Policia nuk është trupë baleti!

April 2, 2018 13:14

Policia nuk është trupë baleti!

Gjer sot-policinë,

nuk e kemi ditur,

që të ishte kaq,

e pa përgatitur!

 

Veç një grup vandalësh,

sapo “sulmin” nisi,

direkt policia,

pronën e braktisi!

 

Nga vendi i detyrës,

me vrap u tërhoqën,

dhe një grup banditësh,

doganën e dogjën!

 

Ja lanë pozicionin,

një çete vandale,

dhe kjo quhet sjellje,

shumë profesionale!

 

Policia s’është,

një trupë baleti,

po garant i rendit,

që paguan shteti!

 

Kjo për mua është,

tamam një skandal,

t’i lësh që të djegin,

të kesh material!

 

Populli-protestën,

aty s’e ka bërë,

as dhe dyqind veta,

nuk ishin të tërë!

 

S’po thotë kush-me armë,

banda të qëllohej,

po ajo protestë,

mund të përballohej!

 

Mund të përballohej,

me shumë pak mundim,

se po kaq policë,

ishin në veprim!

 

Duket që nuk kanë,

forcë psikologjike,

nuk kanë motivim,

dhe forcë fizike!

 

Rebelim të ketë,

protesta pa fund,

po nuk mund të digjet,

gjithnjë ky Katund!

 

Protesta të ketë,

po veç paqësore,

nuk mund të sundojnë,

epshet kafshërore!

 

Dhuna nga Tirana,

ishte dirigjuar,

ndaj doli Lulashi,

si i masturbuar!

 

Ndaj doli Lulashi,

në krah me Monikën,

duke kërcënuar,

direkt Republikën!

 

Po unë kërkoj,

të zbatohen ligjet,

kush djeg e qëllon,

ligjit t’i  përgjigjet!

 

Me pesë kabina,

s’u bë kijameti,

po kështu fillon,

të digjet gjithë shteti!

 

Se zjarri shpërndahet,

këtu menjëherë,

dhe kjo na ka ndodhur,

nja tre-katër herë!

 

Policia s’është,

një trupë baleti,

po organi i dhunës,

që paguan shteti!

 

Për të përballuar,

ca forca vandale,

ka shumë metoda,

dhe mjete speciale!

 

Po i them Legenit,

që del buzë Lanës,

shteti edhe prona,

s’janë të Edi Ramës!

 

Kemi pjesë të gjithë,

o legen pa fre,

dhe çdo gjë që prishet,

e paguajmë ne!

 

Bandat dirigjohen,

nga SHQUP i pabesë,

të vritet ndonjë,

plehrat kanë shpresë!

 

Shpreson Kokëmadhja

,edhe Lulëzimi,

se s’duan të bëhet,

në Prill integrimi!

 

Po unë prapë u them,

o palo majmunë,

shteti as nuk merret,

as mbahet me dhunë!

 

Shumë dhe shumë të larta,

taksat janë për mua,

po djegien e shtetit,

aspak nuk e dua!

 

Dhe kush ka timonin,

të mos mburret kot,

gjersa jetës sonë,

s’i del dot për zot!

 

