Policia gjen 86 dokumente identiteti të humbura (lista e plotë)

March 25, 2014 09:19

Policia gjen 86 dokumente identiteti të humbura (lista e plotë)

Dhjetëra karta identiteti, pasaporta biometrike e leje drejtimi automjetesh, që ishin denoncuar të humbura nga qytetarët, janë gjetur nga Policia e Tiranës. Drejtoria e Policisë së kryeqytetit i bëri dje thirrje pronarëve të këtyre dokumenteve të paraqiten për t’i tërhequr ato në organet e Policisë. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për 86 dokumente të ndryshme, humbja e të cilave ishte denoncuar në të gjitha komisariatet e Tiranës. Ato janë gjetur nga shërbimet e Policisë dhe të gjitha janë administruar në Komisariatin Nr. 3. Objektet që kishin humbur dhe janë gjetur, janë 67 karta identiteti, 8 pasaporta biometrike, 7 leje drejtimi automjetesh, si dhe karta studenti, fletëhyrje për në ministri etj. 

Policia bën publike listën e personave që kishin denoncuar humbjen e këtyre sendeve, bashkë me llojin e dokumentit që tashmë është gjetur. “Kemi publikuar listën e sendeve dhe dokumenteve të gjetura, të cilat janë deklaruar të humbura dhe që administrohen nga Komisariati i Policisë Nr. 3. U lutemi shtetasve që të paraqiten te Komisariati Nr.3 Tiranë për t’i tërhequr”, thuhet zyrtarisht nga Policia.
Mësohet se pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve kanë humbur në territorin që mbulohet nga Komisariati nr. 3, ku janë bërë edhe më shumë denoncime. Përveç dokumenteve të gjetura, Policia ka publikuar edhe emrat e 86 personave që i kishin denoncuar në 6 rajonet e Tiranës dhe u bën thirrje që të paraqiten për t’i marrë. Por, nga ana tjetër, burimet thanë se denoncime të tilla bëhen thuajse çdo ditë dhe objektet e gjetura nuk janë as 50 për qind e atyre të humbura.

Megjithatë, Policia njofton se për çdo rast kur do të gjenden patenta, karta identiteti, pasaporta, apo edhe dokumente të tjera të rëndësishme, do të publikohen në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. Numrin më të lartë të dokumenteve që u kanë humbur qytetarëve e mbajnë letërnjoftimet (kartat e identitetit), por nuk mbeten pas as pasaportat biometrike dhe patentat. Por ka edhe dokumente të tjera, si urdhër mjeku, karta studenti apo edhe fletëhyrje për në institucione të ndryshme zyrtare, të cilat janë deklaruar të humbura.

 

Lista e personave që kanë humbur dokumentet:

E. GAVELLI, leje drejtimi
Th. GJIKA, leje drejtimi
B. RROTAJ, leje drejtimi
L. ELEZI, leje drejtimi
E. ZANI, leje drejtimi
B. HOXHA, leje drejtimi
A. DEVOLE, leje drejtimi
E. LOKA, kartë identiteti
M. MONE, kartë identiteti
E. RUKAJ, kartë identiteti
F. ISUFAJ, kartë identiteti
H. BRAHO, kartë identiteti
V. BLLIKU, kartë identiteti
Sh. GOLECI, kartë identiteti
H. ÇELA, kartë identiteti
V. PRIFTI, kartë identiteti
D. KAMBERI, kartë identiteti
S. SEFA, kartë identiteti
L. MUÇA, kartë identiteti
B. BRUÇI, kartë identiteti
E. MELANI, kartë identiteti
E. KAMBERI, kartë identiteti
L. SPAHIA, kartë identiteti
A. LANI, kartë identiteti
B. HOXHA, kartë identiteti
E. DISHA, kartë identiteti
E. GJONI, kartë identiteti
Sh. ZYMA, kartë identiteti
A. HYSAJ, kartë identiteti
I. BIBA, kartë identiteti
E. GUÇE, kartë identiteti
K. ZYBERI, kartë identiteti
F. BARDHI, kartë identiteti
J. PILINÇI, kartë identiteti
J. IMSHTARI, kartë identiteti
K. SULAJ, kartë identiteti
K. LOKA, kartë identiteti
Th. GJIKA, kartë identiteti
G. SALLA, kartë identiteti
J. AJDINAJ, kartë identiteti
I. BAKIAJ, kartë identiteti
L. OKSETI, kartë identiteti
E. MEMINAJ, kartë identiteti
K. RUSTEMI, kartë identiteti
V. RAMA, kartë identiteti
T. EMIRI, kartë identiteti
R. TOPI, kartë identiteti
D. KAPLLANAJ, kartë identiteti
L. ELEZI, kartë identiteti
B. RROTAJ, kartë identiteti
E. MUHADRI, kartë identiteti
A. REXHA, kartë identiteti
R. DURRSI, kartë identiteti
A. KAPAJ, kartë identiteti
V. BAJRAMI, kartë identiteti
Sh. SHKALLA, kartë identiteti
G. SHEME, kartë identiteti
B. BAMI, kartë identiteti
A. BIÇAKU, kartë identiteti
R. LIKA, kartë identiteti
A. BEKA, kartë identiteti
S. ÇETA, kartë identiteti
K. KAJA, kartë identiteti
T. VORA, kartë identiteti
A. BEHAJ, kartë identiteti
E. ZANI, kartë identiteti
A. RUKAJ, kartë identiteti
Xh. SYZIU, kartë identiteti
A. THANASAJ, kartë identiteti
A. DEVOLE, kartë identiteti
M. BEBA, kartë identiteti
E. KOCJA, kartë identiteti
E. ÇELAJ, kartë identiteti
K. DASHI, kartë identiteti
B. MATRAKU, pasaporta biometrike
E. GJONI, pasaporta biometrike
A. GJATA, pasaporta biometrike
A. MEKOLLARI, pasaporta biometrike
J. LEKA, pasaporta biometrike
E. ZAIMAJ, pasaporta biometrike
J. GJIKOLAJ, pasaporta biometrike
R. KODRA, pasaporta biometrike
E. HOTI, kartë identiteti fëmije

