Policia operacion blic në Shëngjin, 4 në pranga, çfarë sekuestruan

August 13, 2017 20:47

Policia operacion blic në Shëngjin, 4 në pranga, çfarë sekuestruan

Policia e Shtetit ka njoftuar se vijon kontrolli i vijës bregdetare për  parandalimin  dhe goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme

Nga operacioni janë sekuestruar 1 gomone , 1 automjet si dhe 30 bidona me lëndë djegëse benzinë ndërkohë janë arrestuar në flagrancë  4 persona.

Me datë 13.08.2017, në vijim të kontrollit të vijës bregdetare për parandalimim dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme, nga shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës , në bashkëpunim me Delta Force dhe shërbimet e  Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , nga kontrolli i ushtruar, në vendin e quajtur “Skalierat Veriore” në Shëngjin, kanë  konstatuar në breg,  1 gomone dhe 1 automjet tip Alfa Romeo,  në afërsi të gomones.

Menjëherë është ndërhyrë nga efektivet e policisë që kanë bërë bllokimin dhe sekuestrimin e gomones, automjetit Alfa Romeo , si dhe 30 bidona të mbushur me lëndë djegëse benzinë ( 2 bidona ishin në gomome, 12 bidona ishin në automjet si dhe 16 bidona ishin në tokë mes gomones dhe mjetit).

Në vijim të veprimeve hetimore, të kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë  u bë  arrestimi në flagrancë i  shtetasve:

– Eltion Isufaj , 29 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” “Trafikim i mjeteve motorrike”   parashikuar nga nenet 172  dhe 141/a të Kodit Penal

-Nertil Shehu, 26 vjeç, banues në Vlorë,  për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorrike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë ” “Kalim i paligjshëm i kufirit” “Fallsifikim monedhash” parashikuar nga nenet 141/a , 172 , 297 dhe  183 të Kodit Penal.  (Nga kontrolli fizik i ushtruar nga Policia, Nertilit i janë gjetur në xhep 100 dollarë të dyshuar të falsifikuar).

– Eduart Musia, 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” Kalim i paligjshëm i kufirit” parashikuar nga nenet 141/a , 172 dhe 297 të Kodit Penal.

– Arbër Bregu, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Po nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë, dyshohet  se mjeti lundrues Gomone është i trafikuar nga Italia për në Shqipëri nga shtetasit  Nertil Shehu, Eduart Musia dhe Eltion Isufaj.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

August 13, 2017 20:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*