Policia rrethon të dyshuarit. Dy vëllezërit: Duam të vdesim si martirë

January 9, 2015 13:34

Policia rrethon të dyshuarit. Dy vëllezërit: Duam të vdesim si martirë

Dy vëllezërit e dyshuar se autorë të masakrës në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” i thanë policisë franceze se duan të vdesin si martirë. Sipas CNN, kjo është ajo çfarë vëllezërit thanë me anë të një bisede telefonike me forcat e rendit, të cilat mësohet se e kanë rrethuar fortësisht zonën ku ndodhen dy personat më të kërkuar.

Të kërkuarit kanë marrë një person peng, dhe kjo eshte konfirmuar edhe nga burime zyrtare, ndërkohë që u mohuan lajmet për dy viktima të reja të kësaj drame që po zhvillohet prej drekës së dy ditëve më parë në zemër të Europës.

Më herët, mes policisë dhe autorëve të dyshuar ka patur shkëmbime të vazhdueshme zjarri, për fat pa viktima në njerëz.

E gjithë Franca i ka sytë në zhvillimet e fundit të ngjarjes, ndërsa presidenti Francois Hollande u shpreh se ky është një moment shumë i vështirë për vendin.

Megjithatë, Hollande, shprehu vlerësimin për të gjithë qytetarët e vendit dhe drejtuesit e institucioneve, të cilët po tregojnë përgjegjshmëri maksimale në situatën e krijuar.

Nga sulmi i të mërkurës pati 12 viktima, ndërsa nga një sulm tjetër të enjten në mëngjes, i cilësuar po ashtu si sulm terrorist, mbeti e vrarë një oficere policie dhe u plagos një tjetër.

January 9, 2015 13:34
Komento

4 Komente

  1. Eraldi January 9, 13:39

    Duan qe te vdesin si martire?? Sa me shpejt duhet qe tu plotesohet deshira martireve. Ne i duam shume martiret dhe “heronjte”. Policia te bej punen e saj dhe plus dy martire me shume per faqet e gazetave sa me shpejt qe te jete e mundur!

    Reply to this comment
  2. Mark uk January 9, 13:45

    Europes i ka hanger menermethanja qe ka pranur kett rrac te felliqur.Duhet qe kudo ne Europe te kthehen te gjith nga kan ardhur.

    Reply to this comment
    • Piço i indinjuar January 9, 14:48

      @Mark uk
      Pse tu te duket vetja me i mire?
      Njesoj si ato je dhe ti,qenef Shqiperie qe jeton ne Angli
      Degjoji Anglezet dhe Zviceranet c’thone per maloket si ju!

      Reply to this comment
  3. antikomunist January 9, 15:45

    MARTIRET FANATIKE TE ISLAMIT SI MARTIRET KOMUNISTE TE ENVER HOXHES

    Edhe Enver Hoxha keshtu i bente DESHMORET e tij duke i MARTIRIZUAR pasi i kishte spiunuar me pare tek fashistet sepse e dinte qe nuk vlenin asnje grosh si qenie humane njerezore dhe qe i duheshin vetem per te arritur kauzen e tij te Diktatorit absolut mbi vendin tone dhe mbi shqyptaret. Keta kriminele islamike te indokrinuar jane njesoj si DESHMORET gjakatare te Enverit qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne vendin tone per Kauzen e Partise se Punes dhe keta vellezer kriminele, si KAFSHE gjakatare nuk kane asnje ndjesi njerezore per njerezit qe vrane si zogj pule, njesoj sic i vriste Enver Hoxha do kohe me pare. Mbetet qe tani ministrja enveriste Mimi Kodheli t’i dekoroje me medalje trimerie sic dekoroi kriminelen Vito Kapo do kohe me pare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*