Policia në Prizren arreston 42 lypësa nga Shqipëria

July 5, 2014 16:58

Policia në Prizren arreston 42 lypësa nga Shqipëria

Policia në Prizren ka larguar mbrëmë nga rruga 48 lypësa.

Prej tyre, 42 ka rezultuar se janë nga Shqipëria.

Aksioni ka filluar në ora 21:00 dhe ka përfunduar në ora 23:00.

“Në këtë aksion janë kapur nga policia 48 lypësa, në mesin e të cilëve 42 shtetas të Republikës së Shqipërisë, ndërsa 6 të tjerë shtetas kosovar kryesisht nga komuna e Gjakovës”, konfirmoi për TVPZ, rreshteri i PK-së, Nuridin Begolli.

Sipas tij, lypësit nga Shqipëria janë dërguar në vendin e tyre. “Lypësit e Shqipërisë i janë dorëzuar policisë të shtetit shqiptar, ndërsa ndaj 6 lypësve nga Kosova ka nisur procedimi penal”.

Begolli tha se aksione të ngjashme do të ketë edhe gjatë ditëve të tjera./ZERI

July 5, 2014 16:58
Komento

1 Koment

  1. eglantina July 5, 18:09

    shume mire se hane buke falas ne burg…http://goo.gl/4Yi69x

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*