Policia gjobit “hajvanin” në qendër të Tiranës

January 11, 2017 18:11

Policia gjobit “hajvanin” në qendër të Tiranës

Policia ka vendosur që të gjobisë një person i cili kishte parkuar pranë televizionit publik. Edhe pse me një automjet tepër luksoz, drejtuesi i automjetit nuk ka tentuar që të shikojë tabelën e ndalim-qëndrimit, por ka zgjedhur të parkojë në vendin e parë që sheh.

Por habia më e madhe ka qenë targa që ky drejtues i ka vendosur makinës së tij, “hajvan”. Me sa duket ka qenë nxitje dhe për policinë për t’i prerë gjobën.

Të bësh ironi me veten dhe ta quash hajvan, duhet të jetë shkalla me e lartë e inteligjencës. Ndaj nuk e besojmë që pronari i makinës, ofendohet nga titulli i mësipërm.

January 11, 2017 18:11
Komento

4 Komente

  1. kujtesa January 11, 20:13

    Nese policia eshte nisur pikerisht nga tabela qe shohim para makines,atehere ajo eshte totalisht gabim!
    Tabelat qe rregullojne qarkullimin e makinave,e kane fuqine pas tyre dhe jo perpara tyre!
    Nese prapa makines nuk ka tabele te tille,atehere kete gjobe ta paguajne ata qe e kane vene.
    Tjetra,pas tabeles qe vertet ka fuqi ligjore,polici nuk ka vene asnje bllokues rrote. Edhe kjo mjafton qe te themi se gjoba eshte selektive me arsyetimin e vetem pse ky tipi e ka vene targen me ate emer te personalizuar!
    Ndoshta ketij robi i duket vetja i forte si kafshe.
    Pune per te por gjoben nuk e ve dot policia pse ky qenka kafshe!

    Reply to this comment
  2. Mark uk January 11, 20:14

    Me siguri ka qene socialist!

    Reply to this comment
  3. albi January 12, 09:40

    hajvan turqisht dmth kafshe, keshtuqe teorikisht nuk ka ndonje gje te keqe…;)

    Reply to this comment
  4. XIXA January 12, 17:06

    KJO ESHTE TARGE NE FILIPINE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*