Policia kreh përsëri Lazaratin, zbulon arsenalin me armë brenda një banese

September 26, 2014 08:50

Policia kreh përsëri Lazaratin, zbulon arsenalin me armë brenda një banese

Megjithëse operacioni në Lazarat ka dy muaj që ka përfunduar, përsëri policia zbulon herë pas here arsenale me armatim të fshehur dhe sasi droge. Një tjetër arsenal armësh u gjetën në një banesë të fshatit, pikërisht në zonën ku ndodhi edhe përleshja me policinë nga trafikantët në qershor. Mësohet se janë bllokuar 2 mitralozë, 2 granata-hedhës, 2 pushkë, 4 granata, rreth 7 mijë fishekë dhe 3 automatikë “Kallashnikovë”. Operacioni u drejtua nga krerët e policisë së Gjirokastrës, që po e krehin zonën edhe një herë nga e para, me dyshime se janë fshehur sasi të tjera armësh e droge. Sipas informacioneve, bëhet e ditur se armët ishin fshehur në dyshemenë e banesës, ndërsa janë zbuluar nga oficerët e FNSH-së dhe Krimet e Rënda. Policia tha se banesa ndodhej afër depos së ujit, ku gjatë aksionit u ngritën prita nga agresorët, por edhe u zbuluan laboratorë dhe armatim. Javën e kaluar, te “Gryka e Sopotit” u godit një bazë tjetër e Lazaratit, ku u kontrollua banesa e Asqeri Bashës, në të cilën u gjetën 4 automatikë dhe dy mjete.

September 26, 2014 08:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*