V. BLLIKU, kartë studenti

M. MONE, urdhri i mjekut
V. PELINXHI, fletë-hyrje në Ministrinë e Mbrojtjes

 

March 25, 2014 09:19
Komento

11 Komente

  1. P.A.B March 25, 09:35

    i lumte police qe publikon online nje qender per kete problem.

    Ne shume vende (dhe me te zhvilluara se ne) rekordet nuk jane te kompjuterizura per “sendet e gjetura”. Njerezit shkojne rajon me rajon me shprese se dikush i ka gjete/dorezuar.

    Reply to this comment
    • greiss March 25, 11:31

      Policia me ne fund ne pune, ne krye te detyres dhe ne sherbim te qytetareve, po fillojme te ndjehemi me te sigurte se kemi mbeshtetjen e shtetit per problemet tona qe nuk kane fund, por te pakten shohim drite ne fund te tunelit.

      Reply to this comment
    • joana March 25, 11:33

      po shohim nje realitet krejt tjeter nga c’jemi mesuar, me pare policia mbronte vetem interesat e pushtetit, sot kemi nje polici qe eshte ne sherbim te qytetareve. gjerat po fillojne te marrin rrjedhen si duhet dhe po behet edhe Shqiperia nje shtet si e gjithe Europa.

      Reply to this comment
    • animus March 25, 16:34

      2 gjera duhen thene;
      1 – se pari nuk na thuhet sesi e ku i kane gjetur policet keto karta????
      2. – Nuk eshte korrekte te publikohen emrat e personave pa u bere se pari perpjekje per ti kontaktuar keta persona lidhur me “humbjen”/gjetjen e dokumenteve. Cili eshte interesi publik per te nxjerre nje liste emrash…?? Emrat e tyre mund te keqinterpretohen (apo edhe keqperdorur ne vjedhjen e identitetit te tyre). Nese keto dokumente jane humbur apo vjedhur – policia ka per detyre kthimin e tyre tek personi, publikimn e numrit dhe karakteristikave te dokumenteve – apo publikimn per ata persona qe nuk eshte bere e mundur kontaktimi.

      Reply to this comment
      • P.A.B March 25, 17:14

        Pershendetje greiss & joana, pervec rendit policia ka funksione te tjera qe shpesh i harrojme, vec kur na lidh halli na bie nder mend 🙂 Nje Polici e “bute e me inteligjence” ka efekte te medha ne jeten tone; sado i vogel te duket gjesti.

        animus,

        1) Shume sende te humbura, perfundojne ne Polici sepse publiku ( pjesa me kulture/ndergjegje) i dorezon aty, shume nga ne do e benim. a) mendojme si te na kish ndodhur ne b) na ben te ndihemi mire nje gjest i vogel altruist. Dokumentet shpesh jane ne portofol, nje hajdut xhepi merr parate e le ate ne vendin me te afert; stola/ autobuze, aeroport etj. ose harrohen diku.

