Policia italiane kap 115 kg drogë, u trafikua nga Shqipëria

November 13, 2015 14:00

Policia italiane kap 115 kg drogë, u trafikua nga Shqipëria

Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 115 kg drogë e ardhur nga Shqipëria. Lënda narkotike ishte fshehur në një furgon dhe kishte për destinacion Napolin.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar. Furgoni po transportonte dyshekë ortopedikë dhe pjesë krevatesh.

Gjatë kontrollit kanë gjetur 51 pako, secila me nga 2 kilogram të mbuluara me celefon. E gjithë droga e sekuestruar shkon në peshën  115 kg. Lënda narkotike kap një vlerë prej 1 milionë eurosh nëse do të shpërndahej në tregun vendas. /Dita/

 

November 13, 2015 14:00
Komento

3 Komente

  1. Mark uk November 13, 15:33

    Kjo eshte shpifje shpifjeeee.qe i behet ridhjerjes se qeveris se Edverit.

    Reply to this comment
  2. maks November 13, 19:24

    edhe amerika e lufton trafikun e droges po atje hyjn me mijra kilogram drog ne dit dhe sipas jush e ka fajin obama

    Reply to this comment
  3. NA ISHTE NJE HERE,,,,,,, November 13, 21:01

    SHUM I DREJT KOMENTI I MAKS,,,TRFIQE TE TILLA KA PASUR DHE DO KET KUDO NE BOTE,,,,,RENDESI KA QE LUFTOHET NGA FORCET E RENDIT KUDO NE BOTE,,,,,POR NR SI SHQIPTAR LARG PAMES QE JEMI,,,,,,,,,,EDHE KUR BIE SHI JA FUSIM FAIJN QEVERISE,,,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*