Policia kërkon çarmatosjen: Zyrtarë, dorëzoni armët!

April 1, 2016 16:53

Policia kërkon çarmatosjen: Zyrtarë, dorëzoni armët!

182 zyrtarë në mbarë vendin ende nuk kanë dorëzuar armët, të cilat në bazë të ligjit të ri, nuk u takon t’i mbajnë më.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë njoftojnë se të gjithë zyrtarët në fjalë janë njoftuar me shkrim nga strukturat e uniformave blu në qarqe për të dorëzuar pistoletat.

Po ashtu, mësohet se nga të dhënat që disponon Policia e Shtetit, rezulton se institucionet më problematike në dorëzimin e armëve të zjarrit, janë kategoria gjykatë dhe prokurori. Sipas statistikave të policisë, në total janë pajisur me pistoleta 350 zyrtarë për shkak të detyrës, si prokurorë, gjyqtarë, deputetë, kryetarë bashkie, ish-kryetarë komunash, funksionarë të hetimit tatimor, policisë pyjore etj, prej të cilëve deri më tani e kanë dorëzuar 168 persona.

Në bazë të ligjit të ri, i miratuar në vitin 2014, një zyrtar mund të mbajë armë zjarri vetëm në rast se ai është i rrezikuar për shkak të detyrës.

April 1, 2016 16:53
Komento

1 Koment

  1. Samiu April 1, 18:18

    Pse nuk vepron ligji ndaj ketyre?…turp turp.. kur thoni se ligji eshte i barabarte per te gjithe… mos shani Enver Hoxhen…. ai nuk falte as kunatin e tij … atij i them shtet ligjor….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*