Policia Rrugore operacion në Tiranë dhe Kavajë, 9 të arrestuar brenda 24 orëve

September 18, 2017 10:07

Policia Rrugore operacion në Tiranë dhe Kavajë, 9 të arrestuar brenda 24 orëve

Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim me policinë rrugore të qytetit Kavajë kanë ndërmarrë një operacion për ndëshkimin e drejtuesve të parregullt të mjeteve dhe në zbatim të planit të masave “Për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë”.

Gjatë 24 orëve janë arrestuar 9 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku 2 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Të arrestuarit për drejtim mjeti në gjëndje të dehur janë Sokol L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Skoda”. D. B., 36 vjeçe, pasi është kapur duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Citroen”.

Janë arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt shtetasit Ramazan B., 60 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”. Ali D., 49 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”. Shkëlzen Canaj, 42 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Zarta”.

Misir J., 29 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Loncin”. Erald Sh., 26 vjeç, banues në Kalush, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”. Viktor M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”. Altin S., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Suzuki”.

Vazhdon puna nga shërbimet e policisë rrugore pranë D.V.P Tiranë për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe ndëshkimin e drejtuesve të parregullt të mjeteve të cilët mund të jenë rrezik për qytetarët dhe mund të shërbejnë si burim aksidenti.

September 18, 2017 10:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*