Policia greke: Arben Glodiani, personi që plagosi 15 persona në Greqi

November 23, 2014 15:29

Policia greke: Arben Glodiani, personi që plagosi 15 persona në Greqi

Policia greke bën publike identitetin e shqiptarit i cili në orët e para të mëngjesit të së shtunës së 22 nëntorit, qëlloi me kallashnikov brenda një klubi nate duke plagosur 15 persona.

Ai është Arben Glodiani, 35 vjeç, raporton Ora News.

Në mediat greke policia ka shpërndarë dhe foton, por dhe momentin kur i riu shqiptar doli nga klubi i natës në Mikrolimano menjëherë pas krimit.

Policia thotë se 35 vjeçari është person i rrezikshëm dhe me precedent të mëparshëm penalë.

9 prej të plagosurve kanë marrë plagë në gjymtyrë, ndërsa 6 të tjerë pasi kanë marrë mjekimin e duhur kanë dalë nga spitali.

Mësohet se policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa ku mendohet se 35 vjeçari kishte qëndruar para se të kryente krimin.

Dosja do të dorëzohet sot në prokurorinë e Pireut, ndërsa dyshohet se Glodiani është autor edhe i një sulmi me armë në një dyqan në Metaxourghio por edhe për dy sulme të ngjashme, një në 6 Nëntor në kafe Saint Panteleimon dhe një në lokalin Mihalakopoulou muajin e kaluar.

Dëshmitarët kanë parë shqiptarin të largohet me një makinë, ndërsa në lokal kishte qenë nën shoqërinë e një vajze.

Mediat greke saktësojnë se autori pak sekonda përpara se të shtypte këmbëzën, kishte bërtitur “Sot të gjithë do të vdesim” dhe jo “Tani do të derdhet gjak”.

November 23, 2014 15:29
Komento

4 Komente

  1. metlaj November 23, 17:15

    kur kam vajturne greqi per here te pare ne vitin 1992 te them te verteten nje arvanitas qe e donte shqiperin me ka fhene se eshte e veshtire qe ju te beni jete normale ne euvrope se opinioni per juve do te jete i keq sepse te paret qe kan ardhur ne qreqi jane ne shumicen e tyre persona qe kan dale nga burgjet ordineri dhe pak inteligjente dhe juve nuk do te dini ti kufizoni keta kjo reflekton me e zvogeluar adhe sot ku disa shqipetare mendojn se jetohet me mire me vjedhje prostitucion dhe shfrytezim te kladestineve duke i rjepur gjoja per legalizime duhet qe krahas punes shteterore duhet te punoh tme shoqerore per inregrimin e ketyre personave deri ne denonceh shte se nga shqiperia ne euvrope hyn edhe shume njerze re mire por qe nuk dijen gjuhe e ven dit vajtes

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi November 24, 01:17

      Monstrat si ky glodiani e nxijnë Shqipërinë dhe shqiptarët? Rracë e poshtër? Ka një mbiemër që nuk më duket shqiptar? Plus nga veprat që duket “antishqiptar safi”? Kush turpëron vendin në botë patjetër duhet të futet te antishqiptarët? Tung!

      Reply to this comment
  2. plaku i mocem November 24, 14:21

    Po qe ka pasur dicka, nje inat me dike,mund te pranohet,por te besh zgjidhje te tille duhet pare nga fiqiri,me siguri ka problem psiqike.E keqja eshte se nuk ka nje depistim te popullsise tone per te tilla lloj semundjesh,depistohet popullsia per semundje epidemike etj, por edne nuk ka filluar depistimi per semundjet nervore,deri kur keshtu?

    Reply to this comment
  3. Ermal November 24, 15:49

    Bastard i çmendur, meriton varjen ne litar. Na keni marre fytyren neper bote, kriminele parazitare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*