        2) Ke te drejte per publikimin por Policia ka treguar kujdes…emrat nuk jane dhene; me teper i kuptojne te interesuarit, jo ne. Policise nuk i lejohet te bej “kerkim aktiv” te na gjeje per dicka qe kemi humbur. I kemi per Police, jo koriere/ babysitter 🙂 S’del koha sa sende humbin, s’paguhen per ate pune.

        Me kete liste policia po mundohet, seriozisht. Eshte detyra e qytetarit te pyese ne rajon. Policia Publikon raste te rralla; nese gjindet nje cante me £50.000, jep detajet kur del i zoti per 1 vit, vlera i jepet atij qe e dorezoi.

        Ne dy vende te Eu-Q & Lindore kam pasur probleme me Humbjet; ne te parin kur pyeta a “ka zyre qendore, sistem te kompjuterizuar te shikojme online” thane me tallje 🙂 ku je ktu ne Londer? Me drejtuan ne te gjitha rajonet, lagje-per-lagje! Vune doren ne zemer se ish w-end e duhej te udhetoja te Djelen; bene telefonatat ne cdo rajon, e dikush e kish dorezuar pashaporten. Personi s’kishte lene emer/kontakt as per nje falenderim. Ne vendin e 2-te, meqe sendi i humbur s’kishte vlere me shume se te beja xhiro neper Policite e kryeqytetit, e lashe fare. Ne rajonin e vetem ku shkova, pyeta per “nje sistem unik te sendeve te gjetura” me pane sikur kisha dale nga Deti. [te dy, shtete me te zhvilluara se ne]

        Me listen me siper, lexoj nje kujdes te Policise Shq., dhe ku duhen falenderuar, ate e meritojne!

        Reply to this comment
        • animus March 25, 17:41

          Se kuptoj se per cfare kujdesi e ke fjalen nga ana e policiese pasi emrat e e personave jane lehtesisht te identifikueshem. Kritika ime ka te bej kryesisht me median qe publikon pa marre mundimin te investigoje apo editoje informacionet qe marrin apo u jepet nga policia. Nuk besoj se eshte ne interesin publik publikimi i emrave.
          Mendoj qe policia duhej te mjaftohej me kerkesen apo thirjen e njerezve qe kane objekte/dokumente te humbura, pra sensibilizimin e tyre…qofte edhe duke percaktuar objektet apo dokumentet e vjedhura/humbuar qe ka ne dispozicion Policia mund edhe te publikoje kete info ne website-in e saj online – por me duket qesharake qe nje media e shtyp serioz te publikoje emra njerezish qe u kane humbur dokumentet. Po sensibilizimit (pse jo edhe te here pas hershem) te publikut- por jo botim te bulletineve policore ashtu sic i marrin nga zyra e shtypit te MB.
          Ky gjoja lajm eshte botuar nga shumica e siteve online shqiptare. Kjo eshte ose keqkuptim i rrolit te nje media serioze ose dembellek intelektual e profesional e mbushje te faqeve mediatike me cfaredo lloj gjeje qe te ze syri ne natyre apo online… … ……

          Reply to this comment
      • Lost December 19, 07:39

        Nese policia nuk do publikonte emrat, si do ishin ne dijeni personat te cilet kane humbur dukumentat identifikuese perkatese.

        Reply to this comment
  2. lexuesi March 25, 11:40

    Nje gje krejt e zakonshme, qe ishte e pamundeshme, behet e mrekullueshme, ne sherbim te te gjitheve si nje sjellje e civilizuar,kur eshte e predisponuar ta beje nje institucion qe kualifikohet nepermjet punes per te qene i kulturuar.Gjeni nje menyre stndarde te nje formati “on line”ne faqen e Minisrise se brendeshme, te nje buletini ose te nje medie tjeter publike per t’u ardhur ne ndihme njerezve “non stop”. Njoftojeni ne media dhe do te keni mirenjohje plot.Duke ju percjelle falenderimet e mia per kete qe keni bere, shpreh besimin se kete do ta vleresojne pozitivisht te tere.

    Reply to this comment
  3. hosteni March 25, 12:30

    pyetja qe shtrohet eshte : ku i gjeti policia edhe si i gjeti ?????????????

    Reply to this comment
  4. alina March 25, 14:40

    merite e policise e cila po ben nje pune serioze, bravo

    Reply to this comment
  5. asjola December 10, 22:20

    Me ka humbur portofoli me dokumenta. Jane shume te rendesishme per mua. Kush i gjen.. dhe sidomos patenten italiane.. jap shperblim 5.000 leke. Mund tme kontaktoni ne adresen e emailit. Faleminderit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*