Policia greke: Ilir Kupa ka hyrë në territorin shqiptar

August 6, 2013 08:12

Policia greke: Ilir Kupa ka hyrë në territorin shqiptar

Policia greke dyshon se Ilir Kupa ka hyrë në Shqipëri. I arratisuri nga burgu i Trikalasë disa javë më parë mendohet se ka kaluar në territorin shqiptar, ndërsa autoritetet tona nuk kanë ende të dhëna për të konfirmuar këtë dyshim. Mësohet se Ilir Kupa nuk ka asnjë çështje të hapur në Shqipëri, por është shpallur në kërkim nga Interpoli. Sipas policisë greke, dyshohet se në territorin shqiptar kanë hyrë edhe dy të arratisur të tjerë. Policia greke mendon se Kupa mund të jetë ndihmuar nga barinj shqiptarë, të cilët punojnë ligjërisht në shtetin fqinj.

Pak ditë më parë, ambasadori ynë në Athinë, Dashnor Dervishi, tha se ka nisur përpjekjet për të negociuar dorëzimin e Ilir Kupës, duke komunikuar edhe me të afërmit e tij në Shqipëri, por pavarësisht kësaj, Ilir Kupa rezulton ende I lirë.

Kupa u arratis nga burgu i Trikalas së bashku me 10 shqiptarë të tjerë në 22 mars. Grupi i të arratisurve u shpërbë shumë shpejt, pasi dy prej tyre u kapën brenda 24 orëve. Tre të arratisuru vranë më vonë gjatë përpjekjeve të policisë për t’i kapur, një u arrestua pas një grabitjeje në Peristeri disa javë më parë, ndërsa për katër të tjerë nuk dihet ende vendndodhja e sigurt.

 

I arratisuri nga burgu i Trikallës, do e vuajë dënimin grek në Shqipëri

Ilir Kupa, një nga të arratisurit nga Burgu i Trikallës në Greqi, i arrestuar në muajin janar në kryeqytet pas një operacioni të forcave speciale, nuk do të ekstradohet. Gjykata e Tiranës ka zhvilluar ditën e djeshme seancën gjyqësore ndaj Ilir Kupës. Gjatë seancës prokuroria ka kërkuar që gjykata të konvertojë dënimin. Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka njohur vendimin e asaj greke dhe ka vendosur që Kupa të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri. Kupa ishte gjobitur me 10 milionë lekë për mospagim taksash. Masa me gjobë Ilir Kupës në shtetin grek i ishte konvertuar me 10 muaj burg. Ndërsa në Tiranë ai është marrë nën akuzë për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”, pasi u kap me dy pistoleta dhe gjithashtu hetohet në Greqi për pjesëmarrje në grabitje të armatosur, përfshirjen e mundshme në vrasjen e një vajze në market dhe të një polici në operacion. Kupa mohoi akuzat, duke thënë se nuk di gjë për këtë dënim dhe po kështu avokati i tij kërkoi të mos njihej ky dënim.

 

August 6, 2013 08:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*