Policia, nën vëzhgim lokalet e Tiranës për aktivitete kriminale që para vrasjes së 4 fishtë

November 16, 2014 17:04

Policia, nën vëzhgim lokalet e Tiranës për aktivitete kriminale që para vrasjes së 4 fishtë

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka pasur rekomandime që të vëzhgojë lokalet e natës kohë para se të ndodhte ngjarja e rëndë në të cilën 4 persona u vranë në ambjentet e një lokali të tillë.

Nëpërmjet një shkrese e cila përfshin periudhën 9 mujore janar shtator drejtori i Policisë së Tiranës ka kërkuar nga të gjitha komisariatet të kenë kujdes lokalet e natës pas dyshimeve se në shumicën e tyre ka aktivitet kriminal.

Burime pranë uniformave blu thanë për ABC News se policia ka pasur gjithnjë informacione se brenda këtyre ambienteve veprojnë grupe të cilat kryejnë aktivitet të paligjshëm.

Kështu në shkresën e shpërndarë për të gjitha komisariatet drejtoria e policisë shkruan se persona të ndryshëm veprojnë në grup dhe kryejnë aktivitet criminal të kamufluar në biznese në pamje të jashtme të ligjshme.

Në rekomandimet specifike thuhet se në locale nate e bare me muzikë live 24 orëshe rekrutohen dhe femra të cilat duke u maskuar si këngëtare valltare kamariere a banakiere ofrojnë shërbime seksuale në këmbim të parave.

Por krahas kësaj organet ligjzbatuese kanë informacion se një pjesë e këtyre ambienteve mbrohen nga punonjës të policisë. Edhe pse para pak ditësh nisi një operacion për kontrollin e këtyre lokaleve policia nuk mundi të sekuestrojë armë e drogë. Kjo pasi sipas shkresës një pjesë e këtyre lokaleve mbrohen nga punonjës të strukturës së policisë ose informohen në raste kontrollesh. Për këtë kërkohet verifikimi i këtyre të dhënave si dhe goditjen e fenomenit.

November 16, 2014 17:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*