Policia, autoblinda në Krujë, goditet grupi i Niklës, pranga Durim Bamit

September 12, 2018 11:35

Policia, autoblinda në Krujë, goditet grupi i Niklës, pranga Durim Bamit

Mëngjesi i kësaj të mërkure e ka gjetur fshatin Nikël në Krujë të rrethuar nga 200 policë të forcave speciale dhe 20 mjete të blinduara.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u futën për disa orë në zemër të fshatit, i konsideruar si një prej vendeve më të rrezikshme në Shqipëri.

Emra të njohur për policinë, me precedent të theksuar penale, që nga vrasjet, rrëmbimet, gjobëvëniet, grabitjet dhe trafiqet, janë ndaluar nga agjentët.

Burimet bënë të ditur se në pranga ranë Durim Bami, Valter Bami si dhe Flamur Haka.

Ndërsa Maklen Haka, Bedri Haka dhe Ylli Çangu u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po merren në pyetje.

Këta persona njihen si pjesëtarë të “Grupit të Niklës”.

Zyrtarë të policisë thanë se gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë, municione si dhe një makinë e blinduara.

Ndërhyrja e kësaj të mërkure edhe si pasojë e një hetimi në kuadër të operacionit kombëtar forca e ligjit.

Dyshohet se grupi i Niklës është i implikuar në disa ngjarje të rënda që kanë ndodhur në Tiranë dhe Fushë Krujë.

a.s/dita

September 12, 2018 11:35
Komento

3 Komente

  1. Tahiri (jo Ministri i suksesshem) September 12, 12:10

    Durim Bami eshte ai qe tha dikur Tom Doshi se ish paguar ta vriste. Dhe qe me e bukura ishte se kete vrases me pagese e kish takuar ne zyre te vet nja 3 here ish-ministri i “suksesshem” Taho qorri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*