këto rezultate.

Janë vendosur gjithsej 2.015 masa administrative.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga këta 4 të pa pajisur me Leje Drejtimi  dhe 4 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej  38 Leje Drejtimi, nga këto: 8 për pije alkoolike, 23 për shpejtësi dhe 7 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë vendosur 507 masa administrative për mosvendosje rrip sigurimi e përdorim celulari,  144 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 213 masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar,  si dhe janë dërguar në OASH, 48 drejtues mjetesh.

August 18, 2016 11:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*