Policia greke rrëzon pretendimet: Kaçifa nuk u vra për flamurin

October 29, 2018 14:18

Policia greke rrëzon pretendimet: Kaçifa nuk u vra për flamurin

Policia Greke ka rrëzuar të gjitha pretendimet që minoritari Kostandino Kaçifa të jetë vrarë për flamurin apo të jetë provokuar nga pala shqiptare.

E përditshmja greke “Kathimerini”, por edhe media të tjera të Athinës, citojnë burime zyrtare të Policisë Greke që thonë se autoritetet e vendit të tyre kanë qenë vazhdimisht në kontakt me palën shqiptare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke, Aristeidis Andrikopoulos, ka kontaktuar me homologun e tij shqiptar dhe është mbajtur vazhdimisht i informuar për situatën që po ndodhte në Bularat të Gjirokastrës. Edhe burime nga Policia e Shtetit konfirmojnë për tvklan.al se ka pasur komunikim përmes kanaleve zyrtare me homologët grekë.

“Kathimerini” shkruan gjithashtu se burime zyrtare nga Policia e Athinës i kanë thënë se nuk ka prova apo dëshmi që Kostandino Kaçifa të jetë vrarë për ngritjen e flamurit greke. Vet policia helene e mohon që 35-vjeçari minoritar të jetë provokuar nga policia shqiptare apo faktorë të tjerë.

Ndërkohë, ambasadori shqiptar në Athinë është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Greqisë për episodin që ndodhi në Bularat.

Sikurse shkruan edhe “Kathimerini”, Ministria e Jashtme e Greqisë vazhdon të protestojë për vdekjen e minoritarit grek në Shqipëri, pavarësisht se Policia Greke thotë se ka qenë në dijeni që në fillim të operacionit të RENEA-s dhe mohon që 35-vjeçari të jetë vrarë për uljen e flamurit.

Ndërkohë, e përditshmja tjetër “I Efimerida” shkruan se policia greke ka shtuar masat e sigurisë në ambasadën shqiptare në Athinë, në Zyrën Konsullore shqiptare në Selanik, si dhe në biznese e dyqane që i përkasin komunitetit shqiptar në Greqi, për të shmangur çdo episod të dhunshëm nga ekstremistë. Në të njëjtën kohë ekziston frika edhe për të burgosurit shqiptarë në burgjet e paraburgimet e Greqisë.

o.j/dita

October 29, 2018 14:18
Komento

3 Komente

  1. Amerikani October 29, 15:23

    Shume mire.

    Tani kordinoni qendrimet e Ministrise se Jashtme me policine qe mos i percillni nacionalozmit mesjetar grek, lajme te reme.

    Po PD nuk dhe “qytetarin digjital” nuk e degjova te shprehet per ngjarjen…

    Cfare qendrimi ka ne lidhje me ngjarjen partia anakronike e ashtuquajtura PD per ngjarjen???

    Me sa duket pritja qe situata te perpicitonte ne tensionim te marredhenjeve Greqi-Shqiperi, dhe me pas te nxitonin per te bere fajtor Kryeministrin per “tensionimin” e situates dhe baltosnin pergjogjen ekselente te Kryeministrit po i del fjasko.

    Lulzim nuk behet politika me kurvelleqe dhe hipokrizi.

    Dil e mba qendrim si burre…

    Po çqendrim te mbaje Luli!!?? Kjo parti eshte kthyer ne nje kufome politike e plakut Mere.

    Kjo parti e cila financohet me parate e oligarkeve ruse si dikur me ato te Beogradit, eshte kthyer tashme ne nje relike te ndryshkur qe egziston thjesht per inerci te nje kohe e misjoni fisnik te larget per te cilin u formua.

    Me pak fjale e kot qe egziston dhe u kushton shqiptareve para nga taksat qe mund te shkonin ne drejtime te tjera te vlefshme.

    Reply to this comment
  2. MH October 29, 15:41

    Keshtu e ka rracizmi ne gjakun e flliqet te popullit te ashtuquajturit Grek.
    Edhe kur vete institucioni i shtetit Grek skjaron paster mbi ngjarjen pa lene kurrfare dyshimit. Racistat ne gjakun e popullit grek kerkojne me cdo cmim ti biejn murit me krye jo se iu dhimbet njeriu ordiner pa kurrfare karterit.Por se i ndjek gjaku pis per vorioepirin.

    Reply to this comment
  3. MH October 29, 22:04

    Varrezat Greke asht djalli mbrenda shtetit Shqiptare.Hiqeni djallin nga Shqiperia.Duhet falenderue plumbin qe vrau nji surrat shkerdhatoshovinist grek.
    Nuk ka domethanie ma filozofike se vrasja e idiotit grek per te kuptue qe keto vorreza duhet te shduken nji sekond e ma pare nga Shqiperia.Autori,shqiptari idiot qe i ka miratue duhet te japin llogari per pranimin e dereqit ne shtepi te Zotit.
    Ne kemi boll hallet tona tashti duhet ti mbajme mbi kurrize edhe plehrat e pisllekut grek.Ky shembull asht rast tipik kale Trojet me kufoma brenda dhe lakejt cakaj jasht teritorit Shqiptare qe kerkojne edhe llogari.Deri ku ka arrit idiotizmi i yne nga nji halabak qe nuk ia kishte e nuk ia ka iden civilizimit njerezor dhe na ka miratue kufoma te vdekurish te huej ne truell ton.Kjo shej bamiresie na ka shterngue “rrypin” deri ne 28.700 km/2.I gjithe Gadishulli ka kene autokton i pellazgeve.Ilirve e sot i Shqiptarve.Hiqeni kete dhembshuri ndaj te huejit per ti ba vend trollit per te mbijetu.Vjen dita dhe na e vejn thiken ne asht e duhet me i ndej gaditu.Nuk kuptoni si qendron politika e rajonit Ballkanik sot.Te gjithe na turren e dojne me na perpi.E ne fakt nuk i ken askuj borxhe pervec vetvetes qe ia kena ba vedit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*