Policia Rrugore në Durrës: 17 të arrestuar në fundjavë, 51 patenta të pezulluara

August 6, 2018 10:51

Policia Rrugore në Durrës: 17 të arrestuar në fundjavë, 51 patenta të pezulluara

Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 persona, 5 prej të cilëve drejtonin makinën nën ndikimin e alkoolit dhe 12 të tjerë duke drejtuar motoçikletat pa pasur patente.

Policia e Durrësit njoftoi se janë vendosur 670 gjoba për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi, ndërsa janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit, ndonëse masa për ketë shkelje vijon të jete e ulët.

Nga ana tjetër, rrugorët kanë ndëshkuar dhe 162 shoferë për parakalim të gabuar, si dhe 56 të tjerë për mospërdorim të rripit të sigurimit.

o.j/dita

August 6, 2018 10:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*