Policia përplaset me Prokurorinë: Mbylli hetimin për “urrejtje etnike”

March 13, 2019 16:21

Policia përplaset me Prokurorinë: Mbylli hetimin për “urrejtje etnike”

Policia e Shtetit dhe anti-terrori kanë nisur në Gjykatë përplasjen e “brirëve” me Prokurorinë, pas dyshimeve te policisë se është nxitur urrejtja etnike gjatë një ceremonie në rrethinat e Shkodrës që përkujtoi ushtaret serbo-malazeze të vrarë gjatë 1912-1913.

Por pavarësisht gjetjeve Prokuroria i ka pushuar hetimet dhe diçka e tillë ka nxitur zemëratën e policisë.

Me kërkesën se Gjykata duhet të urdhërojë hapjen e hetimeve pasi është nxitur provokimi pas ngritjes së një memoriali, antiterrori do te jete përballë Prokurorisë së Shkodrës në datën 18 Mars.

Gjykata ka thënë për Top Channel se si prova janë dorëzuar fotografi dhe këqyrje në rrjetin social Facebook ku demonstrohen fjalime gjatë ceremonisë të kujtim të të vrarëve në rrethimin e Shkodrës, ku malazezet pushtuesit i quajnë çlirues.

Por Prokuroria, e cila ka pushuar hetimet pretendon se nuk mundi ta gjejë faqen e facebook-ut që tashmë është mbyllur edhe pse ndërkohë anti-terrori ka administruar të dhëna me interes për hetimin.

Në padi antiterrori i thotë Gjykatës se pasi janë kryer veprime hetimore është konfirmuar nga autoritet se nuk është marrë asnjë leje dhe ceremonia është zhvilluar jashtë dijenisë së palës shqiptare.

Kjo është përplasja e parë polici prokurori për çështje kombëtare, ndërkohe që më herët moskuptim ka patur mes këtyre dy institucioneve edhe per referimin e nxitjes së urrejtjes në jug të vendit ku shpesh herë sinjalistika rrugore e shkruar në gjuhën shqipe dëmtohej.

Të kater rastet e referuara nga antiterrori për veprën e nxitjes së urrejtjes janë pushuar nga Prokuroria e Gjirokastrës për shkak të mos gjetjes së autoreve.

Aktualisht Prokuroria e Gjirokastrës ka nën hetim çështjen e Bularatit për protestat e zhvilluara pas vrasjes së Kacifas dhe që sërisht ka veprën nxitje e urrejtjes, ndërkohë që Krimet e Rënda nuk i kanë dhënë ende drejtim dosjes hetimore të vrasjes së Konstandino Kacifës, i cili u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

l.h/ dita

March 13, 2019 16:21
Komento

7 Komente

  1. Buda March 13, 16:33

    Ketu del pyetja alarmuese: Kemi nje Prokurori Kombetare Shqiptare, apo nje Prokurori Nderkombetare Greko-Malazeze?!

    Reply to this comment
  2. Alban March 13, 19:08

    Ca thu mer? Po per keshtu ceshtjen prokuroria duhet te jete me vigjilente dhe se me vrasesit. Hajde Prokurori hajde!

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana March 13, 19:33

    Fara e sali serbit ka hedhur rrenje te thella. Ata qe kerkonin bashkimin e Shkodres me Malin e Zi, ne kohen e Azemit dhe Saliut, 28 vite me pare, aty jane dhe jane shtuar.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 14, 09:08

      në pushtet është rama dhe fajin e paska berisha??
      amani mor njerëz nuk ju doli indoktrinimi i diktaturës se fajet i kishte zogu dhe 50 vjet pasi kishte shkuar në pidh të sëmës??
      saliu duhet të ketë litarin në qafë,por fajin për këto ndyrësira e ka ky ndyrësia e gjatë!!

      Reply to this comment
  4. Konti Sbalta March 13, 20:16

    Goditja qe ne fillim e ngjarjeve “te vogla”menjanon zhvillimin e ngjarjeve te medha!

    Reply to this comment
  5. moni March 13, 21:29

    Cohu xhaxhi Enver cohu,edhe njehere se i duhesh ketij vendi qe u shite kembe e koke.

    Reply to this comment
  6. Epiriot me Zemer e me Shpirt March 14, 09:05

    Ishin trimat Myslimane Shqiptare ne bashkepunim me miqte e tyre nga anet e tjera te perandorise Osmane,qe e mbrojten heroikisht shkodren pikerisht nga keta qelbesira sllavoi,edhe padronet e tyre evropiane.Fale myslimaneve shqiptar Shkodra me rrethinat e begata te saj, i ngeli pergjithmone Shqiperise.Per here te pare ne historine e ketij kombi Shkodra u be prone e shqiptareve.Kurse keta katoliket dhe ortodokset ishin rreshtuar hapur perkrah ushtrive pushtuese kryqtare.
    Vete Lahutae malsise ne fakt eshte kenga e epopese se patriotizmit edhe trimerise myslimane Shqiptare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim