Policia: Qytetarët të paguajnë gjobat, në të kundërt u bllokohen mjetet. Në 1 shtator nis kontrolli

August 28, 2015 15:23

Policia: Qytetarët të paguajnë gjobat, në të kundërt u bllokohen mjetet. Në 1 shtator nis kontrolli

Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore, subjektet private që kanë në pronësi/përdorim mjete rrugore, të marrin masa për likuidimin e gjobave të vendosura nga shërbimet e policisë, për shkelje të legjislacionit rrugor.

Duke filluar nga data 1 shtator 2015, nga shërbimet e policisë rrugore do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme dhe për mjetet që do të rezultojnë me 1 gjobë, të cilës i ka kaluar afati 30 ditor i arkëtimit do të bëhet bllokimi administrativ deri në arkëtimin e tyre.

Gjithashtu, për rastet kur mjeti brenda 3 muajve nuk shlyen detyrimet dhe nuk tërhiqet nga pronari mjeti do të konfiskohet.

August 28, 2015 15:23
Komento

6 Komente

  1. Zoro August 28, 16:39

    Ne cilin ligj e ka mbeshtetur kjo policia e hashashit deklaraten per “konfiskimin e makines”? Ajo eshte prone private dhe nuk mund te konfiskohet sic shprehet ne paragrafin e fundit te artikullit te paraqitur, per nje gjobe te pa paguar sepse ka kode te tjera pervec Kodit Rrugor qe nuk te lene te kryesh veprime arbitrare, komunikaten e ka bere policia apo ……..?
    Si duket ka mbetur arka e shtetit bosh dhe sulm ndaj drejtuesve te mjeteve per te mjele edhe qindarkat e fundit te shtetasve.
    Pagesa e gjobes eshte detyrim per te gjithe, por kercenimi nuk hahet fare kur nuk ka bae ligjore, kjo tregon harbutri dhe ka nje cmim dhe nje pergjigje ne kohen e duhur.

    Reply to this comment
  2. Darius August 28, 17:12

    Ti rruani trapin makines shtet B.Q

    Reply to this comment
  3. Dr. John August 28, 17:35

    Po qe kur na e paskeni kthyer Policine ne institucion Gjykate dhe Permbarimi. Polici Rrugor ka te drejte vetem te konstatoje shkeljen dhe te vendose gjoben perkatese dhe jo te beje rolin e gjykatesit dhe te permbaruesit duke sekuestruar makinen. Jeni ne terezi ju o qeveritare te ndyre apo ca jeni duke bo. Mire qe tregoni paaftesi per te mbledhur gjobat se leket i hodhet neper lulishte dhe per palma por tashti po silleni si bande piratesh qe te merrni dhe pronen private me dhune pa vendim gjykate dhe pa pyetur askend. Te keqen e diktatures. Shijoheni deri ne fund se do ja pini lengun mire atij qe ju tha te gjitheve “Prisni se skeni pare gje akoma”. qr

    Reply to this comment
  4. elio August 28, 18:18

    Edhe heqja e patentes apo e lejes se qarkullimit eshte e paligjshme..e jo me bllokimi apo konfiskimi I mjetit… eshte presion I qelbet I Rames qe po I kercenon te gjithe me burg..une e kam votuar por po sillet si diktator dhe kjo qe po ben bie ere qelbesire…p.s. Une kam paguar dhe paguaj cdo gjobe dhe takse qe detyrohem por eshte presion I papranueshem…

    Reply to this comment
  5. info-analitike August 28, 19:35

    Rames nuk iu dridh qerpiku per mega vjedhjen ne tatime e dogana por ama hakerrehet si satrap kunder qytetareve te thjeshte. Ky nuk eshte respektim i ligjit por autoritarizem.

    Reply to this comment
  6. Darius August 28, 19:38

    Mos e rruni djema……Vari [email protected] Rames e Qivirive te Albanistanit.
    Aty duhet dhe nje 97 tjeter po kesaj radhe vetem per Politiqenet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*