Arben Duka

April 2, 2018 13:14
Komento

8 Komente

  1. katarakti April 2, 15:14

    Ke shume te drejte. Ne kohen e Berishes shteti apo policia nuk bente nje hap prapa, Ndersa tani e lene pozicionin qe ne sekonden e pare! Me duket se edhe ne Tirane disa dhjetra veta hyne brenda ne nje komisariat qe gjoja po “mbrohej” nga policia!. Lenia e posteve ne rrugen e kombit mos ishte taktike per te diskredituar vandalet?! Por ne rast se ti terhiqesh atje, dhe Edi Rama terhiqet ne Tirane, qeverise i vjen keshtu fundi! Atehere çfare duhet bere?! Une mendoj se policia duhet te qendroje fort. Te mos beje nje hap prapa. Dhe te perdore te gjitha mjete qe ka. Se eshte organ i mbrojtjes se ligjit. Armet duhet t’i perdore veçse ne rast se sulmohet me arme. Ne asnje rast tjeter. Dhe per ata police ose oficere policie qe nuk permbushin udhezimet e dhena – pushim ne vend nga puna. Ndofta ka ardhur koha qe shteti te vendose autoritetin e tij ne mbare vendin. Ligji eshte ligj. Dhe vendimet i merr parlamenti dhe qeveria.Te tjeret duhet te binden me hir ose me pahir. Dhe nese i gjykojne vendimet dhe sjelljen e qeverise si arbitrare ose antipopullore ne zgjedhjet e reja te shprehin moskenaqesine e tyre. Keshtu veprohet ne te gjithe boten e qyteteruar. Nuk mund te lejohet te digjet prape Shqiperia se disa qindra apo mijera vete nuk jane dakort me nje vendim te qeverise. Ata kane te drejte te demonstrojne, por jo te ushtrojne dhune. Ndryshe rrofte “kondaku i xhandarit”.

    Reply to this comment
  2. BLACK SWAN April 2, 15:41

    O RAKIXHIU ;
    po e shikon ti qe e dike qe policia te ngordh ne dru?!!
    e kupton ti pse ju futi plumbin Saliu juve ???
    e pra , ja qe e paska pasur mire, po duhet tu kishte rene me shume kokes !!!!!!!!!

    RAKIXHIU,
    dhe proteste dhe paqesore ???
    si ajo e 21 janarit e ke fjalen ??
    PLEHRE !!!

    Reply to this comment
  3. F. Suma April 2, 19:01

    Shteti rritet me taksa, e keqja vjen pa lapsa…
    Arben Duka është krenaria e shqiptarëve. Jetë e shëndet këtij burri atdhetar.

    Reply to this comment
  4. Lili April 2, 22:06

    Cfare te keqe nese qytetaret kishin kaluar ,bile ndoshta edhe zdryp ne kemb deri ne Tirane? Pse duhet t’i ndalte policia pikerisht aty te trau,cka eshte nje cudi ne veti…deri aty protesta ishte shume civile e shume paqesore.
    Vetem kur ndrhyn keta per t’u zbyth menjehere filoj dhuna mbi kullen edhe kabinat..
    Pse ? Kush i dergoj keta ne kukes?

    Reply to this comment
  5. Shahisti April 2, 22:22

    Bejte, demek i bie qe policia e 21 marsit paska bo detyren, apo jo?

    Reply to this comment
  6. onkezmi April 3, 05:42

    Edhe pse kam respekt per poezine tende,i nderuar Arben,mendoj se edhe ti perdore fjalor banal per shqiptaret si vandale apo bandite,njelloi si aventurieri Rama.Me vjen shume keq,qe je bere per ilace.

    Reply to this comment
  7. intelektuali April 3, 12:45

    “BANDITET” DHE “VANDALET” ISHIN QYTETAR
    O BEJTEXHI ENVERISTI QE NUK NJEH KARAR
    “BANDITET” DHE “VANDALET” ISHIN KUKSIANE
    O BEJTEXHI FANATIKU QE PO SHAN DYNJANE
    “BANDITET” DHE “VANDALET” ISHIN KOKPALAR
    QE 5 EUR E EDI KARAGJOZIT I CONIN NE VARR
    “BANDITET” DHE “VANDALET” ISHIN GUXIMTARE
    HAJNISE SE EDVINIT I FOLEN SI NE 21 JANAR
    “BANDITET” E VANDALET” NUK ISHIN TE MEKET
    PUSHTETIT MAFIOZ JA ZBATHEN KREJT BREKET

    Reply to this comment
  8. Orteku i Fekenit April 3, 16:08

    permbajtja per s mari Beniii !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*