Policia italiane ndjek grabitësit shqiptarë, qëllon me armë njërin prej tyre

August 23, 2018 18:03

Policia italiane ndjek grabitësit shqiptarë, qëllon me armë njërin prej tyre

Katër shqiptarë janë arrestuar në Caivano të Napolit në Itali, si pjesë të një grupi që grabisnin banesa në atë zonë.

Shqiptarët e arrestuar janë Meritan Tasha 22 vjeç, Kostandin Cera 24 vjeç, Mensur Daci 33 vjeç dhe Adem Bodini 27 vjeç.

Shqiptarët po udhëtonin me një automjet “Alfa Romeo”, kur njëri prej tyre u qëllua nga një agjent policor.

Mediat nuk saktësojnë se cili prej shqiptarëve u plagos, por bëjnë me dije se mbeti i lënduar edhe njëri prej agjentëve të policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, atyre iu gjetën në automjet disa prej objekteve që kishin vjedhur nëpër shtëpitë italiane.

Mësohet se të gjithë të arrestuarit ishin me leje të parregullt qëndrimi në Itali, dhe se të katërt kanë precedent të mëparshëm penal.

s.a/dita

August 23, 2018 18:03