Policia publikon numrin e të ekstraduarve gjatë muajit tetor

Redaksia Online November 11, 2012 10:17

Policia publikon numrin e të ekstraduarve gjatë muajit tetor

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim  me Agjensitë homologo të vendeve të tjera, gjatë muajit tetor 2012, ka bërë të mundur kapjen e 14 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave të rënda penale.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, gjatë muajit tetor 2012, u kapën në vendin tonë 7 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi për në vende të tjera.

Ndërkohë, në sajë të shkëmbimit në kohë të të dhënave dhe informacioneve nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana me agjensitë homologe, në lidhje me vendodhjen e personave të kërkuar,  u bë e mundur, përgjatë së njëjtës periudhë, që të kapen 7 persona të shpallur në ndërkombëtar me qëllim ekstradimi për në vendin tonë.

Krahas arrestimeve për qëllim ekstradimi të 14 personave, nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, gjatë muajit tetor 2012, u ekstraduan 14 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerje të veprave të rënda penale.

U ekstraduan nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera 11 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa 3 persona u  ekstraduan nga vendet e tjera në drejtim të vendit tonë.

 

Redaksia Online November 11, 2012 10:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*